29 Dhjetor 2024

Presidente je njëshi, vepro

Shkuar nga Zejdush Kastrati

Më mirë është të kesh emër të mirë se sa pasuri.(Solomon)

Kur me 7 prill të vitit 2011,pas nje Marrëveshje tripalëshe, ( sic thot populli ,sa për sy e faqe),në mes Hashim Thacit, Isa Mustafës e Behgjet Pacollit, nën dirigjimin dhe udheheqjen e ambasadotit të SHBA-ve  të aso kohe në Kosovë, që sillej “alla partizanqe”,për Presidente të Kosovës, u zgjodh, si në lojërat e fatit,zonja Atifete Jahjaga,reagimet ishin nga me te ndryshmet,edhe pse dominonin, ato, me vlersime negative, me arsyetim se e përzgjedhura, ishte nje person anonimus,e pa përvojë në politikë, me difekte sa i përket oratoris dhe retorikës,por edhe me akuza, se ajo erdhi nga zarfi, që atë kohë,nxorri nga xhepi, ish  ambasadori, Cristofer Diel,(mik i Sami Lushtakut).

Vërtet,përvoja në jetën politike,përkatësisht,puna në institucione publike ,e në veqanti, komunikimi  më i sigurt dhe më bindës me opinionin, qoft me atë vendor,por edhe të jashtëm, ishin mangësi dhe dobësi,  që reflektonin,që me fillimin e mandatit, të zonjës Jahjaga si Presidente, meqë,kuptohet, ajo vinte nga segmenti i sigurisë, ku kishte një përvojë jo edhe të vogël, dhe jo me pak përgjegjësi,por  mbi të gjitha, krahasuar me gati,  gjithë lidershipin tjetër kosovar,kjo zonjë, vinte pa ndonjë bagazh negativ, në sferën e involvimit të saj, në botën, e krimit dhe korupcionit, e sa i përket  akuzave,nga qarqe të ndryshme, se vinte nga zarfi, ne, në Kosovë, e dijmë shumë mirë, dhe është dëshmuar në vazhdimësi,se, pothuaj, gjithë liderët aktual,por edhe ata, të mëhershëm,janë produkt i pazareve dhe përzgjedhjeve, që janë bër dhe po bëhën,  përmes procedurës së zarfit,e që po menagjohet e po imponohet, nga segmente të caktuara ndërkombëtare, me ndikim në kët Kosovë.

Sic dihet, mandati i Presidentes,  ishte, me disa afate, që vareshin nga aprovimi i disa ligjeve  dhe procedurave kuvendore,e që përfolej me një afat kohor, një vit e gjysëm ,eventualisht dy vite,por ndërkohë, një letër nga kushtetusja ia garantoi mandatin e plot,gjë që po e vazhdon edhe tani, por akuzat në fillim nga LDK-ja e cila edhe deklarohej se do të ngrij raportet e bashkëpunimit, kishte raste kur nuk i permendej posti,herë –herë tallej e kërcënohej, pastaj edhe Lëvizja Vetëvendosje,gjithashtu shumë here e injoroi dhe nëncmoi rendë, por edhe subjektet tjera politike, nuk e kursyen, sa i përket akuzave ,por në realitet , e para e Kosovës, me prezentimin dhe punën që bëri ,në veqanti në raport me ndërkombëtarët,ishte shembull, i një storie suksesi dhe mburrjeje, me cka,në momentet dhe rrethanat që ka kaluar  vendi, duhet ti falenderohemi dhe ta mbeshtesim pa rezervë.

Në  veqanti, ngërqi politik i “inateve dhe interesave”,që tani e katër muaj,  ka kapluar Kosovën,nga  lidershipët “bajloza” ,është një periudhë kohore, që fal vetëm fatit, që kemi  një presidente, që nuk i përket  (me letra) asnjë subjekti politik aktual,dhe që ka mbështetje  të fuqishme  nga ndërkombëtarët e në veqanti nga “nëna e madhe”,është arritur të tejkalohen disa momente, që,shumë lehtë, kishin me dal edhe jashtë kontrollit,  me pasoja të paparashikueshme për vendin.

