Privilegjohen kriminelet, gjersa kalben çlirimtaret
Shkruar nga Islam Krasniqi
Gjykimi i krye kriminelit serb Oliver Ivanoviqit nga trupi gjykues Ndërkombëtar, tregon edhe një herë së si masakrohet drejtësia në vendin tonë. Çfarë drejtësie është kjo, ku Gjeneralët tanë dënohen me ka 12 vite, sepse dyshohen për një vrasje, të cilat as fantazma skanë ekzistuar.
Gjeneral Lushtaku mbahet në qeli, gjoja së ka vrarë një njëri për të cilin nuk dinë askush, nuk e dinë kanë e ka vrarë, kur e ka vrarë, pse e ka vrarë, nuk dihet as identiteti i viktimës sepse ska ekzistuar, por vetëm janë munduar që të ja montojnë, që edhe të çmendurit e kuptojnë vetëm e vetëm ta njollosin si shumë raste tjera, por skanë mundur të gjejnë argat të Serbisë për ketë rast, skanë mundur të ia montojnë rastin siç ja montuan shumë bashkëluftëtarëve të tij, por dënimin ja prenë.
E rasti i kriminelit Oliver Ivanoviqit i cili dyshohet pre me shumë së 40 vrasje dënohet me 9 vite burg. Qytetaret e Mitrovicës tregojnë së Ivanoviq është pjesëmarrës i tri masakrave në Mitrovicë ku janë pushkatuar 49 shqiptarë, ndërsa ti prehën vetëm 9 vite burg kjo është hajgare.
Mos të harrojmë të cekim një rast të rëndësishme së si EULEX-it në Gjykatën Themelore të Mitrovicës ka shpallur të pafajshëm 4 të bashkë akuzuarit e Oliveri Ivanoviqin, të cilët ishin pjesëmarrës në krime lufte kundër shqiptarëve, siç janë: Dragolub Delibashiq, Ilija Vujaçiq, Nebojsha Vujaçiq dhe Aleksandra Lazoviq.
Si të ju besojmë Gjykatësve Ndërkombëtar, çfarë drejtësie po ndajnë në vendin tonë, të dënojnë kënd të duan, të lirojnë kur të duan, dhe çlirimtarët tanë ti maltretojnë, ti akuzojnë dhe ti dënojnë sepse Serbia po e kërkon.
Ku janë kuvendarët tanë që vetëm për fushata zgjedhore përmendin drejtësinë, lirin barazinë, Çlirimtarët po kalben nëpër burgje, e të përzgjedhurit e popullit vrapojnë pas kolltukëve.
Ata i vazhduat EULEX-it mandatin për ti privilegjuar kriminelët dhe prangosur çlirimtaret, dhe arsyetoheni nuk banë të përzihemi në punët e drejtësisë.
Ku e kanë mësuar ky mision i pa prekshëm \"EULEX-i\" këtë drejtësi, në filma apo në përralla, apo e kanë mësuar nga libri i kasapit të Ballkanit Milloshoviqit, i cili shqiptarët e Kosovës nuk i trajtonte as si njerëz, ku edhe fëmijët në bark të nënave i ka trajtuar si kriminel.
Gjykimi i Oliver Ivanoviqit edhe një herë tregoj së shqiptarët janë të diskriminuar në çdo sferë të jetës, ku gjeneralët tanë janë dënuar pa asnjë provë, pa asnjë dëshmi, vetëm nga një fjalë goje, rasti i gjeneral S. Selimit pa e vrar askënd, Gjeneral Lushtaku i dënuar së ka vrarë një fantazmë, sepse sikur të ishte njëri do të ishte zbuluar viktima, Rasti Kiçina dhe Ramadani me dëshmi të një fëmijës e shumë e shumë raste tjera, gjersa Ivanoviqit ka prerë 49 shqiptarë dënohet vetëm me 9 vjet.