Pranvera Shqiptare
Shkruar nga Rexhep Myftari
Ne frymen e Pashkeve, Zgjimi Kombetar dhe Ndrojtja nga e Drejta
Kur e ka ndertue Noah Anijen?
Para shiut.
Njashtu para rrebeshit politik Vetevendosje (VV) po e nderton koalicionon me shoqerine civile dhe me te gjithe qe deshirojne ti bashkangjiten rruges per shpetimin e Kosoves nga krimi.
Tani kur para shiut frika nga supremacia e Vetevendosjes dhe nga drejtesia po i tremb te lagurit si AAK dhe Nisma, perqarjet po i shfaq Haradinaj ne njeren ane kur i quan aktivitetet e VV si hedhjen e Gazit lotesjelles ne Kuvendin e Kosoves, i quan ato si Sporte te vogla ndersa Konjufca i quan fyerje deklaratat e Haradinaj, nuk duhet harruar qe jo shume kohe para bashkimit te opozites Albin Kurti e pat quajtur Haradinajn kriminel te liges se dyte gje qe paralajmeron perqarje edhe ne te ardhmen pershkak te dallimeve dhe rrugetimit deri te ndryshimi.
Ajo qe eshte evidente dhe shkendijat jane ne dukje eshte edhe fakti qe AAK dhe Nisma mund edhe te shkrihen ne VV sepse koha e ketyre dy partive si parti politike, pra Koha e tyre po Perendon. Tevona, AAK dhe Nisma kane fituar simpatine e mases vetem hatri i VV ndryshe trendi i ketyre dy partive eshte ne renje drejt ndeshjes me pragun zgjedhor.
Haradinaj dhe Limaj per kontributin e tyre te tanishem do te duhej te shperbleheshin me poste ministrore, kuvendore e ambasadoriale apo te tjera sipas merites dhe votave pas zgjedhjeve por sa i perket Kryeministrise, Presidences uleses ne OKB, perfaqesimit ne Kryeqytetet e mdha boterore, te dy zoterinjet duhet te pershendeten nga to (they can kiss em goodbye) sepse koha eshte duke punuar per gjeneraten e re, qe as nuk jan lagur e as nuk do lagen as para shkopit e as para karrotes nga askush por as edhe nga presioni nga faktori nderkombetar qe per cudi per 17 vite kane lejuar e here here edhe vallzuar ne vallen e krimit ne Kosove.
Zgjimi Kombetar eshte rruga e vetme per te ardhmen Shqiptare ne Ballkan. Pas shiut do te qelin dite me te mira per vendin por paraprakisht siq ka than ai i Moqmi, Dasem pa Mish nuk ka, duher pervjelur duart pra e duhet radikalizuar protestat per rrezimin e Qeverise.
Protestat do te duhej te intensifikohen sepse durimi gjithepopullor nuk zgjat edhe shume, i shtypuni ma i shtypt nuk behet, ma keq edhe do te behet ne javet ne vijim dhe do ti prishet rahatia xhematit te Qeverise sepse kjo Qeverisje, kjo mendesi e pushtetmbajtjes ku gjithcka eshte per shitblerje e pazarlleqe ne dem te qeshtjes Kombetare e Shteterore, kjo mendesi nuk ndalet me Lule siq po pretendojn AAK e Nisma, Arushat nuk friksohen me lule e filikaqa dhe kete e din me se miri Haradinaj e Limaj i para 17 viteve jo keta te tanishmit.
Ndersa pas largimit nga pushteti i kesaj Qeverie antiKushtetuese do te duhej te filloj nji epoke e re e Zgjimit Kombetar, bashke me VV, Shoqeria Civile dhe te tjeret, duhet te kthehen nga vetvetja e ti promovojm vlerat tona kombetare drejt bashkimit shpirteror gjitheshqiptar.