06 Maj 2025

Protesta paralele mbarëshqiptare në IRJM!

Shkruar nga Mona Agrigoroaiei

Si pasojë e vendimit të kryekusarit dhe antishqiptarit sllavo-maqedonas Gjorgje Ivanov për amnestinë e politikanëve sllavë të implikuar në krime të rënda dhe në hetimin e Prokurorisë Speciale, popullata sllave ka dalë katër ditë rresht në protesta masive, me pak apo më shumë të dhunshme.

Po shqiptarët?
Çka duhet të bëjnë shqiptarët?
A të flejnë gjumë?
A të dalin në protesta së bashku me sllavo-maqedonët?

Në radhë të parë duhet thenë prerazi: shqiptarët nuk duhet të flejnë gjumë. Drama hamletiane e shqiptarëve në shtetin kolonialist sllavo-maqedonas është \"To be or not to be\".

Shqiptarët akoma kanë një çështje koloniale të pazgjidhur, nën pushtimin e shushunjave të përgjakosura sllave dhe duhet të ORGANIZOHEN për t\'i prerë vargonjat koloniale të robërisë.

Shqiptarët e kanë të gjithë arsyet të protestojnë dhe të revoltohen nga vendimi i amnestisë të Ivanovit, sepse burgjet janë të plota e stërplota me shqiptarë të denuar në montime gjyqësore.

Por, qëndrimi kolaboracionist dhe nxitja titiste të disa të shiturave të tipit Ramadan Ramadani  është akt tradhtie,  sepse ky akt nxit në bashkangjitjen e shqiptarëve në protestat sllave.

Ky fenomen, tipik brastvo jedinstvo nuk duhet të ndodhet kurrë. Nëse Gruevski është si Rankoviçi i rimishëruar për shqiptarët, Zaev është një Tito i vogël që dëshiron asimilimin e shqiptarëve në \"Jugosllavinë e dytë\", IRJM!

Prandaj, shqiptarë, organizohuni në protesta PARALELE nga sllavo-maqedonasit, në protesta masive antikolonialiste për ta tronditur një hërë e mirë të vdekuren e pavarrosur në Ballkan, IRJM-ja terroriste antishqiptare!

Rumani, 16 prill 2016

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)