Prishtina ka nevoj për energji të reja
Shkruar nga.Mevludin M. Beqiri
Prishtina sot nuk duket si kryeqytetet europiane, Prishtinës sot në shekullin XXI i mungon ende uji dhe rryma, lere më gjerat e tjera. Sot qyteti jonë ka nevoj për ndryshime, ka nevoj për energji te reja për ndryshime pozitive.
Lista është e gjatë për ti cekur të gjitha problemet që sot cdo ditë perballemi me to por dua të ceki vetëm disa : kaosi urbanistik , ndertimet e egra dhe mbidërtimet ilegale, mungesa e ndriqimit të rrugve, mungesa e tereneve sportive dhe kulturore, papunësia, mungesa e parkingjeve, hapsirave të gjjelbërta, mungesa e WC publike, qerdheve, shumë pjesë të qytetit pa kanalizim dhe pa trotuare, mungesa e stazave për persona me të nevoja të vecanta, stazave për bicikleta, kemi rritje të numrit të duhanpirsve dhe atyre që përdorin narkotikë , mungesa e edukimit shëndetësor etj etj.
Krejt këto vin si pasoj e mos punës dhe mungesa e vullnetit për ndryshime. Pushteti i kalum ka patur kohë dy mandate për të na bindur se mund të na ndryshojnë jetën për të mirë, nuk e kanë bërë këtë andaj kemi nevoj të dashur qytetar për një fuqi dhe përfaqsim dinjëtoz të interesave tona dhe problemve konkrete.
Jemi lodhur me fjalime të gjata dhe premtime të kota dëshirojmë zgjedhje konkrete te problemeve, duam të frymojm lirshëm.
Të dashur qytetar të Prishtinës ju ftoj që të mendoni shumë se kush dëshironi të ju përfaqësoj interesat tuaja në Kuvendin Komunal, të vendosni se kush deshironi të jetë zëri juaj aty . Bëj thirrje që të gjithë të dalim në zgjedhje sepse vota është vlerë dhe ti mund të vendos për të ardhmen tuaj.
Nuk mund të vijnë ndryshimet duke bojkotuar procesin zgjedhor por duke u berë pjesë e saj, duke dalur ne zgjedhje e 3 nëntorit ne bashkarisht do të vendosim për të ardhmen e familjeve tona, fëmijve tanë, lagjes dhe qytetit tonë.
Meritojmë të jetojmë më mirë, nuk mund të arsytohemi në munges buxheti , kërkojmë menaxhim më të mirë të paras publike.
Unë jam i bindur që këto probleme mund të zgjedhen mbrenda katër viteve deri sa mund të kryhet një autostrad mbrenda 2 apo 3 viteve, prandaj vetëm mungon vullneti, menaxhimi i mirë dhe nje kreator se si duhet qasur në identifikimin dhe zgjedhjen e problemeve duke u nisur nga ato elementare.
Le të del dikush dhe të më bind ndryshe, nuk e besoj !
Kërkoj nga ju të dashur qytetarë/e që të delni në zgjedhjet e 3 nëntorit të gjithë dhe të votoni atë subjekt politikë apo kandidatë për asamble komunale që mendoni që do ju përfaqësoj juve më mirë.
Ka kaluar koha kur me dal me votu për filan personin veq se është i filan partisë, jo unë ju këshilloj votoni ata që japin zgjedhje konkrete problemeve tuaja që Prishtina dhe ne si qytetar të saj të krenohemi me kryeqytetin tonë.
Ka kaluar koha e njerzve të vjetër politikë jepi mundesi vetes për energji të reja politike zgjedh individ me vizion të qart dhe vullnet për të ofruar iden konrete për një kryqytet modern. .
Dil dhe voto me 3 nëntor sepse ti vendos për veten tende !