29 Dhjetor 2024

Politika perfide e spastrimit entik nga Serbia ndaj Luginës së Preshevës

Shkruar nga Valon Jashari

Ç’burgosja e ndjenjës nga padituria dhe robëria janë vyrtytet bazë që një komb të filloj rrugën e lirisë, dhe se njeriu nuk ka detyr më të lartë se sa kërkimin dhe mbrojtjen e lirisë.

Me që njohja e dinjitetit të lindur të të drjejtave të barabarta dhe të patjetërsueshme të të gjithë njerzimit, është themel i lirisë, drejtësis dhe paqes në botë, mos rrespektimi dhe shkelja e të drejtave  të njeriut çonte në veprime barbare, fyen ndërgjegjën njerzore dhe me që krijimi i një bote në të cilën njerzit do të gëzojn lirin, lirinë e fjalës, lirinë nga friga, dhuna, skamja, janë shpallur si aspiratet më të larta të njerzimit.

Është qensore që të drejtat e njeriut  të mbrohen nga sistemi juridik ku do të sundoj ligji, që njeriu të mos shtrëngohet, shtypet në robëri që të vjerë deri te rebelimi e kryengritja kundër trianis, robëris dhe shtypjes duke përdorur atë si mjet të fundit.

Duke pasur parasysh se ndryshimet rrënjësore që janë bërë në histrorin e Europës, kanë  treguar se mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe pakicave kombëtare është thelbësore për stabilizimin, sigurin demokratike dhe për paqën në këtë kontinent.

Një shoqëri pluraliste dhe vërtet demokratike, jo vetëm që duhet ta rrespektoj identitetin etnik, kulturor, gjuhsor të  çdo personi apo pakice kombëtare por edhe të krijoj kushte të përshtatshme që ua mundëson atyreve ta shprehin ta  ruajn dhe ta zhvillojn këtë identitet.

Krijimi i jë klime të tolerancës  e të dialogut është e nevojshme që shumëllojshmëria kulturore të jetë burim dhe faktor i pasurimit të çdo shoqërie, e jo ndarje dhe realizim i një Europe me vlera të larta si tolerante dhe rrespektuse e të drejtave të njeriut, nuk nvart se sa shteti me plotë gojën hapur thirret në demokraci, sic është Serbia por se sa shteti nga afër rrespekton liritë dhe të drejtat e njeriut, se fundja jemi në  shkullin XXI, ku popujt dhe kombet duhet të jetojn në një  fqinjësi miqësor me njëri tjetrin. Jo rastësisht e fillova këtë  shkrim me disa nga parimet e OKB-së, e Konventave për të drejtat e Njeriut, duke marrë  si shkas për realitetin e hidhur politik në Preshevë, Bujanocë dhe Medvegjë.

Gjendja poltike në Preshevë, Bujanocë dhe Medvegjë është e  rënd si pasoj e represionit policor e ushtarak të Serbis që po ushtron në këtë rajon të banuar me  popullat shqipëtare. Serbia si shkelse e të gjithave normave ndërkombëtar për të drejtat e njeriut në Luginë duke diskriminuar shqiptarët në  çdo sferë të jetës, që nga e drejta për të jetuar i lirë, pa frigë pa dhunë e represion, liris së shkollimit së gjuhën amtare, lirisë së përdorimit të simboleve kombëtare, lirisë për të drejtat e tyre elemntare politike, është shteti më autroitar në rajon ndaj dhe shkelsja më e madhe e këtyre të drejtave elemntare.

Presheva, Bujanoci dhe Medvegja janë tri qytetet  shqipëtare që po përballen me forma më perfide të spastrimit etnik atë edhe gjatë shekullit XXI, ku tashmë Medvegja është spastruar nga popullata shqipëtare dhe ajo e Preshevës dhe Bujanocit afërsisht janë përgjysmuar për vetëm një periudhë pesëmbëdhejtë vjecare.

