Prishtina duhet të ketë një shesh dhe një bust të Arben Xhaferit
Ditët e fundit u mbush një vit prej ndarjes nga jeta të intelektualit të shquar Arben Xhaferi. Ai iku i qetë në një ditë pushimesh, pa na lajmëruar, besnik i një besimi të pashpallur të kahershëm të tij, që të mos lodhte të tjerët për ta nderuar edhe kur të vdiste.
Përballë një vdekje si kjo, me mesazhet që na përcolli, megjithatë ne bashkëkohësit e tij, duhet të pyesim: a e kemi nderuar ne si duhet këtë njeri të madh, në jetë dhe pas saj?
Pyetja vjen prej dikujt si unë që vetëm kohët e fundit para se ai të largohej nga ne, pata rastin të komunikoja me të në një qasje miqësore.
Ai skishte mbetur peng i fushatave baltosëse ndaj meje, që ishin organizuar prej kohësh dhe ky fakt në vetëvete më jepte energji pozitive.
Ai kurrë nuk merrej me thashetheme dhe smbetej peng i tyre. Munda të diskutoja dhe të merresha vesh me Arbenin, për inisiativa të mëdha në realizim të një ideje themelore të tij, për krijimin e Komunuelthit ekonomik shqiptar. Ishte vërtet një kënaqësi e madhe njerëzore të shkëmbeja fjalë dhe ide me këtë figurë shumëpërmasore të shqiptarisë. I mbaj mend me krenari mesazhet e tij për mua: të paktën ti i ke dhënë Kosovës dhe nuk i ke marrë asaj.
Nuk do kesh asnjëherë dikënd që do të rrahë supet dhe do të të lavdërojë. Do vuash shumë nga sinkronizimi i sinqeritetit me politikën. Këto fjalë të tij më kujtohen vazhdimisht në tallazin e betejave të mia politike.
Pse unë mendoj se ky njeri duhet të nderohet shumë pas vdekjes nga ne bashkëkohësit, nga kombi ynë, nga pjesët e kombit, në Shqipëri, Maqedoni, Kosovë dhe kudo?
Mbase skam shumë çtë shtoj çka është thënë rreth tij, por ka diçka që mund të them e që lidhet me nderimin që Arben Xhaferit duhet ti bëjë kryeqyteti i Kosovës, Prishtina. Janë disa arsye që po i parashtroj më poshtë.
Arben Xhaferi është dikushi që e ka lidhur me Prishtinën një pjesë e rëndësishme e veprimtarisë së tij njerëzore, profesionale dhe intelektuale.
Ai ka qenë pjesë aktive e një veprimtarie të ethshme prej rilindasi në krijimin dhe zhvillimin në Prishtinë të një elite kulturore të nivelit të lartë, konkuruese me atë të njësive të tjera të ish Jugosllavisë së dikurshme.
Ai ka punuar në Televizionin e Prishtinës duke përçuar prej andej dituri, kulturë bashkëkohore për brezat e rinj, që pastaj u bënë luftëtarët e lirisë.
Mbi supet e këtij titani dhe bashkohanikëve të tij, Ibrahim Rugova, Rexhep Qosja, Adem Demaçi, Fehmi Agani, Veton Surroi, etj, u mbështet ringjallja kulturore e Kosovës, si parathënie ideologjike e luftës për liri.
Asokohe Prishtina ka qenë vatra më e rëndësishme kulturore, universitare e patriotizmit shqiptar në ish Jugosllavi, që rrezatonte kudo në gjithë territorin e saj, kudo ku flitej shqip. Arbeni me shqipen e tij, me dijet e tij, me modelin e intelektualit, ka qenë gjithmonë një pikë e rëndësishme referimi në konstelacionin e figurave intelektuale të kohës.
