27 Dhjetor 2024

Presidenti duhet të zgjidhet nga populli!

Shkruar nga Faik Krasniqi

Politikës tonë i mungon një faktor shumë i rëndësishëm.Tek ne Politikani është në krye, tek ne është "për Politikanin" dhe jo për popullin që e zgjedh.Politika është sikur një ndeshje në fushën e futbollit.

Ky koncept është më elementari për t'u kuptuar edhe nga një njeri apolitik. Në Republikën e Kosovës mungon drejtësia, mungon arbitri i lojës, rrjedhimisht politikanët tanë përfitojnë nga kjo gjendje, e kthejnë edhe veten në gjyqtarë të krizave, "të shërimeve", dhe me planin/planet e tyre mendojnë dhe kujtojnë se sjellin drejtësi dhe mirëqënie.

Nënkuptohet pse korrupsioni është në kulm tek ne. Njerëzit janë të lodhur,njerëzit duan mirëqënie, duan liri të vërtetë çka garantohet vetëm nga drejtësia institucionale.

Të analizosh politikanët tanë gjeri në thelb është një humbje kohe.Përkundër, mendoj se duhet ndryshuar shumëçka në kushtetutën e Republikës së Kosovës që drejtësia dhe politikanët tanë të vinë "në vend".

Presidenti i Republikës së Kosovës të zgjidhet direkt nga vota e lirë e popullit,pasi është faktori politik që është jashtë politikës partiake.

Në gjëndjen e sotme, presidenti propozohet dhe zgjidhet nga partitë politike në kuvënd, dhe ndaj është në dorën e tyre.

Presidenti të përfaqësoj popullin direkt, pasi ai president që zgjidhet nga vota e lirë e popullit, është edhe ai që do ta ruaj drejtësinë në vënd, sepse, populli s'do zgjidhte vetëm lojtarët, por edhe arbtrin e saj.

Mos të harrojmë, Presidenti është ai që ka në dorë shkarkimin e prokurorëve të korruptuar, dhe ai që mund ta mbaj gjallë drejtësinë, prokurorinë, dhe ndaj ta shtyj të shkoj përpara. Nëse Presidenti do zgjidhej nga populli, atëherë edhe partitë politike do frikoheshin dhe si rrjedhim edhe ato do të punonin më mirë sepse s'do kishin tjetër alternativë.

Shqiptarët në rradhë të parë duhet të kenë besim tek drejtësia, dhe të kërkojnë edhe më shumë, ta ngrenë zërin dhe mos të besojnë "çdo" politikanë. Besimi tek politikanët tanë sa vjen dhe zbehet, gjë e natyrshme pasi në Kosovë s'ka drejtësi të vërtetë.

Por duhet luftuar për drejtësinë pasi është në të mirë të gjithçkaje. Ndaj, është Presidenti i zgjedhur nga populli ai që mund ta rregulloj punën në Kosovë! 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)