01 Janar 2025

Politika në Kosovë dhe porositë e Victoria Nuland

Shkruar nga Bahri Bivolaku

Të shkruash për rolin shumë të fuqishëm të diplomacisë amerikane në procesin e shtetkrijimit të Kosovës nuk është asgjë e veçantë.

Roli i saj ishte vendimtar, mjafton të kujtojmë kontributin e të dërguarit të SHBA-ve për Kosovën, Frank Wisner në Grupin Negociator e më pas edhe të të gjithë administratës së këtij vendi.

Kujtojmë veç sa negociata të zhvilluara me Rusinë për Kosovën më 20 prill 2007, pastaj presionit të kësaj diplomacie ndaj shteteve anëtare të BE-së, e veçanërisht në samitin SHBA – BE të mbajtur me 30 korrik 2007.

Kujtojmë deklaratat e Presidentit Bush gjatë vizitës në Itali dhe Shqipëri më 10 qershor 2007 dhe shohim mbështetjen që dha ky vend për “shtetësinë e kontestuar” të Kosovës.

Politika në Kosovë duhet mirë të dëgjoj mbase për t’i kuptuar mesazhet që sjellë Victoria Nuland në Prishtinë për të bërë hapat e duhur dhe për të ecur në drejtimin e duhur, ndryshe mund të bëhemi edhe pa dashje e dije pjesë e një regjioni të ndikimeve tjera.

Roli i SHBA-ve, jo vetëm në menaxhimin e procesit të shtetkrijimit të Kosovës, por edhe në sigurinë e përgjithshme rajonale është jetik, andaj edhe porositë duhet kuptuar qartë dhe në këtë kontest.

Demarkacioni, vazhdimi i dialogut me Serbinë, luftimi i korrupsionit e tjera, janë fusha të politikës së brendshme, po aq sa janë edhe fusha të globalizmit, të cilat i shërbejnë sigurisë së përgjithshme rajonale.

Politika në Kosovë karshi këtyre porosive, duhet t’i bëj veprimet e matura e shumë pragmatike për t’u përgatitur qartë për të qenë pjesë e NATO-s dhe proceseve integruese europiane.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)