29 Dhjetor 2024

Prapë për kishën ortodokse në Prishtinë

Shkruar nga arch. Ylber Vokshi-Ylli

Këto ditë prapë kjo çështje ekstrem është politizuar, ndoshta edhe me qellim, me prapavija të caktuara të cilat gjithnjë na kanë dëmtuar gjatë historisë. Nga aspekti urbanistik,pronësor dhe fetar gjërat janë të pastra si loti.

Politika le të trajton problematikën e cila është ndezur me prapavija ogurzeze,të cilës i kemi ndihmuar me të madhe vet ne që shtatëmbëdhjetë (17) vite me naivitetin tonë,me mos punën edhe me servilitetin e pa shpjegueshëm,me bashkëpunimet e dyshimta që i kemi kultivuar, me lojalitet të pa kuptueshëm të treguar.

Për të ardhmen e objektit duhet të dominoi ana profesionale,propozimet e ndryshme në demokraci tolerohen,por ato propozime që ndikojnë direkt në IDENTITETIN URBAN të kryeqytetit janë tërësisht të pa pranueshëm, si ato për dislokimin e “kampusit universitar” i cili një herë e përgjithmonë është caktuar në atë lokacion para disa dekadave.

Kur në shtator të vitit 2003 (para 13 vite) Komuna e Prishtinës firmosi kontratën për të filluar përpilimin e një dokumenti urban, në kundërshtim me  Ligjin e Planifikimit Hapësinor të sapo aprovuar në MMPH,ku isha i punësua,kërkova që të ndërhyjë Ministria që të parandaloi një veprim të tillë kundërligjor. Tendenca ime ishte që kryeqyteti ynë të shërbej si shembull i institucionalizimit shtetëror,duke ditur rëndësinë e ati dokumenti.

Ashtu nuk u veprua, çka më detyroi të reagoi publikisht në shtypin e kohës, për të iu shpjeguar atyre pasojat e mëdha që e prisnin shoqërinë tonë në fushën e planifikimit hapësinor dhe urban.

Sot pas 13 vite pasojat e veprimeve të tilla në çdo hap po vërehen,po preken,po pengojnë dhe direkt po ndikojnë në situatën e brishtë të sigurisë në Kosovë, si rasti i fundit me lokacionin e kishës ortodoks në Prishtinë.

Nuk është urbanizimi i një territori vetëm vizatimi i figurave të ndryshme gjeometrike që paraqesin përmbajtje të ndryshme, në paraqitjen grafike të ndonjë zgjidhje urbanistike, thoshte dikur në profesor i imi, si ka ndodhur gati në të gjitha rastet në Kosovën e pas lutës.

Prezantimit grafik duhej ti paraprinin analiza dhe hulumtime detale të bazuara në të dhënat dhe indikatorë hapësinor dhe urbanet, si dhe angazhimin e shumë faktorëve relevant në proces i cili duhet të ishte multi-sektorial dhe gjithëpërfshirës.

Bartësit kyç në këtë proces të komplikuar duhej të ishin profesionist të mirëfilltë me eksperiencë të duhur të cilët nuk kanë munguar në Kosovë, por ata me qellim janë anashkaluar.

Kërkesat e vendimmarrësve,politik-bërësve,investitorëve gjithnjë janë dhe kanë me qenë të natyrave të ndryshme,jo realiste,dëshirore e në shumë raste edhe abuzive.

Detyra e profesionistit të vërtetë është që ato kërkesa ti kanalizoi dhe me forcën e argumenteve profesionale të bind ata. të propozoi zgjidhjen ma optimale të mundshme, kjo kërkon punë sistematike.

Për fat të keq kjo nuk ka ndodhur në Kosovë në fushën e urbanistikës, për atë e kemi krijuar këtë situatë të pa perspektivë, kaotike urbane që po na hakmerret në çdo hap,mirë thotë populli ynë “shka mbjell korr”.

Nuk duhet harruar se Kosova kishte një të kaluar të kënaqshme urbane e cila me unifikimin e traditës,eksperiencës dhe angazhimit të armatës së tërë të profesionistëve të rinj,do të sillnin rezultate të dëshirueshme në tërë Kosovën e pas luftës.

Dokumentet urbane të aprovuara në vitin 2013 (përkundër vërejtjeve të Këshillit të Ekspertëve) në Prishtinë nuk e trajtojnë problematikën fetare fare,e ishte kërkesë imediate e kohës.  

Ata profesionist të pakët që patën guximin të kyçen në proces tërësisht u izoluan,u  anatemuan,u nënçmuan,u injoruan, nga vendimmarrësit tanë.

Është jo e ndershme,dëshpëruese,e pa shpjegueshme se si me një plan rregullues “Qendra 2” tentohet të legalizohet një objekt i pa përfunduar së ndërtuari, pasi lufta e vitit 1999 me intervenimin e NATO-s e kishte ndërprerë atë.

Nëse do të hulumtohej dhe analizohej e tërë procedura e një veprimi të tillë atëherë as që duhej diskutuar për këtë çështje nga aspekti profesional. Ma së paku duhej me i sfiduar asamblistët e Kuvendit Komunal të Prishtinës, me miratuar një dokument të tillë aty ka viti 2005,nëse nuk gaboi.

