26 Dhjetor 2024

Privilegjet e kësaj legjislaturë dhe dështimiet e shumta të saj

Shkruar Mr.Blerim Burjani

Shumë fytyra në Kuvend të Kosovës nuk do të shihen në ekran televiziv dhe një pjesë e tyre e madhe do te mbetet pa punë, kjo duhet te ndodhë, kjo legjislaturë është më e dobëta e mundshëm, një pjesë e deputetëve të vjetër fare nuk kanë qen aktivë por as pjesa tjetër e re që nga viti 2010 iu bashkëngjit legjislaturës nuk ka treguar kurrfarë rezultati, madje një pjesë e madh kanë pritu te flasë e disa janë dal para kohe të seancës parlamentare e disa kanë munguar 3 -4 herë ne seance.

Ky është realiteti I kësaj legjislature të lodhtë, ashtu si një pjesë e madhe e ministrave të ekzekutivit kanë munguar shpesh në seanca, një pjesë e madhe e ekzekutivi pra e ministrave shëtitjet I kanë pas prioritet në këtë mandatë, duke u munduar te shëtisin tërë skajet e botës për të  për lobizim, mirë kështu kur të udhëtohet me para e taksa paguesve të vendit.

Këta deputet nuk kanë hezituar të bëjnë presion për të nxjerr ligje për benefite apo privilegje e pensione të çuditshme për kreativitet,gjatë kësaj legjislature kishte pas edhe shumë hajgare të VV duke ndal punën e kuvendit me reklama nga më të ndryshme, lëvizje e cila kryekëput mendon me çdo kusht te fitojë pushtet edhe pse pa fuqi intelektuale dhe elektorale. 

Kjo lëvizje ka bërë përpjekje të ndal punën e kuvendit, ka pas edhe shumë absurde gjatë kësaj legjislature të cilat herë tingëllofshin komike e here tragjike për shtetin me te ri në botë. Kjo klasë politike aspak nuk korrospodon me realitetin objektiv dhe rrethanat aktuale të shtetit tonë, nuk mund te gjendet asnjë shenjë signifikante e ndryshimeve.

Legjislatura të tilla të dobëta duke marr paga nga tasa paguesve për seanca parlamentar edhe komisione është një ka sukseset më të mëdha individuale të këtyre partive politike.

Debatet ishin shumë të lodhtë dhe artificial vërehej se një pjesë e madhe e këtyre kuvendarëve fare nuk lexojnë dhe nuk njohin as çka ka nxjerr si akte ekzekutivi, gjatë kësaj legjislature nuk ka pas kurrfarë mbikëqyrje të ekzekutivit, ekzekutivi ka jetuar si” mbret”.

Kuvendi më se shumti u mburrë me aprovimin e ligjeve, mos te ishin edhe këto ligje që i dërgonte kryeministri ky kuvend kishte mbet pa punë, ky është realiteti.

Mosfunksionimi i dhe dobësia politike e presidentes është gjithashtu burim I kësaj legjislature, kjo legjislature bëri njeriun president me post te falur, në asnjë vend të botës nuk falet posti më thjesht politik e lere me posti i presidentes, pa aftësia politike e njeriut me post te falur shihet në të gjitha fushat e edukimit institucional, pa marr parasysh që thonë ka ardhë në zarf shumica e deputetëve ata mbajnë përgjegjësin për postin e falur të tillë.

Ka shumë çështja tjera që kanë karakterizuar këtë legjislaturë siç ishte dialogu me Serbinë, gjithmonë në errësirë dhe larg ngjarjes që ndodhtë në Bruksel, më rëndësi që kryeministrit I shkonte mendja ndonjëherë me raportua me tepër për shkak se gjynah se sa si obligim ligjor dhe kushtetues ndaj organit legjislativ.

Këto gjera deformuese demokratike mund të ndryshohen nëse veç kemi ndryshime në qeverisje, problem është se kujt ti besohet qeverisja, skenë e dobët politike në Kosovë ka bërë që ti kemi punët kështu si janë jo edhe shumë shpresë për një të ardhme më normale për jetën e qytetarëve.

Kuvendi I tillë është më së shumë dështim për një shtet I cili ka problem të shumta nga të gjitha fushat jetës civile. Kuvendi i cili fare nuk merret me programin qeveritar, të gjitha janë mirë sipas kësaj legjislature veç përpara, këto gjera kanë vështirësuar edhe më shumë perspektivën dhe progresin institucional.

Është një dobi në fund po ndodhë pra fundi i kësaj legjislature të dobët dhe disa pseudo-politikanëve të cilët do te mbetën pa punë, për pasojat e tyre do të vazhdojnë edhe më tutje, deputetet aktual nuk kanë pas as ide elementare çfarë duhet t ë bëhet në kuvend, me rëndësi se ishin deputet edhe pse qeveria i ka nxjerr gjithmonë prej problemeve sepse ata nuk kanë pas asnjë iniciativë ose shumë rrallë, të gjitha punët i ka kryer Qeveria edhe më mirë me thanë shërbimi profesional civil i cili ka përgatitur ligje, dhe gjera tjera të gatshme përderisa deputet vetëm kanë ngrit duart e tyre në shenjë pranimi ose mospranimi, kjo është e vërteta e kësaj legjislature të dobët dhe shumë problematike.

Me shpresë se subjektet politike në këto zgjedhje vijuese të sjellin emrat krejtësisht të rinj në kandidimin e tyre në kundërtën nëse mbetën këta që ishin këta sërish do të “hanë bukë” kotë pa ndonjë përftim nga qytetari.

Disa njerëz nga kjo legjislaturë janë bërë të njohur prej kuvendit, përplot njerëz të dështuar politik brenda saj, por realiteti fletë se ata dilnin nëpër të tv të ndryshme duke treguar se din diçka kanë mësuar nga debati i lodhtë në kuvend. Se politika është zanati “më i thjesht” këtë e ka dëshmuar kjo legjislaturë që po shkon.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)