Politikanët e përjetshëm
Shkraar nga Zejdush Kastrati
Pushteti është ilaci në të cilin politikanët kapen si në grep. Ata e blejnë atë nga votuesit, duke i përdorur paratë-e votuesve. (Richard.H.Nidhem)
Politika është art, punë e mision për procese, e jo për biznes dhe përfitime përsonale. Në politikë, duhet të japësh e jo të marrësh. Por fatkeqësisht, pothuaj, në tërë rajonin, e në veqanti, në Kosovë, apo thënë shkurt e shqip, në gjitha trojet shqiptare, aty ky elementi shqiptarë, ka pushtet e ka krijuar hapsirë veprimi për tu marrë me politikë, me përjashtime shumë të rralla, pothuaj, gjithë politikajtë tanë, përmes politikëbërjes, që ska lidhje me politikën që bëhët në perendim apo aty ku sundon rendi e ligji, po mbijetojnë dhe po sundojnë e po sillen si zot!
Këta politikajë, kanë arritur, në radhë të parë, të përfitojnë vet, pastaj të afërmit dhe miqtë e jaranat, e në anën tjetër, në kontinuitet, me fjalor e deklarata bombastike, të shumtën e rasteve, me përmbajtje të një diskursi patriotik , kanë arritur, të mashtrojnë popullatën e elektoratin, jo vetëm gjatë fushatës zgjedhore, dhe kështu, me vite të tëra, të mbesin ne skenën politike, duke mos hezituar, që të bëjnë veprime, që nuk përkojnë me asnjë element te nje lideri të ndershëm apo të ndërgjegjshëm, e të mos themi , atëdhedashës.
Skena politike në Kosovë, identifikohet e njihet, jo vetëm me liderë, që janë gjatë në politikë, por edhe me profile të kalibrit më të ultë, si deputet e ministra, disa edhe me përvojë nga koha e monizmit, , të cilët, profesionin e politikanit(më mirë me thënë të rrencit e hajnit) e kanë primar, edhe përkundër dështimeve , humbjeve, vjedhjeve, hetimeve
dhe kurrësesi e me kurrfarë cmimi, nuk heqin dorë, nga ky profesion i mallkuar sipas tyre, dhe nga ky biznes shumë fitimprurës.
Pothuaj, të gjithë politikanët kosovarë, që qëndruan gjatë në skenën politike, e që shumica janë akoma, por, edhe gjatë këtyre ditëve, po trumbetojnë e po promovohen, për tu akomoduar, edhe në të ardhmen , mund të themi se nuk reflektuan simpati, admirim e performancë, për të respektuar punën e tyre, por, u identifikuan edhe për uzurpime, imponime, vjedhje e keqëperdorime, pastaj, mbajtje të pushtetit me cdo kusht, dhe ne disa, raste edhe për servilizëm të tepruar, karshi liderit e faktorit të jashtëm, me të vetmin qëllim e dëshirë, për të mbetur sa më gjatë, në pushtet.
Dëshira e paskrupullt, që domosdo, dhe me cdo kusht, për të qenë në politikë, edhe në Kosovë , shikuar nga këndi i servilizmit të tepruar, dhe përkuljes nën cdo nivel, karshi cdo norme e kriteri, dhe pa parashtruar bile kriterin bazë, për të mos devalvuar nën nivelin e pozicioneve, që ka mbajtur më herët , mund të ilustrohet edhe me raste kur një ish Kryeministër, apo z kryministër, pranon të bëhët edhe ministër, e cfardo lloj pozite tjetër qeverisëse, vetëm e vetëm, të jetë ne politikë.Edhe rasti i një ish Presidenti, i cili u shkarkua nga kushtetuesja, edhe pse me vite po shfrytzon benefite presidenciale, sikur te mos ishte shkarkuar, ka kohë, që nuk po len gur pa lëkundur për tu kthyer ne poste të larta politike, por ka edhe raste tjera të shumta, që ka përjetuar skena e qoroditur, politike, kosovare.
Kur, kësaj, ia shtojmë dhe ilustrojmë, edhe shumë raste, kur, mjaftë përsonalitete të këtij soji e karakteri, që për momentin, janë, pjesë, e këti koloriti politik në Kosovë, kanë ndërruar parti të shumta politike e iniciativa, dhe ate, edhe nga ato që deklarativisht, e quajnë vehten, herë të djathta , e herë të majta, herë krahu i luftës, e herë krahu i paqës, herë me orientim programor për bashkim kombëtarë e herë pro europian, por me të vetmin qëllim e pikësynim, që të notojnë dhe të mbesin në profesionin e tyre të shumëpëlqyer, që e ka emrin për ta figurativisht- politikë.