Kjo tregon një pa pjekuri profesionale e të gjithë pjesëmarrësve në proces, duke përfshirë edhe takimet apo diskutimet publike edhe me “ekspert” të urbanizmit të asaj kohe.

Nëse ka pasur presione jo parimore atëherë ku mbeti etika e profesionale e shpjeguar në kodin etik të arkitektëve. Arsyetimet absurde se ky objekt nuk është trajtuar sipas udhëzimeve të punëdhënësit,nuk qëndrojnë pasi ai është i paraqitur si pjesë integrale e projektit “Qendra 2”, me përkufizimin e hapësirave dhe propozimin gjelbërimit, hortikulturës. Është dashur të trajtohet edhe ky objekt nga ana profesionale si të tjerët e pastaj të vendos politika.

Nëse dikush ka mendar të realizoi ndonjë qëllim djallëzor,pasi nuk ka qenë i bindur nga shpjegimet e sipërfaqësore të profesionistëve, atëherë gabojnë shumë.

”Legalizimi i objektit ”,e ka historikun e vetë, të bazuar në procedurat e ndërlikuara të ndryshimit dhe plotësimit të dokumenteve urbane si dhe çështjeve pronësore të bazuara në ligjet e kohës, edhe në ato diskriminuese të regjimit  të Millosheviqit,që ishin shpallur të pa vlefshme pas luftës nga ana e UNMIK-ut,me një rregullore të veçantë nr 1999/24.

As faktori ndërkombëtarë në procesin e gjatë të pavarësimit të Kosovës nuk e ka trajtuar objektin pasi nuk kishte ndonjë rëndësi të veçantë.

Nuk është në pyetje vetëm hapësira e objektit të pa përfunduar por ato ma shumë se katër (4) hektarët të cilët do të ndikojnë direkt në funksionimin e kompleksit Universitar, me përmbajtje të hapura transparente në frymën e urbanizmi bashkëkohor.

Nga e kaluara e afërme e cila është e mbuluar edhe me një ligj kontraverzë nga pako e Ahtisarit për zonat e mbrojtura të vitit 2008 (Ligji Nr. 03/L- 039 për zonat e veçanta të mbrojtura ), atëherë kjo parcelë do të izolohet me mure të larta dhe me një zonë buferike (të mbrojtura),për ndërtimin e objekteve përcjellëse,e kjo mu në qendër të kryeqytetit, sipas modeleve të para ma parë në Kosovë për objektet dhe manastiret ortodokse.

Këtë duhet me iu shpjeguar të gjithë atyre që po propozojnë variante të ndryshme, se ky objekt nuk mundet me e pasur vendin në kuadër të një kampusi universitar.

Ajo përmbajtje do të pengonte të gjithë si popullatën aktuale e ma së shumti predikuesit e devotshëm të fesë ortodokse.

Këto çështje,me fuqinë e argumenteve profesionale, është dashur me e shpjeguar, elaboruar në planin rregullues “Qendra 2” në vitin 2005, për të mos ardhur në situatën e krijuar konfuze pas 11 vite.

Ky rast tregon konkretisht se si janë punuar dokumentet hapësinore në Kosovë në vitet e pas luftës që  shpjegova ma lartë, ku rroli i profesionistëve në përpilimin dhe zbatimin e këtyre dokumenteve ishte dhe është edhe sot i margjinalizuar në ekstrem,luajnë vetëm rolin e “shërbëtorëve” të grupeve të caktuara politike dhe para politike,pa i aplikuar normat,standardet,rregulloret dhe ligjet e urbanistike, që për ata janë obliguese si pjesë e profesionit të tyre.

E kamë përcjell situatën hapësinore dhe urbanistike në Kosovën e pas luftës, si dhe mënyrën e punës që është aplikuar në terren ku “masha” e të gjitha këtyre veprimeve degraduese me hapësirën urbane kanë qenë dhe janë “profesionistët” tonë.

Shumë herë  kamë theksuar se ne “Me zgjidhjet e reja urbanistike vetëm bëjmë legalizimin e ndërtimeve informate (pa leje) e asgjë tjetër, në vend që të jemi avangardë (paraprijës) të proceseve shoqërore ”,këtë po e konfirmon edhe ky rast,përkundër asaj që sot tentohet të ketë arsyetime jo të qëndrueshme. Imagjinoni arsyetimin “Na është thënë (udhëzuar) mos me e trajtuar këtë objekt” e në anën tjetër ai objekt figuron në zgjidhjen urbanistike si objektet tjera të projektuara. Kjo tregon një indiferencë të po shpjegueshme dhe shkakton pasoja afatgjata urbane.

Këso raste ka në tërë territorin e vendit si në rastin konkret, me pasoja të mëdha që do të shpalosen në të ardhmen e afërme,këto veprime i kamë theksuar publikisht këto vite të pas luftës,por vendimmarrësit tanë nuk kanë pasur interesim të veprojnë pozitivisht me territorin e shtetit të tyre.

Aplikimi i parimit “pas meje le të bëhet kiameti” i cili ende dominon në Kosovë,vetëm edhe ma shumë e dëmton të ardhmen e vendit në fushën e planifikimit hapësinorë dhe urban.

/Autori është ish-Kryetar i Këshillit për Planifikim Hapësinor të Kosovës/

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)