23 Dhjetor 2024

Politikat tregtare karrshi biznesit vendor

Shkruar nga Faton Tara

Ne republiken e Kosoves, pas shpalljes se paversise se Kosoves ka ndryshuar realitetin politik dhe ekonomik ne vend.Institucionet e Kosoves duhen te jene te vetedijshme se ndryshimi i ketij realiteti kerkon qasje gjitheperfshirese ekonomike dhe politike dhe reforma ne menyre qe te reduktohen debalancet makroekonomike.

Intenca e gjithe kesaj eshte dizajnimi dhe plotesimi i politikave egzistuese ekonomike dhe permisimi i funksionalitetit institucional,dhe kjo ne mase te madhe do te influencoje ne stabilizimin e indikatoreve makroekonomik.

Siq e dime qeveria i ka parashtruar prioritet zhvillimin ekonomik,por nuk e ka detalizuar strategjine operacionale ekonomike qe do te aplikoje per te realizuar kete prioritet per rritjen dhe nivelimin e indikatoreve te GDP-se.

Per vetem 3 mujorin e pare te vitit 2011 sipas te dhenave te Ministrise se Ekonomise Kosova ka eksportuar mallra ne vlere prej 78.6 milione euro,ndersa importi eshte shume me i madh ne krahasim me eksportin ku vlera nominale e importeve arriti ne 472.3 milion euro, pikerishte ky debalance ne mes te importit dhe eksportit deshmon se kemi mungese ne strategji te cilet do te ndihmonin zhvillimin e biznesit Kosovar e me kete edhe rritjen e eksportit karshi importit.

Siq e shihni ky eshte realiteti ne arenen ekonomike,andaj qeveria se bashku me dikasteret e saj duhen te intervenojne me politika fiskale per te ndihmuar biznesin vendor.

Pervojat nga shume vendet tjera te botes deshmojne se liberalizimi i tepruar ne ekonomi i paraprin gjithehere anarkise,madje edhe shtetet me te zhvilluara ne bote kane elemente proteksioniste ne politikat e tyre ekonomike.

Politikat ekonomike fiskale kane te bejne me stimulimin e zhvillimit ekonomik dhe mbrojtjen e prodhimit vendor.

Keto politika jane:politikat kreditore ndaj biznesit,politikat fiskale,politikat e stimulimit te investimeve, politikat e mbrojtjes te prodhimit vendor,politikat e kufizimeve te importeve per produktet bujqesore, politikat e mbrojtjes e prodhimit vendas nga qmimet damping dhe nga konkurrenca jo e ndershme etj.

Keto jane segmente ku qeveria e Kosoves duhet te intervenoje per te ndihmuar bizneset dhe me kete edhe zhvillimin ekonomik.


Autori eshte ekonomiste i diplomuar

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)