23 Dhjetor 2024

Prishtina ka nevojë për 2 kuzhina popullore

Shkruar nga Vebi Mujku

Prishtina, Kryeqyteti i Kosovës në vete ngërthen shtresa të ndryshme të popullatës. Edhe pse numri më i madh i bizneseve dhe administratës është i koncentruar në Prishtinë, në anën tjetër janë rreth 1600 familje me rreth 6 800 anëtar të cilët jetojnë me ndihmë sociale, prej rreth 75 cent në ditë, dhe një numër po ashtu i madh që nuk i merr as ato 75 cent për shkak të kritereve të parapara me ligj.

Bazuar në të dhëna statistikore nga Qendra për Punë Sociale Prishtinë, Kodra e Trimave si lagje më e varfër e Kryeqyteti ka rreth 950 familje me 3 700 anëtar, ku dominojnë familjet me 3, 4 dhe 5 anëtarë, dhe çdo e treta familje, mbi 300 familje, i takojnë kategorisë së dytë punëkërkues.

Po ashtu pjesa tjetër e Kryeqytetit që ndahen në zonën Qendra dhe Kodra e Diellit, ku përfshihen edhe fshatrat e Prishtinës, ka rreth 700 familje me rreth 3 100 anëtar, me strukturë të njëjtë me Kodrën e Trimave.

Skema e Asistencës Sociale ka për qëllim sigurimin e minimumit ekzistencial të familjes, përmes mbështetjes dhe ofrimit të ndihmës së përkohshme financiare për familjet që janë në varfëri, mirëpo shuma e ndarë për person prej 75 cent në ditë apo rreth 21 euro në muaj, nuk arrin ta përmbush as minimumin e nevojave të tyre.

Me një organizim të mirëfilltë Komunal, dy kuzhina popullore do ta zbusnin situatën e varfërisë për familjet e varfra qoftë përfituese e asistencës sociale apo jo.

Si do të arrihej kjo?

Ndërtimi i dy kuzhinave, për marrjen e një racioni të ngrohtë për rreth 3 000 anëtar në ditë. Pse 3 000 nga 6 800, për arsye se një numër i konsiderueshëm jeton në zona të thella, që nuk ka mundësi të udhëtoj deri në kuzhinë dhe të ushqehet rregullisht, për çka Komuna, do të kujdesej që ti përkrah me një shumë shtesë rreth 20 euro në muaj.

Si do të funksionoj kuzhina popullore?

Ndërtimi nga mjetet e Komunës apo donatori, mundësi e mirë në partneritet publiko-privat. Pajisja me elementet e domosdoshme për gatim dhe pastrim, si dhe hapësirë për ushqim për rreth 100 persona në të njëjtën kohë.

Duke pas për bazë se prej 1 600 familje rreth 500 i takojnë kategorisë së dytë, që nënkupton se këto familje kanë së paku një punëkërkues aktiv të bëhet identifikimi i dhjetëra prej tyre, nga dy gjinitë, për trajnim dhe certifikim në punë në kuzhinë gastronomi, përmes Qendrës për Aftësim Profesional në kuadër të MPMS, dhe më pas angazhimi i tyre me ndërrime për punë në kuzhinë, që do ti arrinte dy efektet.

Personat të cilët ushqehen në kuzhinë popullore, duhet të pajisen me kuponë nga Komuna, si dhe do të përpilohet orari sipas lagjeve.

Komuna do ta siguron furnizimin me ushqime por dhe transportin falas përmes shfrytëzimit të transportit publik për përfituesit e SAS-it.

Ngritja e dy pikave të tilla, pa dyshim se do të ishte edhe një mundësi e jashtëzakonshme e njerëzve të vullnetit të mirë dhe bizneseve për të ndihmuar drejtpërdrejtë me gjëra ushqimore, por edhe më të mira tjera qoftë veshmbathje apo të mira tjera materiale.

Njëkohësisht disa nga të punësuarit do të mundë të angazhoheshin që të bëjnë edhe shpërndarjen e ushqimit në shtëpi, për personat e paaftë dhe pa përkujdesje familjare të moshave të ndryshme, me theks të veçantë të moshuarve të vetmuar dhe me aftësi të kufizuar.

Deri në arritjen e përmbushjes së një projekti të tillë, që është më se i domosdoshëm, Komuna do të mundë të kontraktonte 20-30 pika të ndryshme brenda të qytetit, ku përgatitet ushqim i ngrohtë, ku këta përsosna do të mundë të ushqehen me shujta të ngrohta.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)