06 Janar 2025

President, përmirsohu

Shkruar nga Zejdush Kastrati

Cilat janë "prapaskenat" e Hashim Thaçit, nuk i dij dhe nuk kam njohuri, pos që kam degjuar shumë herë, dhe nga shumëkush, se Thaçi, është "expert" për t'ia "fut" gjithëkujt.

Këtë e kam dëgjuar edhe nga persona që kanë qenë shumë afër tij, disa që me nuk janë me, edhe nga disa që janë akoma, por edhe nga disa që ia ka pas afër, i pat larguar, dhe përseri, tash janë afer tij.

Unë personalisht, kam zhvilluar disa intervista, dhe doren në zemër,edhe pse ate kohë mbante postin e kryministrit, dhe ishte në zenitin e karieres politike, kam kaluar, mirë.

Në kaqikun tim, nuk e kam kursyer, edhe me pytje edhe pse disa, nga përgjegjiet (ndoshta) nuk ishin ato, që duhej servuar opinionit, megjithatë, kam kaluar pa telashe që vlen, për tu ankuar.

Bile në veçanti ne opinionet që botoja në shtypin ditor jo rrallë në thumb të kritikes për deshtimet që e percillnin Qeverinë Thaçi 1 dhe Thaçi 2, emertoja si shkaktar, pikerisht Hashim Thaçin, dhe me kujtohet, kur nje kohe isha jashte vendit, dhe afer një muaj nuk pata shkruar, rastesisht, pas kthimit, e takova në seancën e Kuvendit, dhe mu afrua dhe me tha "Pse nuk po shkruan, shkruaj se e di, se nuk po shkruan, se ma ke inati...."

E bëra ketë përshkrim, meqë,dua ta prezentoj vetëm dy raste, te cilat, ka kohë qe me janë ngulitur në kokë, dhe jam tmerresisht i befasuar meqë e kam vështirë të besoj se janë të vërteta, por në anën tjetër pala qe me ka prezentuar, është betuar në kokë fëmijesh dhe familje, dhe jam kurioz, qe mundësisht të dij të vërteten.

Një ish keshilltar i tij (tani nuk është me), para disa ditesh, pos shumë kritikave tjera në adresë të Thaçit me tha edhe ketë "Ruju nga Hashimi, sepse ai eshte shumë i rrezikshem.

Edhe, keshilltaret, por edhe gazetaret i dhunon dhe me tregoi me emer per x gazetarin, koleg timin te punes qe ne prezence te tij, e ka shpullosur dhe se fundmi e ka perzene nga kabineti me nje shqelem prapanices, por edhe per nje keshilltar, qe akoma i gjindet afer, qe gjithashtu, pos sharjeve, edhe e ka rrahur keq!!!!.

Cila eshte e verteta,une kete nuk e di,por kur nje person qe ka marre rroge mbi 5 vite, dhe ka qene njeriu me i afert, gjate kohes sa ishe kryeminister e thot kete, kjo flet se dicka ketu, ka ndodh, andaj, President,tash kur more fronin e te parit te shtetit, kujdes, bile neve te medias, mos na rrah e mos na dhuno, por mbi te gjitha,me shume kujdes, kend po e ofron afer vedi se sa per keshilla, e dijme se nuk i degjon fare, e besa, shumica prej tyre, edhe sdijne çka me te keshillu, pos me ti bart qantat, apo me te tregu, kush me kend po rrin.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)