Edhe pse nuk ka në mënyrë decidive me ligj limit, apo përkufizim të disa mandateve , nëpër disa poste, përkufizimi moral, më shumë se dy mandate është formula më e mirë dhe më respektative, për të lejuar që gjenarata e re, e cila domosdo do ta kete barrën e zhvillimeve, të jetë, pjesë e procesve dhe e sfidave, nëpër të cilat, po kalon dhe duhet të shkoj Kosova.
Eshtë veshtirë tu besohet deklaratave dhe prononcimeve që dolën nga goja e disa liderëve partiak e institucional, ditëve të fundit, kur mund të themi se klima elektorale, vetëm është prezente, jo vetëm nëpër takime formale dhe joformale partiake, e nëpër media, ku u përmendën edhe kërkesa e iniciativa për pastrim të listave, nga ata, që janë nën hetime, nga ata që dështuan në zgjedhjet e fundit lokale, pastaj, lista me duar të pastra, e disa kërkesa tjera, që nuk janë risi, vetëm për zgjedhjet e përgjithëshme që priten të mbahen së shpejti , por me një insistim dhe vetëdijësim, nuk është e pamundur, që, disa, nga këto kerkesa, edhe mund të realizohen dhe jetësohen.
Jemi dëshmitar, se votuesi kosovar, në zgjedhjet e fundit lokale, ishte vërtet sovrani, dhe pothuaj, në krahasim, me të gjitha zgjedhjet, të mbajtura, qofshin ato nacionale apo lokale, deri më tash, në Kosovën e pasluftës, ky votues , kësaj radhe, me votën e dhënë, në mënyrë plebicitare, e gjeti vendin e vet, dhe dëshmoi qartë, se kur don, dinë edhe të penalizoj, ata, që nuk mbajnë premtimin, dhe nuk respektojnë votën, e obligimin, që kanë, ndaj popullatës.
Po ky elektoratë, që u vlersua me notë mjaftë të lartë në zgjedhjet lokale, padyshim, është indikatori dhe faktori kyq, që edhe në zgjedhjet e përgjithshme nacioanle, që po priten të mbahen së shpejti, të veproj me menquri e dinjitet, dhe të votoj, vetëm për ata , që në përsonalitetin e tyre, ngërthejnë vërtyte qytetarie dhe dinjiteti, vlera morale e njerzore, qendrime parimore karshi popullit të tyre por edhe faktorit të jashtëm, me cka vetëvetiu, në mënyrë shumë civilizuese dhe demokratike , do të eleminoheshin, pjesa dërmuese, e kastës aktuale e politikajve, dhe e atyre, të cilët, gjatë këtyre viteve , me popullin që i zgjodhi, (apo me vota të vjedhura), u sollën, si pashai me skllavët, kurse me bugjetin e pronën e pasurin shtetrore, sikur ajo të ishte, prone e ndonjë vendi armik, e jo e Kosovës, si vend dhe shtet i vetëm që kemi.
Me siguri ditëve dhe mujave në vazhdim, do të ballafaqohemi me fushatën e cila, e orkestruar nga akterët e këtyre karvaneve me politikajë senior dhe të përjetshëm, që do tia mësyjnë shumicës së vendbanimeve të Kosovës , dhe do të na premtojnë një të ardhme alla kaliforniane, për vendin dhe popullin, por nese bazohemi vetëm në sukseset e deritashme në aspektin e përgjithshëm shtetror, dhe në përfitimin përsonal të këtyre politikajve të përjetshëm, atëherë, edhe në këto zgjedhje, votuesi kosovarë, duhet ta dënoj rrencin, hajnin, mashtruesin, servilin,
e ta shpërblej një gjeneratë tjetër politikajshë, që (edhe mund) të shpresojmë se do të punojne dhe sillen ndryshe .
Pra, mos tu besojmë deklaratave dhe premtimeve të liderëve e atyre që me vite të tëra, nuk bën as minimumin e atyre që premtuan, por tu japim rastin disa të tjerëve, e të tillë ka dhe gjinden, por duhet mbështetur, e dhënë rastin për tu treguar e dëshmuar.