   Ky rajon më i militarizuar i ballakanit për kokë të banorit, vetëm që të ngjallin frigë e pasiguri dhe të prodhojn dhunë e mbanë të stërngarkuar ushtarakisht këtë rajon Serbia.

 Varfëria e  qëllimshme është sanksionuar me Konventën e  Gjenevës si forma më e egër e gjenocidit ku shteti serb  ka  politik  speciale në këtë drejtim duke  zbatur në  këto tri Komuna shqiëtare. Serbia në mënyr shumë moderne e të heshtur po realizon aspiratat e saja shoveniste kundër shqipëtarve të kësaj ane, këtu duhet shtuar faktin se këtë shpërngulje me elemnte të gjenocidit në mënyr të heshtur po e  aprovon e gjithë  klasa politike në Preshevë, Bujanocë dhe Medvegjë dhe pjesë të përgjegjesis historike  bart gjithsesi edhe Prishtina  dhe Tirana, ku asnjëher deri më tani nuk kanë ngritur zërin nëpër isntanca e maekanizma ndërkomtarë vendimarrse.

   Se sa  është klasa politike e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në nivelin e përgjegjësis historike këtë më së miri e dëshmojn rrethanat politike që po mbretron në këtë rajon, si një epok e errët e vazhdimsis së robëris historike, është për të ardhur keq se sa të paditur politikisht janë dhe sa injoranta janë para sfidave me të cilat duhen të përballen, me një fjal me një nivel të ultë për të mos thënë  subjekte e lider pa ngritje elemntare të vetëdijes kombëtare.

   Është e rrugës që shqiptarët të lënë me një anë mendimet e tyre të pathemelta edhe dëshpruse, për hirë të lirisë së kombit tonë të coptuar padrejtësisht, do të ishte me interest të i’u referohem letrës së Edit Durhamit që i’a drejton Parashqevi Qirijazit më 20 Maj të viti 1917 ku ndër të tjera thekson se ,,armiku i shqipëtarve  është vetvetja”.

Shumë kisha dashur për të shpresuar që më 28 Nëntor për një unifikim politik të klasës politike, ku duhej ti shërbej si parim bazë që për çështjen madhore, e kam  fjalen për  të derjtat e shqipëtarve dhe  ambicjet politike të shqiptarve  të jenë të unifikuar, dhe jo të veprojn si deri më tani duke luftuar njëra tjetrën në  forma të ndryshme edhe atë gjithnjë duke pasur edhe gadishmërin e Beogradit që të mbështes ndonjërën nga ato, për të i’u kundërvën palës tjetër. Subjekte të cilat vetëm e vetëm për disa funksione të pushtetit lokal, dhe një rrogë janë në gjendje me vetëdije të i dëmtojn interesat e popullit shqipëtar.

 Në këtë aspekt Tirana dhe Prishtian duhet treguar gadishmeri them hipotetikishte për ti qortuar veprimet e ketyreve liderve  që përfaqësoj  jo më shumë  se nga një lagje as me më  shumë se nga një  elektorat  nga pesmijë banorë duke pasur parasysh numrin e banorve dhe numirn e   shumët  të  subjekteve politike që janë. Vlen të ceket se viteve të fundit me politikën shumë dinake të Vuciqit, thuaj se të gjitha subjektet politike në Luginë, kanë rënë në grackat e tij, duke i’u bërë favore të caktuara Beogradit, kurse në anën tjetër duke e dëmtuar çështjen shqipëtare.

   Një dukuri  endemike në ballkan ajo e korrupcionit por në këtë rast në Luginë ka një konatacion të qëllimshëm politik të dirigjuar nga nga shteti serb,dhe qarqe të caktuara, edhe pse shteti serb në mënyr të hapur në aspketin ekonomik na diskriminon, kjo lë shumë të kuptoj pasi Komunës së Preshevës i ndahet një buxhet shumë i ultë, afërsisht sa një qytetzë e vogël serbe që ka buxhetin në Kosovë, kësaj cështje kur të i’a vëmë shkallën e lartë të korrupsionit të subjekteve politike shqipëtare në qeverisjen lokale me direktivat e shtetit serb që të keqpërdoret ai pak buxhet në mënyrën më të madhe të mundshme dhe në mënyr që Serbia ti arrijë objektivat e saj politike  kundër kësaj popullate, atë të shpërnguljes.

