Presheva, tash ka alternativë
Shkruar nga Naser Afizi
Ata që na gënjyen për gati një dekadë, do ti shihni përsëri nëpër tubime elektorale, pa pikën e turpit duke tentuar të na gënjejnë prap!
Ata që na mashtruan për disa mandate qeverisëse, prap do tna nxjerrin sytë me premtime boshe patriotike e folklorike!
Ata gënjyen, mashtruan, manipuluan e mbase edhe keqpërdorën e zhvatën paranë e qytetarëve të varfër, sepse ne nuk i ndëshkuam! Ndonëse deri tash edhe mund të arsyetohet (dorën në zemer), deri tash skishim alternativë!
Ata nëpër fushata slanë send pa premtuar, por kur e moren pushtetin thanë kompetencat e komunës janë të kufizuara!
Ata ditën, Hashim Thaqi-t i thonin Xhorxh Vashington, ndersa natën iu vizatonin eksponentëve famëkqinjë të Beogradit.
Ata në njërën anë premtonin bashkim më Kosovën, ndërsa në anën tjetër të buzëqeshur e ngazëllyer i jepnin mirënjohje Vuçiqit.
Ata nuk e mbrojtën Lapidarin, por edhe dorëheqjen e premtuar nuk e realizuan! Ata janë, po këta të sotit që do të mundohen të ju blejnë votën përsëri, ashtu siç bënë para 4 viteve.
Ata se kanë gajle që me një thesë miell e sheqer tju blejnë dinjitetin tuaj e te familjes.
Ata për një vend pune, dhjeta e dhjeta qytetarëve ju premtojnë, dhe në fund del se ai vend pune qenka i zënë!
Ata politizuan arsimin, politizuan shendetësinë, kulturën e sportin, madje edhe shërbimet komunale, ata shkuan edhe më largë me politizim, edhe ndihmat sociale i
politizuan,paramendojeni ata edhe kubzat e sokakut i kanë politizuar, ata slanë gjë pa politizuar . Ata për qëllim kanë pasur ti rehatojnë familjarët e tyre.
Ndonëse edhe ja arritën këtij qëllimi, së pari i punësuan familjarët e shefit të partisë, pastaj të antarëvë të kryesisë dhe kanë ende ambicie ti punësojnë edhe baxhanakt e baxhanakeshat e shef mas shefave të partisë e parisë, por duhet thënë stop, sepse boll u bë!
Bashkëpartiakët dhe përkrahësit e partisë së tyre janë pak, ne jemi shumë, andaj mund ti heqim qafe sepse na kanë lodhur për një dekadë.
Presheva me ta në pushtet është vend i pa shpresë, vend i zymtë dhe vend i vdekur. Kjo është dëshmuar vit pas viti duke e braktisur qindra e qindra familje duke shitur edhe pronat e tyre.
Preshevës, pikërisht ata ja mbytën perspektivën. Presheva sot përafërsisht tre fish më pak ka banorë, prej që e morën ata pshtetin. Presheva ka papunësinë më të madhe në europë, ata janë punësuar të gjithë!
Presheva është më e diskriminuara në Europe e me gjërë, ata janë të super të favorizuar! Presheva ka mbetur vend i mjerë sepse ata që udhëhoqën e bënë të mjerë. Atyre përfundimisht duhet treguar vendin se ku e kanë.
Ka vite që pjesa dërmuese e qytetarëve të Preshevës kanë humbur cdo shpresë për të jetuar në atë vend. Provuan pas liberalizimit të vizave të shkonin në Europë, disa mbetën e shumica u kthyen.
Remitencat e mërgatës kanë mbetë i vetmi infuzion që po i mbanë gjallë, por ata qytetarë duan zgjidhje nga ata që i votojnë, duan punë, duan mirëqenje, duan shërbime korekte sepse pikërisht kjo u premtohet një herë në 4 vjet, por pas cdo përfundim mandati, atyre ju shtrohet nga pak alfallt dhe me këtë përfundon gjithçka!
Dekadën e fundit, nëpër biseda private mes qytetarëve kemi ndëgjuar fraza nga më të ndryshmet psh:
ski kend me votu, të gjithë janë të njejtë, u mytën tu na rrejtë etj etj, eh tash ? Tash lereni çdo paragjykim anash dhe vendosni për vehten e juaj.
Mos lejoni as ta shisni, e as tju blejnë dinjitetin. Vetëm shikoni pak nga e kaluara dhe mendojeni se cka ju kanë premtuar partitë që kanë qenë në pushtet dhe mendoni për të ardhmen.
Mjaft votuam për familjarët, kusheririn e kusherirën, shokun e shoqen, kunatin e kunatën, po e provojmë tani ta votojmë për vehten tone, po rrezikojmë për konceptin më ndryshe, po e votojmë një frymë të re, po e provojmë diçka të re!
Një aforizëm thotë : Nëse rrezikojmë, mund të fitojmë, nëse nuk rrezikojmë atëherë kemi humbur gjithsesi Andaj, po shikojmë kah ndryshimi, po kërkojmë alternativë. Sepse tash ka një alternative !