Akuzat  nga të llojëllojshmet,posaqërisht nga blloku,por edhe nga (b)analista të shumtë,e disa medie,se “Presidentja mori anë”,”Presidentja ska ide”,”Presidentja po rrezikon shumë”,”Presidentja ta tërheq vendimin”,”Presidentja s,guxon të shpall zgjedhje”,”Blloku ka në pazar postin e Presidentes” “Presedenten se vet askushi”,janë vetëm disa  nga selamet jo edhe të këndshme ,  drejtuar Presiedentes, e cila përkundër  gjithë këtyre selameve,  të gjithë i priti,i pyeti, i dëgjoi, dhe ate jo vetëm  një herë,por shumë herë,dhe disa edhe tentuan ta nënvlersojnë dhe  nëncmojnë,edhe me arsyetimin se  nuk i pyeti për herë të dytë për vajzën,por ja, tash, kur edhe gjërat kanë ardhë në finish,si po rrjedhin punët, shumë shpejt ,do  vij, dita  dhe momenti,kur do të flas, dhe do të vendos,askush tjetër,por  vetëm, Presidentja,të cilën patjetër të gjithë do ta dëgjojnë dhe do respektojnë vendimet e saja.

Se  kush është, dhe cila është, Presidentja- Jahjaga,është dëshmuar me takime e samite të shumta, në Britani të Madhe  e SHBA, Belgjikë e Francë,në Turqi e Gjermani,Itali e  botën skandinave,pastaj botën arabe, e shume metropole botërore ,dhe fal modestiesë së saj, dhe mbështetjes së atyre që na cliruan dhe investuan për kët Kosovë,vendi  ynë për cdo ditë,me vështërsi,por po ec disi.

Edhe vizita  e senatorit Chris Marphy  dhe deklarata e tij ekskluzive kur pos tjerash fajëson gjithë liderët kosovarë, të cilët, i fton, që të heqin dorë, nga  interesat e tyre përsonale, për të mirën e vendit, duke shtuar se  ndërkombëtarët janë të vetdisjshëm se e vetmja lidere e  pakorruptuar në Kosovë, eshtë Presidentja Atifete Jahjaga,flet më së miri për rolin,fuqin dhe refleksionin pozitiv të kësaj zonje, në shtetëndërtimin dhe fuqizimin e Kosovës, drejt synimeve,  për të qenë, pjesë e Europës së bashkuar dhe strukturave euroatlantike,që janë dhe mbeten pikësynim, për një të ardhme, të ndritur të vendit.


Por,Presidentja, Jahjaga,për ta quar betimin në vend, e që ia garanton edhe Kushtetuta,me tejkalimin e  ngeqit politik,  që është vlersuar edhe “ngërqi I inateve dhe interesave përsonale”,meqë  është edhe  kryesuese  e  Këshillit kombëtar kundër korrupcioni,për të quar  në vend obligimin e marrë me rastin e themilimit të këtij këshilli, por edhe për të respektuar edhe  apelin e fundit të senatorit amerikan Marphy, për të lufuar korupcioin që është kanceri I shoqërisë kosovare,duhet urgjentisht të angazhohet në kapjen dhe eleminimin nga skena,  të gjithë atyre, që e kanë kapur dhe po e shkatrrojnë kët vend .

Zaten,tash  botërisht, po dihen se kush janë ata, dhe edhe  apeli,  i pjesës së fundit të deklratës, të këtij senatori, kur tha, “se  Kosova ka nevojë për më shumë prani amerikane”,të jep kurajo dhe të obligon e faktorizon,që sa më pare të fillosh, të pastrosh terenin e kontaminuar, nga këta hajdut,që ditën na shesin patriotizëm, e natën na plaqkisin e vjedhin, cdo gjë që munden.

Presidente,hapi dosjet dhe  vazhdo.Suksese…
 

      

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)