Politika para negociatave
Shkruar nga Bahri Bivolaku
Frikacaku ka frikë nga hija e tij. Kështu thotë një fjalë e urtë popullore, e cila mendoj se më së miri u adresohet një grupi politikanësh apo opinionistësh të cilët sot po mundohen të faktorizojnë vehten me një kauzë politike të nxjerrë nga një shqetsim në opinion duke ndjellur frikën se do të ndodh kështu e ashtu, dhe nga bisedimet do të vihet në proces Asocioni plus apo shkëmbimi.
Mendimet e tilla, gjithsesi sugjestive, kanë për bazë konceptin mbi mendimin politik, jo pozitiv të bazuar në elementin e frikës.
Frika bazohet në fajësi dhe unë nuk e kam të qartë se cili është faji i Kosovës për të pasur frikë që këto çështje të kenë qëndrime racionale. Pse gjithë kjo zhurmë, pse gjithë kjo frikë, pse gjithë kjo thirje për lënqime politike dhe nga kush se?
Nga ata që deri dje rrinin me një këmbë, të gatshëm për gjëra të tilla dhe madje këtë model politikanësh gjithë kohën i shihje pranë ambasadave, ndërkaq aktivitetin e tillë e kishin shëndrruar në profesion. Të tillëve, siç duket , ky profesion më nuk u ecën , dhe tani kan marur rolin të i këshillojnë drejtuesit e rinj të një koncepti të vjetër në politikë.
Po i këshillojn për arratinë politike të Kosovës karshi botës e miqve të saj dhe sugjerojnë politikën e folklorit refuzues të përcjellur me polarizime e demonizime.
Ky këshillim a qëndrim politik nuk i shtyn proceset përpara, por që i ngulfatë proceset me mjete më vullgaret. Ata që i duan të mirën vendit, triumfojnë mbi FRIKËN e VET, në mënyrë që Kosova të mos mbetet peng i problemit.
Kosova mbetet peng i problemit nëse politikanët e tillë nuk e kapërcejnë këtë frikë personale dhe këtë qasje politike, nëse nuk ndalojnë së instaluari këtë mentalitet refuzues rreth proceseve dhe pozicionit të Kosovës! Shteti i Veçantë apo e veçanta e shtetit të cilin nuk e kupton brezi revulicionar i të menduarit!
Përvjetori i 12 qershorit, ditës së çlirimit të Kosovës të gjithëve na ndalë për një çast nga dinamika e jetës, na kthen në një të kaluar e cila ndërlidhet me të tashmen e që duhet të paraqitet po në këtë formë edhe më të ardhmen e këtij vendi.
Duke e kujtuar këtë histori, mu kujtua edhe një anektodë e lexuar kaherë: “Një natë Nastradini, ndërsa flinte, shtyu me nxitim të shoqen dhe thirri, aman o grua, shpejt më jep syzet. Për çka i do në këtë orë o lum? – i’a pret gruaja. Po e shoh një ëndërr të mirë, mirëpo janë disa gjëra që nuk i dallojë mirë, prandaj i dua syzet që ëndërren ta shikoj siç është.”
Anektoda tregon thelbin e politikës dalluese në Kosovë, pasi disa akterë të saj veprimin politik e nxjerrin nëpërmjet kujtesës dhe parashikimit siç do të dëshironin duke harruar realen e mënyrës së veçant të bërjes së shtetit të Kosovës.
Ky fokusim të bënë ta humbasësh të sotmen. Po harrojn se petku për Kosovën qepej më herët, qepej tek numri i pamjaftueshëm i ushtarëve të lirisë dhe hyzmeti i saktë që i bëmë si popull. Petku sot për Kosovën është i veçant, kolorit, pasi ky ishte hyzmeti ynë gjatë bisedimeve të Vienës e i pasqyruar në dokumentin e ish – presidentit Ahtisari.
Shikuar historikisht Kosova në vitet e fundit të perandorisë osmane ishte njësi e veçant administrative dhe se ky fakt përkundër përpjekjeve nuk ishte i mjaftueshëm për të arritur dhe bërë shtet ashtu siç bënë të tjerët. Vitet më pas njihen si vite ku jetonte një popull i shtypur në një territor të kontestuar.
Në këtë gjendje Kosovën e gjeti edhe përfundimi i Luftës së Dytë Botërore e që ish – jugosllavia i’a bashkoi territorit të vetë. Vite më vonë, hegjemonizmi serb në të tendencë për krijimin e serbisë së madhe, solli shpërbërjen e krijesës artificiale të quajtur Jugosllavi.
Shqiptarët në Kosovë e shihnin si mundësi për të ecur drejt realizimit të ëndërrës së tyre. Kriza e kësaj krijese për herë të parë u shfaq në demostratat e vitit 1981 dhe reagimi serb karshi kërkesave të shqiptarëve.
