27 Dhjetor 2024

Populli gjatë fushatës zgjedhore harrohet edhe nga Hoxhallarët

Shkruar nga Fidan Mustafa

Republika e Kosovës është përfshirë në zgjedhje të parakohshme, duke pasur angazhime maratonistë në debate politike, iniciativa klanore-politike, madje kësaj radhe edhe me një segment të rij, atë të politikes fetare në vend.

Edhe për kundër faktit se këto veprime nga partitë politike janë të pritshme dhe thuajse në suaza “Normale në kohën e zgjedhjeve”, por ajo çka është më shqetësuese është fakti se edhe prijësit fetar kësaj radhe janë më të zënë me punë të partive politike se sa me këshillat e tyre të nevojshme për popullin në këto ditë mjaft problematike dhe të rëndësishme për vendin.

Interesant fakti, derisa në gjithë Kosovën organizohen mbrëmjet e maturës  me rreth 30.000 maturant, me një organizim denigrues dhe poshtërues për rininë tonë e aspak akademike,  një mbrëmje në të cilën zhvillohet dhe përhapet amoralitetit e shumëçka tjetër jo etike, madje është duke kaluar në heshtje pa u vërejtur fare. 

Të kalosh këto ditë në qytetet tona, shikimi nga larg të jep pamjen e një proteste në qytet, por kur afrohesh nga afër shfaqet një qytet i sfilitës së modës dhe lakuriqësisë. Edhe përkundër faktit se tek ne proklamohet shumë për standard Evropian, mbrëmjet e maturës nuk përngjajnë aspak me atë të perëndimit, sepse ministria e integrimeve ka përcaktuar kritere të tjera për të plotësuar. 

Në anën tjetër, në sheshin e kryeqytetit tonë organizohet parada  “GAY”, me çfarë krenarie  dalin në qytet pa u penguar fare, përkundrazi edhe ministrja e integrimeve Evropiane, V.Çitaku i del në përkrahje, mbasi që kjo e fundit e ka bërë “fetë” punën me integrime evropiane, e na paska mbetur vetëm një “kusht”“Gey Parada” si proces që duhet plotësuar drejt këtij rrugëtimi.

Ndërsa, në shtetin serb në qytetin e Beogradit, “Gay Paradat” i pret prifti me xhematin e tij andej urës duke ju thënë: “Ejani se këtu nuk është vendi i Pederave”. E në vendin tonë, i organizohet edhe mbështetje institucionale, e në anën tjetër Hoxhallarët heshtin përball kësaj dukurie duke e cilësuar si shume normale, pa të paktën edhe një fjale në media apo diku tjetër, sepse jemi duke bërë plane për politik e retorike boshe për opinionin. 

Derisa shumë organizata qeveritare dhe joqeveritare japin shifra alarmante të përdoruesve të drogave në Kosovë, në veçanti nga nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, madje përdoruesit e pijeve alkoolike me shifra rekorde, të paktën kështu flasin shifrat zyrtare nga shteti.

Safet Blakaj, drejtues i qendrës rehabilituese nga droga “Labirinti”, thotë se janë në rritje përdoruesit e substancave narkotike nëpër shkolla. “Ajo që përdoret më së shumti është kanabisi, por kohëve të fundit kemi informacione që po keqpërdoren barnat... sipas të cilit të rinjtë nuk e kanë të vështirë t’i sigurojnë ato, përderisa në Kosovë nuk ka rregull për marrjen e barnave nga barnatoret.

Nevojë e kohës për sensibilizimin e opinionit të gjer kundër këtyre fenomeneve negative, e disa prej tyre edhe s’mundje psikike. Për fat të keq nuk po hasim në mbështetje as nga shteti e as nga prijësit fetarë, të cilët janë të zënë me fushata zgjedhore, me numra politik se kush do të fus më shumë njerëz të tij,  e të atij, por të popullit asnjëherë.

Me pake fjalë, qytetaret e Kosovës vlerën më të madhe e kanë gjatë fushatës zgjedhore, të cilët shfrytëzohen si militant të partisë në ketë periudhë, Ata pyeten dhe vizitohen, i merren mendimet (sa për sy e faqe) dhe i premtohet shumë, por pas kësaj ata harrohen deri në mandatin e ardhshëm.
Mr. Fidan Mustafa







 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)