23 Dhjetor 2024

Postsocializmi, Edi Rama dhe Presheva

Shkruar nga Faton Abdullahu 



A po e tradhton Edi Rama socializmin e deri tashëm apo e ka kuptuar se socializmi dhe patriotizmi gjithëshqiptarë mund dhe duhet të shkojnë bashkë e që mund të bëhet edhe ofertë e tij e re politike. Vështirë të thuhet por ajo që mund të thuhet pa pikë dyshimi është se politikani që edhe sot e kësaj dite është një nga politikanët më me ndikim në Shqipëri të cilin vota e qytetarit shqiptarë e ka venë në krye të Tiranës për shumë vite, votë kjo e cila e ka vënë atë edhe në krye të partisë më të fortë e më të madhe opozitare e i cili edhe sot e kësaj dite nuk gëzon përkrahje e simpati në Kosovë është Edi Rama.

Mjafton vetëm të përmendet numri shumë i vogël i të pranishmëve në një lokal simpatik në Prishtinë, por shumë të vogël, ku ai promovoj librin e tij “Kurban” për ta kuptuar se kjo është e vërtetë. Prishtina e zhgënjej edhe Edi Ramën edhe baton Haxhiun, kjo nuk ishte e zakonshme.

Kjo për mua është brengosëse si fenomen. Do të duhej të ishte ndryshe, do të duhej që edhe kryesocialisti Rama të kishte përkrahës të shumtë dhe tek shtresat e ndryshme edhe në Kosovë, ashtu sikundër ka shumë dhe për kohë të gjatë Sali Berisha.

Mua kjo më brengosë, jo pse kjo i ndodhë Edi Ramës konkretisht, por pse kjo i ndodhë megjithatë njeriut dhe politikanit shumë të votuar dhe me shumë ndikim në Shqipëri. Mund të sillen shumë shpjegime e arsyetime të cilat e kanë determinuar një fenomen të tillë me këtë defekt jo lehtë të riparueshëm në raportet Kosovë Shqipëri, por shumë më e rëndësishme është që kjo të ndryshoj dhe në të ardhmen të mos kemi dallime të tilla jo të natyrshme ndërmjet asaj që duan dhe aspirojnë Kosova dhe Shqipëria.

Për mua personalisht dhe besoj edhe për shumicën e qytetarëve të Kosovës, ka qenë vështirë e kuptueshme se, pse në rrezet vepruese të koncepteve politike dhe kulturore të Edi Ramës, identiteti nacional gjithëshqiptarë, ka qenë të shpeshtën i paarritshëm, apo thënë më saktë ka qenë i cunguar dhe pa prirjen për ta tejkaluar shtetin shqiptarë.

Unë mund ta kuptoj se për tu dalluar nga Partia Demokratike dhe Sali Berisha, dhe kjo mbetet e rëndësishme, pastaj edhe për të mbetur besnik në bazat e mirëfillta të socializmit, çka nuk mund të injorohet, atij i është dashur të mos luaj shumë me kartën e njëjtë, pra me kartën e identitetit të fortë nacional apo edhe të nacionalizmit shqiptarë, por ama të mos kuptohet deri në atë shkallë sa nuk është kuptuar Kosova dhe të anashkalohet deri aty sa është anashkaluar ajo, është vështirë e kuptueshme edhe më vështirë e pranueshme.

Unë e di se ajo që i ka ‘dhezë’ Edi Ramës në Tiranë e në Shqipëri, me ç’rast është perceptuar si politikan i moderuar i cili edhe me veshje thyente rregulla të vjetra e barriera, nuk ka mundur ti ndodhë edhe në Kosovë, sepse për kosovarin modernitete dhe veshja të tilla në atë kohë nuk ishin aspak të reja, nuk ishin hiç mbresëlënëse, sepse me to kishin komunikuar e jetuar vite më parë, por nuk e marrë vesh pse ai nuk arriti  të komunikoi sa e si duhet me kauzën dhe aspiratën nacionale të kosovarëve.