Orientimi pro-perëndimor i rezistencës civile dhe ushtarake në Kosovë krijoi kushte për shtetin e Kosovës Kriza e Kosovës u rishfaq në vitet 1988 – 89, kur dhe u shfuqizua statusi juridik i saj nga hegjemonizmi serb. Shqiptarët në këtë kohë fuqishëm u përcaktuan në orientimin perëndimor për liri, demokraci dhe shtet të pavarur.
Në aspektin e gjeo-politikës kishte lëvizje pozitive në realizimin të këtij synimi. Fundi i Luftës së Ftohtë dhe shfaqja e amerikës si superfuqi e vetme botërore, ishin rast i mirë në realizimin e aspiratave të shqiptarëve.
Synimi i diplomacisë amerikane, për mbështetje të popujve që jetojnë në institucione të lira dhe demokratike përputheshin me kërkesat e shqiptarëve në Kosovë.
Më parë kemi parasysh vitet e dështimit të politikës parandaluese të konflikteve nga diplomacia europiane dhe amerikane në Ballkan përgjithësisht, e në Kosovë veçanërisht karshi synimit të qartë të hegjemonizmit serb.
Në këto vite, Serbia për t’i arritur objektivat e saja përdori aparteidin dhe gjenocidin ndaj popullit në Kosovë, gjë që rezultoi me luftën e armatosur .
Drejtuesit e luftës nga shqiptarët arritën qartë ta drejtonin këtë rezistencë në vlerat pro-perëndimore.
Tendenca e Serbisë që në Kosovë të bëjë spastrim etnik solli ndërhyrjen humanitare ndërkombëtare nga NATO dhe përzënien e trupave militare të Serbisë nga Kosova.
Më 9 qershor të vitit 1999, u arrit marrëveshja ushtarake – teknike në mes të NATO-së dhe Serbisë për largimin e të gjitha forcave serbe.
Kjo luftë mori fund pas 78 ditë bombardimi. Një ditë më pas, Këshilli i Sigurimi i OKB-së miratoi rezolutën 1244, që precizonte shumë kufizime për statusin e ardhshëm juridik të Kosovës.
Kapitulli i veçantë në rrugëtimin e shtetit të Kosovës shënohet me fillimin e administrimit ndërkombëtar nga OKB-ja e më pas procesi i pavarësisë së mbikëqyrur dhe pavarësia e Kosovës si projekt i realizuar i politikës vendore dhe ndërkombëtare.
Në këtë ditë kujtojmë kontribuesit e saj Orientimi pro-perëndimor i rezistencës civile në Kosovë shënon një kthesë historike për të arritur mbështetjen e duhur politike nga drejtuesit e saj, dhe ky fakt konsiderohet të jetë kontribues në krijimin e shtetit të Kosovës.
I tillë ishte edhe përkushtimi i rezistencës së armatosur, andaj lufta, dëshmorët e saj dhe martirët konsiderohen kontribuesit kryesorë të lirisë. Rol të veçantë të arritjes së mbështetjes në kërkesat politike të shqiptarëve të Kosovës pati shteti i shqiptarë e pastaj edhe mërgata e jonë.
Në këtë përvjetor të pavarësisë s’ka se si të mos e kujtojmë kontributin e Kongresmenëve amerikanë si: Tom Lantos, Bob Dole, Eliot Engel, Joe Biden, John MeCain pastaj John Kerry William Walker etj.
Kujtojmë diplomatin amerikan Holbrook e veçanërisht sekretaren Albright dhe rolin aktiv të saj në Konferencën për Kosovën në Rambuillet.
Kujtojmë politikanin e rryer që konsiderohet se e rrumbullaksoi tërë këtë proces – Marti Ahtisarin. Kosova duke kaluar nëpër këto procese ka kufizimi të shtetësisë së saj, e të cilat mund të tejkalohen me politikë aktive vendore dhe në bashkëpunim me ata që ndihmuan në krijimin e këtij shteti.
Mesazhi politik për aktualitetin Të mençurit thonë se e sotmja është kujtimi i së djeshmes, e nesërmja ëndrra e të sotme, mbase politika jonë, qëndrimet duhet t’i artikulojë për të pasnesërmen.
Kosovën e pret një rrugë e gjatë, e vendosur dhe me vizion për ta pasur petkun e vet e që do t’i bije tamam.
Ky përvjetor mbase duhet të na shërbejë për këndellje dhe qartësi në rrugën për të pasnesërmen. Kapërcimi me sukses i të tashmes politike dhe qartësimi i qëllimit të madh për të ardhmen e vendit është fusha politike për partitë në Kosovë.
Në Kosovë por edhe në shumicën e vendeve të botës ka kohë që miti, idealja, ia ka dorëzuar armët arsyes, andaj politika e cila kërkon të vërtetën e fundit duke e braktisur jetën e përcaktuar nga detyrimet e saj në këtë universalitet është vështirë të realizohet. Kultura e debatit duhet ndryshuar nga shikimi vetëm bardh e zi i gjërave.