Unë si njeri politik, si njeri i ndërmarrësisë dikur, si fqinjë tij, jam i nderuar që po shkruaj sot për Arbenin. Do ndihesha më i nderuar nëse bashkëkohanikët e tij, pjesë e elitës kulturore të Prishtinës dje dhe sot, do të kujtoheshin gjithashtu për të dhe mesazhet e tij. Më shtyu të shkruaja njëlloj heshtje ndaj figurës së tij
Arben Xhaferi ka qenë dikushi që e ka mbështetur këtë luftë me idetë e tij, me tezat e tij, njëjtë sikur bëri dhe me luftën e shqiptarëve në Maqedoni, të cilës i dha drejtimin e duhur politik dhe kombëtarist.
Arben Xhaferi ka qenë konsultuesi i rëndësishëm për aktet nga të cilat zu fill pavarësimi, shtetësia e Kosovës, Kushtetuta, institucionet, imazhi i saj i përbotshëm.
Arben Xhaferi është dikush që dhe i vdekur, i duhet brezave të kosovarëve që kalojnë nga Prishtina, për të përkujtuar një shembull politikani, filozofi, veprimtari politik unik në llojin e vet.
Ai shpesh u bë fytyra e ditur, e mençur, e urtë, e shqiptarëve në botë, ashtu si e përcollën mediat më të rëndësishme botërore. Ai kurrë nuk ju largua yllit polar tësjelljes së popullit tonë në rrafsh global- aleancës me perëndimin.
Edhe kur sishte dakord me shumë qëndrime tëpërfaqësuesve të tij, ai kurrë sfoli në publik kundër tyre, duke mbajtur parasysh rrethanat ku gjendej populli i Kosovës, kancelaritë ku merreshin vendime të rëndësishme për të dhe gjithçka ai thonte, ishte me vend.
Ndaj ne kosovarëve, sot na duhet një shesh, një rrugë, një monument i tij në një vend qendror të Prishtinës, krahas heronjve të tjerë të luftës dhe të pavarësisë, sepse edhe nëse ai spërdori armët, diti të drejtonte mirë mendjen e atyre që i përdorën ato.
Ne, bijve tanë, atyre që do të vijnë pas nesh, do na duhet një dëshmi që të na përkujtojë një politikan që kurrë srendi pas pozitave, pushtetit, kontrollit të tij, qoftë kur ishte aktiv, qoftë kur sëmundja ia kufizoi veprimtarinë publike.
Të gjithë kosovarëve, klasës politike, i duhet një pasqyrë ku të shohë veten, të ballafaqojë veten me një politikan si ai që kurrë nuk shau kundërshtarin e vet politik, armikun e vet kombëtar, por tregoi moderacion, konstruktivitet, pajtueshmëri me të gjithë dhe epërsinë e kombit tonë mbështetur në historinë dhe të sotmen e tij.
Për kaq shumë arsye unë do propozoja që një rrugë apo shesh i Prishtinës të mbajë emrin e Arbenit dhe aty të ngrihet një bust i tij.
Kosova duhet ta bëjë këtë për Arbenin që ka qenë dhe biri i saj. Çdo vend në rajon i nderon vfigura të tilla që janë emblematike për historinë e tyre. Pse jo Arbeni që ka një kontribut kaq të jashtëzakonshëm.
Në emër të Lëvizjes për Union ekonomik shqiptar, nun i të cilës ishte Arbeni, unë do të mbështes botimin e veprës së tij politike, filozofike, kombëtare. Brezat e rinj, do të kenë kështu një gur kilometrik në rrugën e kombit për begati dhe zhvillim.
Një komb, një popull serioz dhe i dëshmuar, ka librin e vet të kujtesës së përjetshme. Arben Xhaferi duhet të ketë faqet e veta në këtë libër duke e nderuar këtë libër ku është rezervuar vendi i tij. Prishtina duhet të shkruajë një shenjë nderimi të saj për Arben Xhaferin.
Në këtë vit të parë të largimit të tij nga jeta, unë i them familjes: i përjetshëm qoftë kujtimi i tij!