28 Dhjetor 2024

Pritet vendimi i Kushtetueses për të korrigjuar dështimet politike

Shkruar nga Mr.Blerim Burjani

Themelimin e  institucioneve po e përcjellë  pa qartësia, konfuzitet i, pamaturia dhe pa përgjegjësia, për inati të dikujt më mirë me ngërç politik dhe jo stabilitet,  pse jo bënë edhe kështu me u blloku  tërësisht procesin  edhe në fund me i shpallë zgjedhjet  e jashtëzakonshme parlamentare, kështu mund te përkufizohet gjendja momentale. Interpretime jo adekuate nga individ të ndryshëm jo profesionale të cilët flasin  por nuk dinë fare çka thonë?

As si vijnë deri të përfundimi i  interpretimit  që bëjnë,  e kanë ndihmuar këtë anarki dhe e kanë sjellë hutimin dhe mosbesimin.

Gjykata Kushtetuese si I vetmi institucion që bënë interpretimin përfundimtar  pritet të luaj rolin vendimtar në këtë situatë për të zbërthye gjendjen dhe për te korrigjuar dështimet politike të partive , që kanë sjellë situatën e absurdit në vend. 

Pritet që një varg situatash  të bëhen objekt I kësaj  gjykate për të nxjerr vendime adekuate dhe përmirësuar klimën që mbretëron politike dhe papërgjegjësinë e subjekteve politike.

Gjykata Kushtetuese do te sjellë një vendim përfundimtar për  17 korrikut, shumë çka dukej e pa pranueshme dhe në kundërshtim  me procedurën  si dhe presionin ndaj kryesuesve të punës s ë kuvendit dhe rendi i dites si dhe zgjedhja e kryeparlamentarit . Gjykata Kushtetuese po bëhet një nga institucionet më rëndësishme vendimmarrëse për situatën aktuale.Gjykata pritet të vendos.

1.    Zgjedhja kontroverse e Isa Mustafes për kryetar nga Kuvendi e quajtur ne ketë mënyrë nga disa qarqe ndërkombëtare dhe hapja e kontestit ne Gjykate Kushtetuese janë çështje qe po rendojnë dhe dëmtojnë ne masë te konsiderueshme imazhin e e shtetit tone si rezultat jo i interesave te qytetarëve por si rezultat i interesave partiake dhe luftës për pushtet.

Duket  ngjarja e 17 korrikut ne Kuvendin e Kosovës , ka baze juridike te dërgohet ne gjykate për te vlerësuar kushtetutshmëri e veprime te kuvendit,mënyra e zgjedhjes, procedura  mund t e jene objekt i shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese, gjasat qe te shpallet ky proces i ligjshëm me vendim gjygjësor janë minimale.

Kronologjia e interpretimit bazuar ne interpretimin gjuhësor te kushtetutës, interpretimit qëllimor  atij logjik, analogjik dhe ne fund te interpretimit sistematik mund te sjelle deri te përsëritja e tere procedurës se zgjedhjes se kryeparlamentarit.

Duket se është berë e gabim mbajtja e kësaj seancës konstituive  pa marr parasysh procedurat pa e sqaruar tere procesin Gjykata . Kemi par ne kuvend shtyrje kush është me \"i forti\", por s’kemi pare kush ka te drejte si dhe te përfillen procedurat.

Duket se Gjykata Kushtetuese  do t e ketë pune gjate verës ,duket se shteti po vuan nga jo toleranca , mosgatishmëria për te bashkëpunuar për atë arsye qytetaret i kane votuar por jo për te bere bllokadë institucionale për inate dhe apetite te  paspjegushme për ndërtuar  institucionet e shtetit.

Gjendja  si ka ardhë e vetmja rrugë ka mbet  për momentin qe rasti te trajtohet nga Gjykata  Kushtetuese  bazuar ne nenin 116 te kushtetutës: palët obligohen te pranojnë vendimin e gjykatës. 

Rreziku është  qe njëra pale mos te pranoje  ndoshta një vendim te gjykatës atëherë  do te jemi plotësisht ne anarki, me mire është te organizohen serish zgjedhje se sa vendi n ta prefshin kaosi, bazuar ne atë çka thonë dy blloqet vështirë se njëra lëshon pe prej te drejtës. Për  momentin ne kemi stadin pare te anarkisë secila pale i jep vetes te drejt asnjëra nuk e pranon humbjen dhe s’ka humbës kjo është me renda qe ka ndodhur te ne.

2.Jo stabiliteti , jo toleranca ,mungesa e dialogut ne mes subjekteve politike si dhe inatet e pakuptueshme te cilat po  mbretërojnë si rezultat I pakënaqësisë nga rezultati i zgjedhjeve nga ana e opozitës ka shtyre qe blloku opozitar te behet bashke dhe  te mos bashkëpunojë me fituesin e zgjedhjeve  për te konstituar institucionet, si dhe kane dal ne varg dilemash si rezultat i interpretimit te kushtetutës ne variant te ndryshme,  si dhe sipas asaj si i konvenon palëve.

Mos  gatishmëria , mos maturia ndoshta edhe mos përgjegjësia  ka bere qe palët mos t e takohen  për te biseduar për themelimin e institucioneve, dhe te ndalet komunikimi ne mes tyre.

Opozita kishte nxjerr qëndrimin qe te mos pranoj dialogun për te zgjidhe ngërçin politik me pozitën dhe   ne mënyre t e njëanshme ka  bere marrëveshjen për te kundërshtuar fituesin e zgjedhjeve. Andaj si rezultat i konfrontimit  ne mes tyre secili prej këtyre subjekteve ka marr iniciativa t e njëanshme dhe i jep te drejt vetes.

Është me demokratike ,dhe për te respektuar votën e qytetarëve qe ata te ulen dhe te gjen një rruge te drejt për të zgjidhe  mosmarrëveshjet politike , por jo te mbetemi pa ndërtuar institucione me muaj te tërë për te pritur Gjykatën Kushtetuese për te nxjerr vendime se kush ka të drejt.

3.Nëse veç procedura kthehet mbrapa nga Gjykata Kushtetuese dhe sërish ka dështim atëherë më mirë të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme se sa në anarki totale, gjendja është mjaftë e tensionuar dhe brengosëse, dështimi në konstituimin e institucioneve demokratike do të thotë jo aftësi dhe jo përgjegjësi totale.

4. BE po pret  se a jemi të aftë të konstituojm institucione, por natyrisht për momentin është shumë e matur duket se nuk po I pëlqen fare situate si ka ndodh me 17 korrik dhe fare nuk po merret me këtë temë.

Është duke pritur çka po thotë edhe Gjykata Kushtetuese edhe pse qarqet diplomatike kanë vërejtje të mëdha në punën e kuvendit dhe anarkinë që kanë sjellë jo vetëm partitë por edhe disa individë  që thirren për të dhënë opinion dhe që asnjeri prej tyre nuk është marrë asnjëherë me interpretimin.

SHBA gjithashtu fare nuk po merren me 17 korrikun sikur mos te kishte ndodhur asgjë atë ditë , edhe ata presin duken Gjykatën Kushtetuese , nuk dëshirojnë të flasin për këtë temë  derisa  nuk merr kahe kjo gjendje që ka kapluar Kosovën
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)