Në rrethana paksa më normale në raportet Shqipëri Kosovë, çfarë nuk kanë qenë për kohë të gjatë e në shumë sfera nuk janë as edhe sot e kësaj dite, do të ishte e udhës që personi që do të pretendonte  të bëhej politikan apo më saktë që do të arrinte të bëhej pushtetar i rëndësishëm në Shqipëri, do të duhej që në të njëjtën kohë ta ketë edhe simpatinë e dhe përkrahjen e një pjese më të madhe të qytetarëve të Kosovës.

Praktikisht dhe teknikisht nuk është e lehtë për tu matur dhe kuptuar drejtë kjo përkrahje apo mungesë e saj te shqiptarët e Kosovës për politikanët në Shqipëri, por e vërteta është se në bazë të vlerësimeve dhe opinioneve të ndryshme megjithëkëtë mund të dihet pak a shumë se cili pushtetar në Shqipëri ka përkrahje më të madhe në Kosovë e cili nuk e gëzon atë.

Ashtu sikundër mund të jetë kuptuar disa here deri më tani, sado që jo nga të gjithë, një spektër politik nga Kosova preferon një politikan të caktuar nga atje e një tjetër spektër, preferon dhe mban lidhje më të mira me një tjetër politikan po nga atje.

Por e keqja është se në këto vitet e postkomunizmit ka pasur politikan, konkretisht pushtetarë me ndikim shumë të madh në Shqipëri, politikan që janë përmbysur dhe prapë fal votës së shumicës së qytetarëve shqiptar janë ngritur, por përkundër të gjithave ata asnjëherë nuk kanë pasur përkrahje as edhe simpati të madhe në Kosovë, nuk janë respektuar shumë, apo për të qenë më të saktë në formulim, ndikimi, popullariteti dhe përkrahja e tyre në Shqipëri ka qenë në disproporcion të madh me ndikimin, popullaritetin dhe përkrahjen që ata e kanë pasur në Kosovë. Sinonim i një diskrapance të tillë ka qenë politikani me shumë ndikim dhe për kohë të gjatë në Shqipëri, Fatos Nano.

Kjo ta zëmë nuk mund të thuhet për një politikan tjetër nga Tirana, për Pandeli Majkon i cili në Kosovë ende gëzon simpati, jo vetëm për përkrahjen e tij të madhe që dha gjatë kohës së luftës, përderisa ishte kryeministër, por edhe për konceptet e tija politike ku, interesi dhe ndjenjat nacionale duket se nuk kufizohet vetëm brenda shtetit shqiptar.

Por a ka ndryshuar Edi Rama kohëve të fundit ? Vështirë të thuhet, por ai po bënë gjëra ndryshe nga që jemi mësuar të shohim e dëgjojmë prej tij, kjo është e vërtetë. Kohë më parë ai bëri promovimin e librit të tij më të ri në Preshevë, pra ai doli nga Shqipëria dhe duket se kjo i bëri mirë.

Pritja që ju bë atje, për dallim nga Prishtina i ka lënë mbresa të forta, për të cilat ai edhe shkroi në “Twiter” vlerësime këto të cilat në bazë të standardeve  të dikurshme të partisë së tij, do të ishin goxha nacionaliste. Por më e forta dhe më e pazakonta ishte ajo që tha dhe kërkoj ai për Preshevën.

Ai kërkoi që atje të ndërtohen dy shkolla dhe një maternitet ma paratë e shtetit shqiptarë. Kjo është risi, ky është një tjetër Edi Ramë, kjo nuk është e zakonshme. Kjo logjikë e të menduarit, këto koncepte nacionale janë ato që kanë munguar tek ai, kjo mungesë është ajo që e ka bërë atë të mos jetë i përkrahur dhe të mos ketë simpati në Kosovë.

Ku janë shkaqet e këtij ndryshimi, a është ky transformim individual apo do të jetë më i gjerë? Vështirë të thuhet. U dëgjua disa të thonë se kështu po e këshillon publicisti i njohur nga Prishtina Baton Haxhiu.

Po ku ishe më herret more Baton. E vërteta është se ka ndryshime kualitative në Shqipëri të cilat pos tjerash po determinohen nga epoka e re në të cilën po jetojmë e ku Top Channel-it dhe Klanit po luajnë rol të rëndësishëm. A po i kupton këto si duhet përmbajtësish Edi Rama apo jo, mbetet të shihet.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)