Politizimi i "krizes" humanitare
Shkruar nga Selatin Kaçaniku
Nuk kemi informata se ka ose nuk ka krizë humanitare në Anën Veriore të Kosovës, ashtu siq nuk kemi pasur as nuk kemi informata për gjendjen e konsumatorit atje dhe në enklavat tjera, as për zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit. Mendoj se ata që e deklarojnë krizën duhet ta dëshmojnë dhe t i mundësojnë grupeve humanitare profesionale, vendore e ndërkombëtare, të gatshme dhe të interesuara për të ndihmuar, ta konstatojnë këtë dhe në raport me gjendjen t i lejojnë të ndërmarrin hapat e duhur.
Jasht kësaj kornize, duke anashkaluar Prishtinën, kërkesa e ndihmave vetëm nga Beogradi, apriori krijon dhe i arsyeton dyshimet. Dhe, për fat të keq,
- Dyshimi i pare bie mbi politizimin e krizës humanitare, politizim ky, që në momentin e shfaqjes së krizës së vërtetë, mund të rezultojë me mungesën e saj dhe me ndonjë katastrofë ?!
Me asnjëlloj politizimi nuk i ndihmohet konsumatorit.
- Dyshimi i dytë bie mbi ngjyrosjen nacionale, nacionaliste-shovene e raciste të gjendjes dhe të nevojës për ndihma humanitare, që do të ishte rast i paprecedencë në Botë por, për fat të keq, është i njohur dhe i natyrshëm për strategjitë politike të nacionalizmit serbomadh dhe të epshit e të etjes gjenocidale të dëshmuar shumë herë më pare, në veçanti karshi shqiptarëve?!
Angazhimi i konsumatorit për izma të ndryshëm e bazon dyshimin tone për
manipulimin me konsumatorin për qëllime të errëta dhe destruktive.
- Dyshimi i tretë bie mbi tentimin e fajsimit dhe të viktimizimit të qasjes paqësore politike të Kosovës karshi zgjedhjes së problemit të Anës Veriore të Kosovës, gjatë zgjedhjes së të cilës ka munguar kooperativiteti i Sërbisë ( nuk ka munguar destruktiviteti ) por duke qenë prore të mbështetur nga hezitimi i faktorit ndërkombëtar. Ky faktor kurr nuk dëshmoi se është i vetëdijshëm se favorizimi i njërës palë diskriminon palën tjetër ?!
Po, konsumatori edhe në këtë formë, edhe në këtë mënyrë vazhdimisht ishte i rrezikuar dhe i diskriminuar.
- Dyshimi i katërtë bie mbi tentativën që edhe fusha e ndihmave humanitare të kriminalizohet, në çmenyrë ( Sërbia po se po ) do të vazhdohej me vënien në veprim të çdo forme për dobësimin e rendit kushtetues dhe të mirëqenies së Kosovës ?! Meq Sërbia nuk po ia del dot t i kontrabandojë as t i katapultojë produktet e saj as nga vendet tjera të Rajonit, as me ripaketim e as nëpërmes bashkpunëtorve të brendshëm ( të cilëve iu mungon guximi për të dëshmuar besnikërinë ), Sërbia duhet të zbulojë një lojë rezervë ?!
Manipulimi, keqtrajtimi, diskriminimi i konsumuesit të ndihmave humanitare është kulminacioni i çnjerëzisë, i mungësës së humanitetit
dëshmi e gatishmërisë për të bête edhe çdo gjë tjetër, dëshmi e mendjes, e moralit skajshmërisht të prishur.
- Dyhimi i pestë bie mbi tantimin e Sërbisë që me Bosnizimin e Kosovës, duke i dhënë Botës dëshmi se as Kosova as komuniteti ndërkombëtar arbitrues nuk kanë disponim për të zbutur Krizën humanitare të marrin në duart e veta zgjedhjen e problemit që është krijuar pa fajin e Sërbisë ( sicc ) ?!
Kushtëzimi dhe loja me ushqim e me medikamente kahmot është dëshmuar si specialitet i politikave raciste të Sërbisë. Neve na u nevitën 100 vjet për t u bindur, e sa do t i nevoiten ndërkombëtarëve ?!
KONSUMATORI është i gatshëm dhe shumë i interesuar për të parapenguar shfaqjen e krizës humanitare në Anën Veriore të Kosovës, por edhe në enklava të cilat poashtu furnizohen me produkte, mallra e shërbime nga Sërbia pa paguar dogana, akciza, tatime ose kontribute. Jemi të gatshëm dhe të interesuar që, edhe nëse kriza humanitare do të shfaqej, ta zhbëjmë atë në mënyrë që konsumatorët e këtyre pjesëve të Shtetit të Kosovës, me qytetarë e konsumatorë shtetasit e saj, mos t i pësojnë pasojat e politikave destruktive, të strategjive të përçarjes e të ndarjes, të kulturës e edukates jonjerëzore.
Në këtë kontekst, deklarimi i gatishmërisë së institucioneve të Kosovës për t i ndihmuar popullatës, qytetarëve
konsumatorëve të Anës Veriore të Kosovës dhe të enklavave, përkundër faktit se na pamundësohen informatat relevante, shprehë përkushtimin për kujdesin dhe drejtësinë, për barazinë dhe për sinqeritetin, gjëra këto për të cilat nuk mund të thuhet se kanë munguar më parë.
