28 Dhjetor 2024

Poshtë ka ra katundi

Shkruar nga Zejdush Kastrati

Para lufte, aty rreth vitit 1995, ishim takuar në Stamboll te Turqisë. Ishim vendosur në të njëjtin hotel, dhe rastësisht, deri sa zbritnim me te njëjtin ashensor, u njoftuam, se ishim “kosovare” siç po thotë Nexhi dhe Lila.

Pa e pyetur fare, me tregoi se ai merret me biznes, dhe kryesisht bene transportimin e mallit te blere drejt Kosovës.Ishte shume llafazan, dhe te linte përshtypjen e një personi shume fleksibil.

Kam pasur rastin qe edhe me vone, disa herë ta takoj ne Prishtine, por asnjëherë nuk kemi ndejtur gjatë, pos nje përshendetje spontane, por pas lufte, dy-tri here kam pasur rastin ta takoj, dhe vëreja një ndryshim rrënjësorë sa i përket veshjes, por edhe qëndrimit e gjestikulimit, gjate përshendetjës, me nje gjuhe dhe ton shume te avanasuar, karshi asaj kohe, para lufte!

Hiq me larg, se sot. Me 30. 12. 2016, një shok i imi, me tha se ka një pune private në një kolegj, dhe me propozoi qe ta shoqëroja edhe unë, me aryetim, se pronari i atij kolegji qenka  një person, qe edhe unë kaherë po e njihja, dhe, sipas shokut tim, kishte shprehur dëshiren, qe edhe unë te isha prezent me rastin e këtij takimi.

Pa e berë përshkrimin e objektit, por edhe personelin, qe ishte para deres se drejtorit te këtij kolegji, me te hyre brenda ne zyre, verej personin e “Stambollit”, dhe ndihem i tmerruar.
 

Pershendetet ngrohtesisht me ne, na ofron nga nje pije, dhe menjihere fillon te ankohet per punen e madhe dhe angazhimin qe e ben ai dhe kolegji i tij, duke shtruar se konkurenca jo e ndershme qe po mbreteron tek kolegjet tjera, po e pengon me se tepermi.

Ishte konvertuar ne “intelektual” dhe “akademike” dhe fliste sikur gjithe arsimi kosovar, sillej ne duart e ketij personi!

Papritmas, dy here, dikush trokiti ne dere, dhe edhe pse tha se eshte i zanun, dera u hap dhe nga jashte, por me koken brenda u paraqit nje person i cili iu drejtua: ”Drejtor a je i lire shkurt...” OK, mire hyne, edhe pse kam disa shoke, per cka eshte fjala”,!

Iu pergjegj shkurt drejtori ! Ishte alamet profesori, minister ne qeverine aktuale, (edhe me heret ka mbajt poste ministrore)ai i cili “u palu”,  dhe vetem kur na pa neve dyve, ndryshoi paksa qendrimin, na pershendeti, (me nje krenari te rrejshme), duke shtuar, para drejtorit, se ska dicka me shume rendesi, pos qe desha te pershendetemi para festes se fundevitit !U largua nga zyra si......

Tmerr, a..!
Posht ka ra katundi !!!

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)