Kjo klas politike tregon më së miri pavullnetin politik të subjekteve politike shqipëtare se nuk janë të interesuara as edhe një pikë për të shtyr përpara çështjen e arsimit me tekste nga Tirana e Prishtina, ku janë nxënsit e fundit në kontinentin europian që i’u mohohet kjo e drejtë elementare, drisa  tash së fundi  po hapen paralele shqipe  edhe në Ukrain për fëmijët shqiptar, këtu duhet përqendime më të mira strategjike të Prishtinës dhe Tiranës pasi që vetëm Serbia  dhe Turqia i’a mohojen  dhe  lufojn shkollën shqipe.

   Përpjekjete fundit nga Myftinia e Preshevës në bashkpunim me  Myftinin e Republikës në Beograd dhe nga një organizat joqeveritare turke, që të themelojn Qendrën Islamike në Preshevë, është e dëmshme dhe me qëllime pan-slaviste e pan-islamiste dhe në dëmë të çështjes shqipëtare, këtu duhet inkurajur Shoqatën për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore që e kundërshtoi këtë përpjekje. Këtë dukuri mundesh të e vëresh posa të futesh në Preshevë  ku shihet se sa kanë investuar në objekte fetare konkretishtë në këtë rastë në Xhami, të mbushet mendja se je në Arabi, e jo në një tokë shqipëtare europiane, të gjitha këto kanë një sqarim se kështu i shkohet për shtati politikës së Beogradit, projektit të Vasa Çubrilloviqit, që shqipëtarve lejoja fenë, atë qoftë nevoja duke ndikuar përmes Imamëve, por asesi gjuhën shqipe, histroin e kulturën e tyre shqipëtare.

   Prishtina duhet që  të ndaloj rreptësisht  dhenjen e shtetsis banorve të Luginës pasi  kështu po i bie  që vet Prishtina do ti kontribuoj shpërnguljes së popullatës, duhet të krijoj modalitet të pranueshme ndërkombtarisht edhe për ata qytetar që  gjenden në Kosovë  por mbi të gjitha të kontribuoj për kthyerjen e tyre në vendlindje, dhe përkrhjen në sfrera të ndryshme kulturore  e ekonomike, kur dihet që  Beogradi për sërbët e kosovës ka një buxhet të veçant miljonsh  e Prishtina e Tirana nuk  kanë  asnjë centë në këtë drejtim e madje  as që kanë ndonjë plan  kokrek  deri me tani.

  Mundësit e vogla shpesh janë fillimi i mundësive të mëdha, duhet tregoht Prishtina e kujdesëshme shumë në raport me cështjen e Luginës dhe të shpreh gadishmërin më të madhe me Tiranën dhe bashkësin ndërkombëtare që të fillohet një raund i bisedimeve për  këtë pjesë, pasi që një rrezik i një konflikti është shumë evident duke pasur parasysh orjetimin e Sërbis sa pro-evropian aq edhe pro-ruse, dhe prezenca Ruse është shumë evidente në Bllkan dhe shumë e interesuar për destabilizim dhe këtu kur  e marrim për bazë edhe shkallë e terrorizmit global në këtë rastë  rëndësia strategjike e Preshevës si nyje ballkanike është një sfid dhe mundësi e një krize ndërkombëtare.

/Autori është Ish-Kryetar i Lëvizjes së Lirisë, lëvizje politike që vepron në Preshevë, Bujanocë dhe Medvegjë dhe ish i burgosur nga EULEX-i në grupene  e Dobrosinit sic njihet, dhe tani  ende në këtë proces gjyqësor të pa përfunduar/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)