Presidente, e ke fjalën
Shkruar nga Zejdush Kastrati
Kapiteni i mirë njihet kur ka furtunë.
(proverb shqiptar)
Dy vizitat e fundit, dhe të vetmet, në cilësinë, e Presidentes së Kosovës, zonja,Atifete Jahjaga, që bëri jashtë Kosovës, shikuar nga prizmi gazetaresk dhe refleksioni mediatik që iu kushtua këtyre vizitave , mund të themi se e Para e vendit, startin në arenën ndërkombëtare, e filloi me këmbë të mbarë.
Fillimisht, vizita në Poloni, ishte e një rëndësie të veqant ,pasi që Presidentja arriti që për një kohë të shkurtër prej se u ul ne postin e Presidentes, të takohet me përsonalitete të shumtë, të fiqushëm ,dhe me ndikim në arenën ndërkombëtare.
Në veqanti takimi me MË TË FORTIN E BOTËS Preisidentin amerikan Barak Obama, ishte, fiqizimi dhe mbeshtetja më e madhe që iu dha figurës të së Pares të shtetit të Kosovës, por edhe vendit tonë në përgjithësi.
Edhe vizita në Itali, dhe shoqërimi pothuaj i kohës më të madhe të Presidentes me të dytin e SHBA-ve,Nënkryetarin Bajden , por edhe me të parin e Organizatës më burokratike në botë, Sekretarin e Përgjthshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun, janë momente ,të cilat ,për Kosovën dhe zonjën Jahjaga , janë sinjale dhe fakte, që dëshmojnë, se nëse, ne, jemi serioz dhe korekt, e dijmë të pozicionohemi mirë, në arenën ndërkombëtare, atëhërë edhe mbeshteja nga miqët, nuk do të na mungojë.
Kur jemi tek këto dy vizita ,pos ato momente që patëm rastin ti përcjellim nga mediat ,e në veqanti ato italiane që raportuanlive,e që ishin edhe atraktive ,për shkak edhe të pozicionimit dhe radhitjes, e cila , kuptohet, ishte protokolare, por që neve na nderonte, fatkeqësishtë, nga vet Presidentja e cila akoma po vazhdon lojën e mbylljes sa i përket takimeve me gazetarë në konferenca për shtyp ,apo pjesëmarrja e saj në emisione specialerisi ska,por nga një burim, i cili ishte pjesë e këtyre vizitave nga afër, marrim vesh, se komplimente të shumta kanë ardhë, pothuaj nga gjithë pjesëmarrësit në këto takime të rëndësishme , por gjithashtu, në biseda të veqanta edhe Bajden edhe Ban Ki Mun janë deklaruar se në momentet në të cilat po kalon Kosova , shpresat dhe besimi i tyre është mbështetur, tek angazhimi i Presidentes Jahjaga, me qëllim që Kosova të ndryshoj , imazhin jo të mirë, që ka krijuar për momentin në botë.
Edhe ne një takim rasti me Presidentën, menjiherë pas kthimit nga Italia, nga dora e parë arritëm të mësojmë edhe për raste konkrete, kur Presidentja në këto takime u privilegjua dhe nuk pati asnjë barrier për kontakte të drejtëpërdrejta me cilindo nga liderët në këto dy takime të rëndësishmë nderkombëtare.
Dhe, nëse vërtetë, nuk janë hipërbollizime dhe marketingë poltik,këto vizita janë për tu kurajuar dhe mbështetur, edhe pse normalishtë si gjithë liderët tjerë , edhe Presidentja, mund të promovoj vetëm ato momente që faktorizojnë Ate ,por ambientimi shumë i shpejtë me shumë burrështetas-e, dhe oferta për të vizituar sa më shpejtë , shumë vende ,ku ka kohë, që Kosova ka humbur linjat, është një fakt, që flet, se mund të pritet që vërtet Presidentja, të jetë promotore e proceseve ,që e presin vendin tonë.
Është edhe një dëshmi tjetër, që edhe ne që nuk ishim pjesë e këtyre takimeve , por që kemi arritur ti mësojmë nga mediat dhe opinioni i gjërë, se Presidentja e Kosovës gjatë këtyre, dy vizitave arriti që te bllokoj dhe karantinizoj delegacionin e Sërbisë, që të mos shkoj në asnjërin nga këto dy takime , dhe kuptohet edhe pse delegacioni sërbë ,u arsyetua se nuk do të marri pjesë për shkak të pjesëmarrjes së delegacionit të Kosovës, në raport me fuqitë ndërkombetare , ky veprim është një minus për Sërbinë, e cila po pretendon për të qenë sa më parë pjesë e familjes europiane , e cila kriter kryesor ka jo bojkotin.
Pa tendencë që ti bëjmë lajka, si disa përsonalitete që nëpër disa media kosovare , fillimishtë e lavdëruan ,por kur morën përgjegjie se nuk munden me qene pjesë e kabinetit Presidencial filluan ta kritikojnë, me këtë shkrim nuk dua ti thurri lavdata e të them se Presidentja Jahjaga është më e mira, apo më e keqja, nga kasta e politikajëve të Kosovës,edhe pse koha do të tregoj fëtyrën dhe figurën e vërtet të saj.Nuk ka fuqi që do të më koruptojë dhe të jemë pjesë e allashveresheve ishte një përgjegjie e Presidentes kur foli edhe për besnikërinë e saj si kliente edhe ndaj lokaleve ku edhe si zyrtare e policise ka rregulluar floket dhe ka cep garderobën, ku e bënë dhe do ta vazhdoj edhe në të ardhmen, por me të vetmin qëllim ti kontribuojë vendit -ka shtuar Presidentja.
Se sa do të mbaj fjalët dhe premtimet, se sa do të arrijë ti përballojë presioneve Presidentja Jahjaga , mbetet të shihet në vazhdim, pasi që dihet, se Presidentja akoma nuk ka pasur rastin të ballafaqohet me gjarpërin,kupën por edhe liderë tjerë, e në veqanti, kur në tavolinën e saj të dërgohen vendime për nënshkrim e dekretime, ligje e emërime, amnisti ....të cilat fatkeqëisht, në këtë Kosovën e pasluftës, shumë herë janë ba me leje të Bajram Begut gjatë natës, duke pi qaj apo raki, si në Zanzi Barin e famshëm.
Parakushtet, për të qenë shembull, dhe për të kthyer besimin te populli dhe vendit , karshi gjithë presidentëve të deritashëm që pati Kosova, Zonja Jahjaga , edhe pse nuk është një përsonalitet i njohur në opinionin kosovar, ka mundësi për pozitivitet, pasi që në radhë të parë ,( e pranoi apo jo), është kuadër i atyre që na cliruan dhe ndihmuan më së tepermi, por edhe që mund të shtyejnë proceset përpara, e që është edhe e vetmja shpresë e neve kosovarëve tash për tash.
Kujdesë,në radhë të parë nga lakmia Presidente, sepse po jeton ne Ballkan, dhe je lidere ne trojet shqiptare, por edhe vizita të përditshme në kafenetë e Prishtinës me stafin e Juaj nuk reflekton mirë dhe ka filluar të përfolet me të madhe. !