Në krizat humanitare, kur ato realisht ekzistojnë, nuk i gjendet behane ndihmave siq po ndodhë në rastin konkret të Anës Veriore të Kosovës, ku qenë koncentruar sasi enorme të rezervave të mallrave, në veçanti të atyre ushqimorë për t i kontrabanduar në viset tjera të Kosovës. Ndaj është herët të flitet për KRIZË HUMANITARE. Megjithate, nuk ka asgjë të keqe të mendohet për këtë çështje që është e mundshme për të ndodhur. Kujdesi është rol dhe obligim i institucioneve të Kosovës ndaj të gjithë shtetasve, qytetarëve e konsumatorëve të Kosovës, pa marrë parasysh faktin se disa prej tyre Nënën Kosovë nuk e trajtojnë as si njerkë ?!
Konsumatori taksapagues dhe gjenerues kryesor i Buxhetit të Kosovës, Shteti i Kosovës, të gjitha 12 vitet e pasluftës ka ndarë nga kafshata e gojës për një jetë më të mire edhe në Anën Veriore të Kosovës, përkundër faktit se ajo pjesë taksat, tatimet dhe kontributet ia ka paguar Beogradit; Përkundër faktit se për vete dhe për pjesën tjetër të Kosovës, ka kontrabanduar produkte, mallra e shërbime
por edhe kriza të ndryshme çdo here kur kjo i është nevoitur çmendurisë politike të Sërbisë në realizimin e ëndrrës shekullore për rritjen e saj territoriale të cilën, përkundrazi, po e paguan me tkurrje ?!
Kjo sjellje ka qenë dhe është pjesë e orkestrimit për ta shfaqur Kosovën para Botës dhe para Shtetasve të saj ( me institucionet dhe zyrtarët e saj ), të pa aftë për qeverisje dhe të padenjë për Shtet; Ta paraqes vartësinë totale të Kosovës nga Sërbia duke paralajmëruar e prognozuar kolapsin total dhe shkatrrimin e Shtetit të Ri të pa aftë për t u menaxhuar si duhet ?!
Kosova për 12 vite, u dëshmua bashkpunuese, fqinje e mirë dhe respektuese e miqëve ndërkombëtarë, në veçanti të asaj pjese të arbitrazhit ndërkombëtar ( të cilët me favore të tepërta e lastuan Sërbinë duke e bindur se asaj i lejohet dhe se ajo paska të drejtë në gjithëçka e çdo gjë ). Këtë veçori të Kosovës, për fat jo të mirë, nuk e kuptuan as Sërbia as disa pjesë, as disa segmente, as disa struktura ndërkombëtare. Ato, në veçanti dështuan në llogarinë dhe në trajtimin e konsumatorit, dështuan totalisht ?! Derisa një pjesë e mirë e konsumatorëve misionarë ndërkombëtarë në Kosovë furnizoheshin nga prodhues e furnitorë të jashtëm ( importonin, e për tatime
nuk e di ?! ) me produkte, mallra ja shërbime, për pjesën tjetër të konsumatorëve në Kosovë nuk qanin hallin për dyshimet tona se LINJAT E VEÇANTA PRODHUESE NË SËRBI prodhonin ushqime për konsumatorin në Kosovë ?!
Jo të gjitha këto prodsukte i dedikoheshin edhe popullates sërbe ?!
Ca detaje :
- Ndërkombëtarët bënë presion për lejimin e hyrjes së kontingjentit të ndihmave humanitare nga Rusia për popullatën sërbe, ndihmë kjo që përbëheshte nga konservat e peshkut ME AFAT TË SKADUAR?! Fillimisht kjo pako humanuitare qe rrefuzuar nga Dogana e Kosovës.
Konservat, ndihma humanitare përfunduan në treg ?!
- Ndërkombëtarët vetëm pas dy javë pune mbyllën shkrietoren TREPÇA në Zvëçan sepse ajo helmonte konsumuesit ndërkombëtar të ajrit ?! Të gjitha prodhimet vendore dhe ato të rajonit, që i ofroheshin ose i destinoheshin konsumatorëve ndërkombëtarë, testoheshin në institutet e laboratoret prestigjioze jashtë Kosovës, por kjo nuk i mundësohej artikujve ushqimor që i ofroheshin ose dedikoheshin konsumatorëve tjerë, vendorë ?!
- Ndërkombëtarët furnizoheshin e furnizohen nga rezervoare ( rubineta ) të veçanta të pompave me karburante, ndërsa KFOR-i kryesisht furnizohet nga rezervoaret e veta sepse, nuk është vështirë për t ia qëlluar, ata e kanë vërejtur menjëherë se cilësia e drivateve që i ofrohet konsumatorëve tjerë jo vetëm se nuk i kënaqë standardet por ështe e RREZIKSHME PËR SHËNDETIN, PËR MJEDISIN, PËR SHTETIN DHE PËR AUTOM JETIN ?!
Në këtë kontekst, përkundër kërkesave të Konsumatori-t, ndërkombëtarët nuk e morën as mundin më të vockël të duhur për të krijuar një strukture serioze të laboratoreve për mbikqyrjen, kontrollin dhe inspektimin e cilësisë në Kosovë për vehten e tyre dhe për konsumatorët vendorë, në Anën Veriore dhe në Anën Jugore ?!
Ky do të ishte Projekt i vërtetë Multietnik.
Pra, është momenti që edhe politikisht edhe ndërkombtarisht të ndërhyhet në zgjedhjen e problemeve që janë krijuar rreth konsumatorit: Atij humanitar, politik, të drejtave-intereseve e dinjitetit të konsumatorit, të sigurisë, të cilësisë, të standardeve
të zbatimit të plotë të ligjeve e në veçanti të Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit.