"Politikanët" shqiptar dhe dialogu me Serbinë

Shkruar nga Xhevat Bislimi
Serbia de fakto e kishte ndarë Mitrovicën dhe Kosovën mënjëherë pas Luftës Kundërpushtuese Clirimtare të UCK-së. Kjo ndarje faktike u miratua në heshtje edhe nga miqtë tanë ndërkombëtarë, madje edhe nga miqtë tanë të përhershëm !!
Nuk e di nëse kishte një marrëveshje paraprake midis Fuqive të Mëdha për këtë ndarje, por e vërteta është se kjo ndarje e dhunëshme dhe ky spastrim i shqiptarëve nga toka e tyre në Veri të Kosovës u bë nën "ombrellën" e pranisë ndërkombëtare!
Ndarja de jure e Mitrovicës dhe e Kosovës u bë në bisedimet e Vjenës me miratimin edhe të grupit të « politikanëve » që po bisedonin me Sërbinë në emër të shqiptarëve të Kosovës!
Ky pranim i "vullnetshëm" i ndarjës së Mitrovicës dhe Kosovës ishte kapitulli më i dhimbshëm i Kosovës shqiptare! Mitrovica, me pelqimin edhe të "përfaqësuesve" të shqiptarëve (në fakt ishin të përzgjedhur nga "ndërkombëtarët"...), u nda në dy komuna: njëra shqiptare dhe tjetra serbe!! Fitorja e Hashim Thaçit dhe e grupit të tij i dha krah dialogut me Serbinë...!
Pavaresia e Kosoves u shpallë! Ngjarje madhore për kombin shqiptar... Por, çfarë ndodhi? Në vend se të zbatohejë dhe interpretohejë Plani i Ahtisarit në interes të Kosovës (madje edhe duke u përgaditur për ta ndryshuar në të mirë të saj), në vend se të merreshin masat për fuqizimin e vendit dhe të Pavarsisë së brishtë, Hashim Thaçi nisi me vrap një dialog të ri dhe të pa fund me Serbinë !
Zgjidhjet që ishin bërë me bisedimet e Vjenës dhe me Planin e Ahtisarit ishin të dëmshme dhe kërcënuese për tërësinë tokësore të Republikës, për funksionimin e saj dhe për një qëndrueshmëri politike dhe institucionale afatgjatë.
Prandaj, shqiptarët me të drejtë prisnin nga qeveria dhe institucionet e tyre (tashmë shtetërore...) ta rishikonin kushtetutën ahtisariane dhe zgjidhjet e propozuara prej saj, që ishin në dëm të Kosovës.
Mirëpo, në vend të kësaj, Qeveria Thaçi 1 e Thaçi 2, rifilloi dhe thelloi dialogun me Sërbinë për Kosovën dhe « statusin » e saj !! Me këto bisedime ndarjet brenda Kosovës (Kosova shqiptare dhe Kosova "serbe") u thelluan edhe më tej: u krijua pushteti i tretë me kompetenca ekzekutive ("zajednica" e komunave serbe...), u nda policia, u nda arsimi, u nda shendetesia, u nda toka shqiptare e Kosovës, u nda çdo gjë në "serbe" dhe në shqiptare ("kosovare")!!
Edhe pas vendosjës se barrikadave, edhe pas mbylljës së urës (vendosja e "kufirit", sipas Serbisë...) Hashimi dhe Edita vazhdonin dialogun në hotelet luksoze për pesë palë qejfe me Serbinë! Gjatë këtyre bisedimëve, « patriotët » e Kosovës nuk e përmenden asnjëherë çështjen e Kosovës Lindore dhe të shqiptarëve të pushtuar nga Serbia!
KFOR-i, EULEX-i, UNMIK-u, OSBE-ja dhe miqtë tanë ndërkombëtarë vazhdonin të talleshin me ndjenjat e shqiptarëve, nga njera anë, dhe duke u dhënë zemër serbëve dhe Serbisë, nga ana tjeter, që t'i mbanin dhe forconin barrikadat që ndanin Mitrovicën dhe Kosovën!
Këto ditë një grusht shqiptarësh "gjaknxehtë" ia mësynë urës dhe kërkonin hapjen e saj për qarkullim të lirë... Do të ngriten "politikanet" shqiptarë dhe e denuan protestën, sepse po ua prishka agjendën e dialogut me Serbinë! "Hapni rrugë dialogut...", thërrisnin ata përmes medieve!!
Kur po i dëgjoja dhe po i dëgjoj këta "politikanë" të shtrydhur (për mos me thënë ndryshe...) m'u krijua përshtypja që shqiptarët e paskan vendosur barrikadën mbi urë e jo serbët dhe Serbia!
Edhe këto ditë, pas trysnisë që po bëjnë hapur e fshehur miqtë tanë ndërkombëtarë (përfaqësuesit e tyre...) për formimin e qeverisë, "politikanët" e çdo krahu (përjashto VV-n që mezi po qëndron në këmbë...!) po nxitojnë të bëjnë deklarata dhe të betohen se dialogun me Sërbinë e kanë në mendje dhe në zemer, në qendër të politikës dhe të qeverisë së ardhshme! Kësaj i thonë politikë (e mjere) në Kosovë...!!
Në këtë situatë "miqve" tanë ndërkombëtarë nuk u mbetet tjeter veç t'ia japin mandatin atij që do të jetë më i përkushtuar dhe më bindës për vazhdimin e dialogut me Serbinë në dëm të Kosovës...!
Ska shqiptar normal që është kundër dialogut me çdo vend dhe për të gjitha çështjet, pra edhe me Serbinë.
Por, dialog për të mirën e Kosovës dhe për të mirën e dyanshme, edhe me Serbinë
Ashtu siç nuk ka shqiptar (përveç këtyre politikanëve të shtrydhur
) që do të pranonte të dialogonte me Sërbinë në dëm të Kosovës dhe në të mirë të Serbisë
Me këtë dialog Serbia është bërë ortake në Kosovë, është bërë kërcënim potencial dhë afatgjatë për sigurinë dhe të ardhmen e sigurtë të Republikës së Kosovës