Porosi për Vojislav Sheshelin
Kanë kaluar kohërat e veprimtarive ilegale, të cilat në Republikën e Kosovës, një periudhë bukur të gjatë, ka qenë temë tabu. Po ashtu, temë tabu dikur ishte edhe çështja kombëtare shqiptare në përgjithësi dhe çështja e Kosovës në veçanti.
Më në fund përfundoi periudha kur ju ishit të mësuar me kokulësinë dhe nënshtrimin e shqiptarëve nga frika, pasi që patët krijuar përshtypjen se serbët, sa herë donin, vrasin njerëz të pafajshëm dhe djegin shtëpi të shqiptarëve kur donin në Kosovë.
Sot çështja kombëtare në Kosovë, dhe çështja e periudhës së heronjve që dha ky vend, siç ishte profili i Zahir Pajaziti, tanimë janë dhe do të jenë tema të lidhura ndërmjet vete. Sot, Kosova frymon e lirë, ky vend është tanimë shtet, kontributi i këtyre profileve si Zahiri e shumë të tjerë dihet haptas në ndërtimin e njësiteve të para guerile të shtetit të Kosovës, pavarësisht se ju, zbardhjes së fakteve të figurave të tilla vazhdoni të mos u jepni tretmanin e duhur.
Anashkalimiet e këtyre çështjeve, ju po i shndërroni në një lloj stereotipi nga elitat tuaja politike, intelektuale e institucionale. Institucionet dhe mekanizmat e shtetit tuaj, do të duhej dhe duhet të kenë prioritete të tjera në hap e kohë, me realitetin e ri të krijuar në Ballkan. Kalimi në heshtje i sakrificës dhe flijimit të këtyre profileve qe dha Kosova në shtetndërtim, kalimi në heshtje i veprave dhe angazhimeve të këtyre profileve në të kaluarën e hidhur, dhe më në fund kalimi disi në heshtje i mos evidentimit të rolit të tyre edhe në historinë tuaj nuk ju bëjnë nder si shoqëri.
Gjatë viteve 90-ta, siç dihet, nga sundimi i egër i aparteidit serb në Kosovë, bënin që shumë gjëra të rëndësisë së veçantë për Republikën e Kosovës të mbuloheshin me heshtje. Vrasjet, burgosjet, dënimet e vazhdueshme nga regjimi serb, metodat e izolimit, e preokupuan në vijë kontinuele veprimtarinë e forcave guerile të cilat linden nga populli shqiptar dhe filluan aktivitetet luftarake, të cilat konsiderojë se kanë përfunduar me rezultate të cilat edhe ju i dini.
\"Heronjtë kurrë nuk vdesin nëse ata luftojnë për një gjë të madhe, siç është Liria\", pat thënë shkrimtari i madh botëror nga Anglia, Bajroni, i cili ishte shumë i entuziazmuar nga mikpritja, bukuria dhe trimëria shqiptare.
Për ne shqiptarët, të rënët për lirinë tonë kombëtare, janë krenaria dhe frymëzimi për të gjithë brezat. Duke i nderuar ata bëjmë detyrën si bashkëkombës dhe vlerësojmë lart guximin dhe trimërinë e tyre. Dashuria për Kombin tonë shqiptar në Republikën e Kosovës është e trashëguar nga brezi në brez, nga shumë familje heroike, patriotike e atdhedashëse. Populli shqiptar di të lindë luftëtarë të tjerë, siç ishte Zahir Pajaziti, në mesin e komandantëve të parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Duke jetuar në kohëra konfuzionesh, për shkak të paaftësive dhe përfitimeve personale të shumë histori-shkruesve nga ana juaj, që e deformojnë historinë në mënyrë krejt të papërgjegjshme, brezat mund të bien në konfuzion, edhe më keq nëse historia nuk shkruhet shkencërisht dhe profesionalisht, për rrjedhojë do të vazhdohet me hamendësime duke mohuar shumë vlera tona kombëtare. Për këtë qëllim shumë njerëz në Kosovë lanë kockat dhe u varrosën, porse asnjëherë varret e tyre nuk flasin, por tregojnë të vërtetën
Kjo sot në Republikën e Kosovës është arsyea kryesore që fytyrat tona nuk kanë ngrysje, lot e zhgënjim, porse në çdo fytyrë tek ne sheh dashuri, bujari dhe krenari për fitoren e arritur kombëtare, që është për tu lakmuar nga të gjithë popujt kudo që janë. Gjeneratat e reja progresive në Kosovë po ndihen shumë krenarë me heronjtë që dhanë, po i përkujtojnë me dashuri prej gjaku dhe zemre si bij të Atdheut të Kosovës.
Të këshillojmë, ta rekomandosh popullin serb që ta njohë sa më parë realitetin e ri të krijuar, Pavarësinë e Republikës së Kosovës, sepse nuk kemi nevojë për luftëra të tjera.
(Autori është profesor në Fakultetin e Bujqësisë, zyrtar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Dega në Prishtinë)