Protesta dhe solidaritet vëllazëror edhe në Cyrih
Shkruar nga Gani Qarri
Ashtu si në shumë qytete dhe shtete tjera evropiane, megjithëse ishte ditë pune dhe binte shi, mbrëmjen e 11 korrikut të vitit 2014,lodhja as moti me lagështi nuk i pengoj shqiptarët që të mbanin një protestë modeste vëllazërore edhe në Cyrih të Zvicrës, ku qindra mërgimtar nga të gjitha trojet tona, kryesisht të rinj - të pajisur me dhjetëra flamuj kombëtarë, Plisa të bardhë mbi kokë dhe shumë pankarta në duar, të premten mbrëma mbushën sheshin Helvetiaplatz, në qendër të këtij qyteti.
Vërtetë ishte kënaqësi e veçantë të jesh Shqiptar në ato momente, sidomos gjatë çasteve të paratubimit kur bashkatdhetarët tanë pikërisht ashtu siç u ka hije shqiptarëve patriot-vinin grupe-grupe dhe të gjithë pa dallim-Kuq e Zi, të prirë nga flamuj kombëtar e pankarta të shumta me mbishkrimet, Edhe ne jemi me Shkupin,Iliridë Dardani, kjo krejt është Shqipëri, Shkupi nuk është vetëm, Zgjohu koha nuk pret Shqipëri Etnike, Koha për bashkim\", etj.
Që, në fillim të protestës u kërkua ndalja e menjëhershme e dhunës sllavomaqedonase ndaj bashkëkombësve tanë, si dhe të drejta e liri kombëtare për shqiptarët në Iliridë dhe kudo qofshin ata në tokat e tyre.
Edhe përreth vendit ku mbahej Protesta, disa makina vinin rrotull me fishkëllima sirenash e brohoritma euforike, slogane patriotike dhe flamuj kombëtar, ndërsa në shesh jehonin kumbueshëm parullat: Duam Bashkim Kombëtar, Jemi një, Të gjithë shqiptarët bashkë ,Koha për bashkim, Shkup jemi me Ty \"Shqipëri Etnike\",Iliridë, Preshevë,Kosovë, Çamëri, të gjithë jemi Shqipëri etj. ku këndohej zëshëm dhe me nostalgji të madhe kënga tradicionale -si e Protestuesve të kamotshëm-dikur, Besa Besë!
Kjo protestë paqësore në shenjë solidarizimi me bashkëkombësit tanë në Iliridë e organizuar nga të rinjtë e mërgimtarëve këtu, të cilëve me gjithë jetën dhe shkollimin në vend të huaj, në zemër e shpirt u fle kombi dhe gjuha e atdheut, bashkoi qindra bashkatdhetarë të të gjitha trojeve shqiptare, me punë dhe qëndrim në kantonin e Cyrihut dhe Zvicër në përgjithësi.
Por me gjithë dëshirën e tyre për pjesëmarrje sa më masive, për shkak të largësisë dhe kolonave që krijohen mbrëmjeve të mbaspunës në rrugë, nuk mundën të arrinin me kohë të gjithë ata që u nisën për në këtë eveniment kombëtar.
Gjatë rreth një ore sa zgjati kjo demonstratë dhe momentet para se ajo të përfundonte e qetë dhe paqësore, ashtu siç edhe nisi mund të llogaritej në rreth 300-400 pjesëmarrës numri i të cilëve sa vinte dhe shtohej me arritjet e pandërprera të shqiptarëve, të cilët nxitonin nga vende të ndryshme për të mbërri me kohë në Helvetiaplatz.
Në tubimin protestues të organizuar në Cyrih të Zvicrës, përveç tjerash u tha se gabon rëndë Ali Ahmeti dhe të gjithë ata që deklarojnë se protestat shqiptare nuk kanë adresë.
Ne i themi atij, se protestat tona kanë adresën më të mirë të mundshme dhe perspektivë më të sigurt seç mendon ai me bashkëpunëtorët e tij sllavomaqedonas, ngase kudo që ato ndodhin, janë autoktone dhe organizohen nga rinia e kombit, rini e cila edhe në të kaluarën ishte në ballë të çdo organizimi dhe proteste atdhetare në trojet tona.
Kemi ditur gjithmonë, u tha më tej, që të luftojmë bashkë për këto troje dhe mbrojmë të drejtat që na takojnë, ndaj Shkupi dhe Ilirida nuk janë vetëm, ne ishim dhe jemi përgjithmonë me ta, i gjithë kombi është aty. Pra, sllavomaqedonasit duhet ta kuptojnë njëherë e përgjithmonë, se nuk mund të ekzistojnë pa shqiptarët.
Kurse, të gjithë ata njerëz destruktiv, të cilët mundohen të fusin elementë islamist dhe flamuj e mbishkrime të huaja në mënyrë që tu japin karakter arab protestave shqipe në këto troje, ua bëjmë me dije se veprime të tilla nuk do të lejohen-ne jemi shqiptarë- dhe protestojmë gjithandej vetëm Kuq e Zi! Mbrojmë si komb tokat e të parëve dhe luftojmë të gjithë bashkë për liritë dhe të drejtat tona kombëtare. Ndaj urojmë të rrojë përgjithmonë-Kombi Shqiptar dhe Shqipëria Etnike!.