29 Prill 2024

Procesi i përpjekjeve për marrëveshje dhe mënyrat e ndikimit

Shkruar nga Kushtrim Bashota.

Përpjekjet për marrëveshje mund te përkufizohen si një komunikim I heshtur ose I drejtpërdrejt  ne një përpjekje për te arritur marrëveshje për një shkëmbim vlerash, D.m.th për qeshtje te prekshme ose jot e cilat vlerësohen prej te dyja palëve.

 Përpjekjet për marrëveshje nuk kanë pse te jene te drejtpërdrejta. Ndonjëherë përmbajtja komunikohet me shumë nëpërmjet veprimeve se sa shkëmbimeve te fjalëve, siç jemi duke pare Kosove-Serbi, pasi qe vetëm një përqindje e vogël e marrëveshjeve janë duke u zbatuar nga Serbia.

Një proces përpjekjeje për marrëveshje ka dy ose me shume pjesëmarrës  dhe ndonjëherë ka edhe ndërmjetës, pjesëmarrja e te cilëve teorikisht duhet te jete e paanshme dhe  ne lidhje me përfundimin e tije, fakt te cilin nuk jemi duke e pare nga bashkësia ndërkombëtare pasi qe janë duke bere lëshime te mëdha ne qëndrimet e tyre ndaj Serbeve.

 Pjesëmarrësit  janë te lidhur drejtpërdrejt me përfundimin qe do te arrihet, kurse ndërmjetësit jo andaj duhet te pasur një unitet te qëndrueshëm dhe përmbajtjesor sa i përket kushteve qe pranohen ne marrëveshje sepse ndërkombëtaret nuk do te prekin realitetin ne ketë shtet, qe do vjen nga imponimi i tyre. 

Qeshtjet  për te cilat secili pjesëmarrës dëshiron te arrije  marrëveshje me kushte pereparsi për vetveten janë një ose me shume por interes e pjesëmarrësve për këto gjera  janë te ndryshme dhe krijojnë kontradikta. Këto kontradikta përcaktojnë një hapësire te përpjekjeve për marrëveshje  d.m.th një ose disa përmasa.

Secila  prej tyre përfaqëson një largësi ndërmjet pike ndodhjeve te  dy pjesëmarrësve  ne lidhje me përfundimet e tyre te parapëlqyera për një qeshtje.

Procesi I përpjekjeve për marrëveshje I zgjedh këto kontradikta duke arritur shpërndarjen e elementeve me vlere qe janë ne diskutim. Përfundimi I përfaqëson  një pike ndodhje  te arritur ne hapësirën e përpjekjeve për marrëveshje.

 Te tilla marrëveshje nuk perfaqesojne  domosdo një shkëmbim te drejte vlerash shumë marrëveshje janë te njëanshme dhe te  padrejta ne mënyre te dukshme, megjithatë ne kuptim te gjere përpjekjet për marrëveshje te drejta ose te padrejta përmbaje një element përfitimi te ndërsjellët. Kjo  behet e mundur sepse elementet me vlere qe shkëmbehen kane vlera te ndryshme  për palët e ndryshme.

Pjesëmarrësit përdorin mjete te ndryshme ndikimi ne procesin e përpjekjeve për marrëveshje, siç mund te jene premtimi për integrime ne instanca dhe struktura te synuara qysh me pare nga pala pjesëmarrëse ne marrëveshje, siç e kemi rastin e integrimit te shtetit serb ne BE, sanksione pozitive, mund te jete shpërblimet , dhe sanksionet negative si mund te jene kufizimet ose thirrja ndaj mirësie, stabilitetit te rajonit qe mund te jete faktorë kyçe ne Ballkan.

Mirëpo ne ketë raste meqenëse qeshtja është duke u trajtuar  nga ekspertet  e nivelit ndërkombëtare te cilët kane një përvoje te bujshme për ndërmjetimin e marrëveshjeve te ndryshme te shkalles se larte te komplikimeve si duket tek lidershipi kosovar kjo ka ngjallur një besim me te madhe ne rezultate pozitive nga kjo marrëveshje.

Ne ketë raste përballemi me një lidership te pa strukturuar pasi qe unifikimi i klasës politike mungon sa i përket qeshtjeve  kombëtare, duke pasur parasysh qëndrimet e heshtura te tyre, qe len te kuptohet qe vendimet janë te nxitura nga strukturat evropiane, qe automatikisht e hedhin poshtë legjitimitetin e tyre  qe  u ka dhëne populli me ane te votimeve.

Shoqëria civile me ane te organizimeve te tyre qe shprehin moskënaqesit e  tyre, janë plotësisht te drejta dhe  te arsyeshme qe kane tendence për një thirrje te vëmendjes se klasës politike  aktuale, gjë qe nuk po arrihet sepse nuk pat reagime te partive opozitare qe domosdo është dashur te kenë qëndrimet e tyre reale dhe te mos qojnë po votuesit e tyre drejt protestave,dhe me shumë te identifikohet si trup elektorale e  një organizate politike siç ishte rasti i VV.

 Anën tjetër dihet se  çdo qeveri ne çdo shtet tani me përballet me presione ndërkombëtare  ne qofte se nuk ju përmbahet një filozofie  qe qon ne zhbllokimin e proceseve politike rajonale, siç kemi rastin Kosove-Serbi (për një Ballkan me funksional).

Prandaj ne duhet te kemi  një  opozite e cila tërthorazi i ndihmon dhe korrigjon qeverinë  lidhur me cilësinë  e vendimeve për pranimin  ose jo te një marrëveshje.

 Madje vjen ne shprehje pyetjet qe kanë përgjigje nga çdo qytetar:

- qfar do kishin bër institucionet e Kosovës për hire te hyrjes  ne BE, po nëse do ishte ne situatën qe është  Maqedonia, te cilën shteti grek e pengon ne integrime te mëtutjeshme për shkak te kontestit te emrit?

-A është duke na kushtuar përkushtimi i madh dhe nënshtrimi vetëm e vetëm për një integrim ne strukturat evropiane ?



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)