23 Dhjetor 2024

Profesioni rrenës

Rrena është e mirë, kur mungon e drejta. (proverb shqiptar)

Shkruar nga Zejdush Kastrati


Pasi që jemi ba vend i vakive, Kosova, ka nevojë, që sa më parë, te organizojë, fillimisht, vetëm nje spektakël dhe ate, gjithëshqiptarë, (ndoshta unikatë në botë), e që me siguri, do te mund të regjistrohej, edhe në librin e famshëm të ginisit, me një qellim, dhe me një emërtim shumë simbolik ”Zgjedhim rrenacakun e dekadës,vitit…!”

Kuptohet,nëse shpërblimi është joshës dhe atraktiv(e që duhet insistuar të bëhët),sepse po dëshmohet, se gara për para dhe pasuri, është moto, dhe po zhvillohet pa kurrfarë kriteri, në gjitha trojet ku jetojnë shqiptarët (me përjashtime  të rralla), atëherë, andaj, edhe konkurenca për pjesmarrje, dhe për të zëne vendin e parë, apo për tu fut në rangëlistën e ngusht, me siguri do te jete shumë e madhe, por edhe me kandidatë e kundërkandidatë, profesionesh, gjinish e moshash të ndryshme, e që padyshim, nëse nominimi dhe përzgjedhja, bëhët fer dhe pa prapaskena, sic po ndodh në cdo lëmi, pastaj nëse, nuk ka manipulime e nuk vidhen apo shtohen votat, me siguri ranglistës, së pari do ti prijnë shumë politikajë, pastaj vijnë edhe (b) analistë të shumtë, gazetarë,… por edhe disa media si nga ato elektronike, ashtu edhe ato të shkruara.

Për shkak të aktualitetit dhe klimës politike,pastaj garës shumë të ashpër që është zhvilluar, dhe po zhvillohet, gjatë gjithë kësaj dekade, në të gjitha trojet shqiptare ,një spektakël i tillë, për momentin, do të ishte shumë i nevojshem, dhe me dobi e shumë kurioz, dhe do duhej  të mbahet, askund tjetër, pos në Prishtinë, në Kryeqytetin e Kosovës (në vend të Republikës, po e respektoj vendimin e fundit të marrëveshjes së Editës,apo rezolutën 1244 ,ose fusnotën e Hashimit), ku patjetër, duhet të konkurojnë, edhe gjithë liderët politikë te rajonit, ku  jetojnë  shqiptarët, dhe e veqanta e këtij spektakli, do të ishte, se me siguri në këtë organizim, Kosova ,nëse nuk ndërhyjnë dikush nga ambasadorët e shteteve me ndikim, kuptohet, tek kryeminstri  Thaci, (ndoshta), do të mund, që kësaj radhe, vendi ynë, të paraqitet, pa fusnotën 1244, por me emrin e saj të mallkuar e bekuar- Republikë.

Kuptohet, si gjithnje, edhe ky sepktakël,do të ishte mirë, që të transmetohet patjetër nga mediumet më të shikuara dhe më të “pavarura” të Kosovës së Thacit, por edhe në Shqipëri të Salës, dhe kusht kryesor duhet të jenë, kriteret dhe kushtet që përcaktohen nga disa ambasadorë me ndikim , e që mund të jenë edhe ata pjesë e këtij spektakli, i cili  automatikisht, do të merrte edhe epitetin e  një evenimenti ndërkombëtarë dhe multietnik, por, duhet ruajtur dhe pasur kujdesë, që përzgjedhja dhe finalja të mos shëndrrohet në ndonjë moment ,apo në ndonjë situatë, kur kandidati-ja, që duhet të marri vendin e parë të përcaktohet, nga zarfi  nxjerrur nga ndonjëri nga ambasadorët.

