Praktika e çlirimit, aksioni politik strategjik drejt ribashkimit kombëtar
Shkruar nga Mona Agrigoroaiei
Aksioni politik është strategjik dhe jo veç instrumental nga moment që është drejtuar drejt subjekteve të tjera njerëzore që si aktorë zënë hapësira politike, hyjnë në hierarki dhe ofrojnë rezistencë ose kontribuojnë në aksionin e të tjerëve.
Ky aksion strategjik kërkon aftësinë e arsyjetimit praktik, që antikët e quanin prudencë (phronesis). Në Kinë, ashtu siç Sun Tzu shpjegon në traktatin mbi luftën, luftëtari i aftë kërkon fitoren duke studijuar potencialin strategjik (shi)
Është natyra i trungjeve dhe të gureve që janë të padëmshme në tokë të sheshtë, por janë të rrezikshme kur janë në një breg i pjerrët. Si rrjedhojë, potenciali strategjik (shi) të një ushtrie e aftë është si një ortek të gureve që janë duke u rrokullisur poshtë prej majës së malit.
Potenciali strategjil është struktura praktike, situata e ndërlikuar rrethanore të fuqisë ose rënies të të gjitha aleatëve apo kundërshtarëve të aktorit. Lëvizjet çlirimtare shqiptare duhet të veprojnë gjithnjë duke marrë në konsideratë porëncialin strategjik ne praktiken e tyre te clirimit.
Praktika e çlirimit ështe është pjellja e një strukture të re dhe në të njëjtën kohë të funksioneve dhe qenieve që e përbën. Praktika e çlirimit vë në pyetje, në këtë mënyrë, strukturat hegjemonike të sistemit politik.
Shëndrrimet strukturore të sistemit përmes veprimit politik gjithmonë ndryshojnë strukturën e dhënë të fushës politike/ Të gjitha subjektet që bëhen aktorë dhe veçanërisht kur përfaqësojnë një lëvizje çlirimtare bëhen motorin, forcën, fuqinë që bën historinë. Kur është ky një aktivitet praktik kritik\"? Kur është një praktikë të çlirimit (Befreiungspraxis tek Horkheimer).
Ky praxis ka dy momente: një përleshje negative, çndërtuese të asaj që është dhënë dhe një moment pozitiv të ndërtimit të gjendjes së re. Pra, në kontekstin e çështjes kombëtare, praxis-i i çlirimit ka dy momente: shpërbërjen e sundimit dhe kolonizimit sllavo-grek mbi trojet shqiptare, si moment negativ dhe ndërtimi i shtetit të vetëm kombëtar, Shqipëria Etnike.
Aq sa ky libera tes si një akt përmes së cilit një skllav është i çliruar prej skllavërisë potenciali i tij kreativ është i kundërvënë në ngadhënjimin mbi strukturat e sundimit dhe kolonizimit që pëshojnë rëndë mbi popullin shqiptar.
Duhet pohuar se praxis-i i çlirimit nuk është krijuar prej një subjekti i vetëm i inspiruar: lideri (që duhet doemos të dallohet prej udhëheqjes së dëgjueshme). Praxis-i i çlirimit është një ajt reciprok të konsensusit ndërsubjektiv.
Është një veprim i praparojës të popullit vet. Politikani i çlirimit është më shumë një promovues, një organizator, një dritë që ndriçon shtegun e ndërtuar, shtjelluar dhe përsosur prej popullit.
Për të plotësuar qëllimet e tyre, lëvizjet çlirimtare dhe populli duhet të jenë të organizuar dhe ky organizim paraqet një shteg prej potentia (pushteti i lëvizjeve çlirimtare) në potestsas (pushteti i ushtruar brenda shtetit të ardhshem kombëtar shqiptar).
Pa kjo ndarje, pa kjo çarje, pushteti i populit bëhet krejtësisht mundësi, jo-ekzistencë objektive, vullnetarizëm ideal dhe anarkizëm. Për të organizuar një lëvizje duhet krijuar funksione heterogjene dhe të ndryshme, në të cilat çdo anëtar e mëson ti realizojë.
Viktimat e një sistemi politik kolonial nuk mund të jetojnë plotësisht (dhe kjo është arsyja për të cilën janë viktima). Vullneti -Për -Të -Jetuar është i mohuar prej Vullneti- Për Pushtet. Ky Vullnet- Për- Të- Jetuar kundër çdo dhimbje,.
Terror dhe vdekje e sigurt është shëndrruar në një burim i pakufishëm për realizimin e çlirimit kombëtar. Conatio vitae consevandi bëhet një shtytës të jashtëzakonshëm. Ai rrëzon muret e sundimit dhe kolonizimit dhe hap një hapësirë të re për krijimin e Shqipërisë Etnike.
Fuqia çliirmtare kërkon forcë bashkuese të konsensusit, sipas thëniës: Populli i bashkuar asnjëherë nuk do jëtë i mundur! Pikërisht këtu duhet insistuar, në bashkimin e forcave dhe lëvizjeve çlirimtare shqiptare, sepse duke qëndruar të përçara, nuk arrihet dekolonizimi dhe çlirimi kombëtar.
Duke u bashkuar lëvizjet çlirimtare, ata kanë më shumë fuqi edhe në ndërgjëgjesimin e popullit. Dhe kur populli i shtypur shqiptar do të arrijë të ndërgjëgjësohet plotësisht mbi situatën, ai do të kundërshtar dhe ky kundërshtim çon që pushteti hegjemonik të humbet konsensusin dhe pa nënshtrim, ky pushtet bëhet represiv.
Në këtë sistuatë krijohet edhe gjendja e kryengritjes, përmes të cilës populli do të arrijë çlirimin prej çdo sunduesi kolonial antishqiptar dhe ribashkimin në një shtet të vetëm kombëtar.
Rumani