Për të mos dëmtuar rregullat dhe kriteret, të cilat, me siguri, do të përcaktohen që në start, edhe pse kjo është një iniciativë fillestare, e që domosdo do të arsyetohen nga juria shumë profesionale me përvojë nga zgjedhjet fundit të organizuara si në Kosovë ashtu edhe në Shqiperi e Maqedoni, e të mbështetura nga  dy kabinetet qeveritare, përkatësisht tri, dhe për të mos qenë subjektiv dhe i njëanshëm, nëse ky spektakël mbahet (e që do të ishte dëm të mos ndodhte sa më parë), unë në  këtë shkrim, nuk do të përmendi emra dhe poste të caktuara të pjersmarrësve eventual, që priten të jenë kandidatët më potencial, të këtij organizimi,por duke u bazuar në kontributin dhe angazhimin  e  shumë prej tyre që i njof dhe kam përcjell punën e tyre,   mendoj se jo vetëm unë, por besoj edhe shumë bashkëvendas të mijë, se përsonat që janë, dhe munden me qenë potencialët, për të marrë epitetin e të parit, me siguri, ndër kandidatët më reprezentativë, janë, ata që vijnë nga radhët e kabinetit qeveritar Thaçi 2, por kundërkonkurentë, shumë të fuqishëm, priten të jenë, edhe shumë ministra, nga kabineti tjetër qeveritar, nga i madhi  Berisha, por, nuk janë për tu nëncmuar, as shumë politikajë, nga Maqedonia, Mali i Zi  dhe Presheva.

Pa qëllim që të prejudikoj gjërat,dhe për të mos ndikuar në përcaktimin e kandidatit, mendoj se  ndër kriteret për të zgjedh  të parin, të dytin apo të tretin, me siguri, kriter  do të jenë ,që kandidati që ka arritur të rrej mës së gjati popullin e vet, me siguri, vota më së shumti, pritet të marrin, ndonjëi nga dy kreyministrat, e që do të mund  të shpërblehen edhe  për  kriterin tjetër, që do të jetë si kusht, i kësaj gare, se kush  ka rrejt më së shumti  popullin e vet, e jo popujt tjerë, përkatësisht se sa janë treguar besnik dhe njerëz lojal e servil ndaj ndërkombëtarve.

Edhe gara për të zënë vendin e parë, sa i përket kushtit, se kush ka rrejt i fundit popullin e vet,me siguri, pritet një konkurencë shumë e fortë, e që kandidatë potencial pritet të jenë,adyshim, disa nga zëvëndëskryeministrat e kabinetit Thaçi,por edhe ministra e ministresha,dhe njëra ndër konkurentet, është edhe shefja e bisedimeve me Sërbinë, por konkurent shumë i fortë është edhe një zëvëndëskryeministër nga Shqipria.

Në këtë spektakël, që  po e përsërisë, do të ishte mirë të mbahet, patjetër, do të duhej të marrin pjesë edhe  përsonalitete nga kori diplomatik dhe misionet ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë, (por jo ata nga Shqipëria dhe Maqedonia), dhe me siguri, ata do të shpërbleheshin, vetëm me një kriter, që do të duhej të futej, për tu nominuar, e që ka të bëjë, me atë, se cili nga ata, ka arritur, më shumë, të rrej dhe të bindë kosovarët, sepse vendet prej nga vijnë, nuk guxojnë ta bëjnë një gjë të tillë. 

Edhe sa i përket (b) analistave  e gazetarëve ,nuk është lehtë të bëhët përzgjedhja, se kush do të jetë i pari ,pasi që gara edhe në këtë sferë, pritet të jetë shumë e fortë, pasi që rrenat e shumë politikajve, qoftë në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri, shumë të tillë, patjetër në mbrëmje në tv, apo në mediat e shkruara në ditën e nesërme, pikërishtë, ky soj dhe ky lloj njerëzish, ia shisnin dhe servonin opinionit, pa kurfarë turpi e argumenti, por vetëm për ti hyr në hatër,për të marrë ndonjë pozitë… nga ata ,që  prioritet  e profesion e kanë rrenën, si armë dhe ushqim , ndaj popullit dhe vendit të vet.

Në këtë garë ,gjithësesi, duhet të marrin pjesë, edhe liderë të grupeve tjera parlamentare e jashtë parlamentare,deputet,por edhe nga shoqëria civile,presidenca e parlamenti,por pse jo edhe gjyqësori e agjensitë e shumta qeveritare…

Sponzor material, do të duhej të ishte PTK-ja,kurse medial, ekskluzivisht vetëm RTK-ja,përkatësisht RTSH-ja,me të drejtë ememtimi edhe të ndonjë televizioni tjetër.

Ky spektakël ia vlen të mbahet , sepse dëshmojmë se kemi me cka të mburremi para të tjerëve.    

Fundi, fundit, ska kush na idhnohet, nëse dallohemi nga të tjerët, sepse, ne  kemi rrejt vetëvehten  e jo të tjerët.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)