Po këta te malit - cubat vërtetë janë fajtorë
Vetëm gjyqësori, pas hetimeve dhe procedurave tjera të administrimit të provave, mund të konstatojë dhe te marrë vendim për dikend se a e ka bërë apo jo një vepër për të cilën fillimisht akuzohet e, më pas, edhe dënohet me një vendim të plotëfuqishëm.
Andaj, akuzat që i dëgjojmë dhe lexojmë, në veçanti përmes rrjeteve sociale që janë jashtë çdo kontrolli dhe përgjegjësie, por edhe medieve tjera të shkruara dhe elektronike, se ata janë hajna, ata janë vrasës, ata janë uzurpatorë, ata janë falsifikatorë, ata janëdhunuesata janë e keqja dhe e zeza e këtij vendi, e që të shumtën e rasteve, quhen edhe -ata të malit, apo cuba që aludohet, për ish komandantë të UÇK-së, janë dukuri dhe fenomene që çdo ditë e më tepër, po gjejnë hapësirë jo vetëm në medie, por edhe në bisedat e kuloareve, dhe ate në rrethe, nga më të ndryshmet!
Dhe, vërtetë, se a janë hajna, a janë uzurpatorë, a janë falsifikatorë, a janë zhvatës, dhunues...disa komandantë dhe disa udhëheqës të UÇK-së, nuk ka dilema fare, dhe me siguri ka edhe të tillë, dhe fatkeqësisht, është shumë keq, dhe shumë e dëmshme, në radhë të parë, për vet UÇK-në, por, gjithësesi, një njollë shumë e keqe, edhe për ne, si popull e shtet, megjithatë, një gjë duhet ta kemi të qartë dhe të pajtohemi, e pranuam apo jo, se pa këta, hajna, pa këta uzurpatorë, pa këta zhvatës, pa këta falsifikatorë, pa këta dhunues, pa këta të malit dhe cuba...ne, kurrën e kurrës, nuk do te ishim ata që jemi sot, në radhë të parë, nuk do te ishim të lirë, nuk do të flisnim lirshëm, nuk do të gumzhonte sheshi Nëna Terezee shumë sheshe tjera nga fëmijë, të rinjë, qifte e të moshuar, gjithnjë duke frymuar shqip, pa frikë se një regjim fashist, siç ishte ai i Serbisë së Milloshit, do të na torturojë dhe dhunojë, vetëm pse jemi shqiptarë, flasim shqip, mendojmë shqip, jetojmë shqip por nuk i pengojmë të tjerët të jetojnë ashtu si ndjehen dhe ashtu si duan.
Thuaja askush nuk është i kënaqur me zhvillimet dhe proceset që në kanë percjellë gjatë këtij 17 vjeçari në Kosovën e pasluftës, dhe kuptohet përgjegjësinë më të madhe për këto dështime e bartin liderët, pa dallime partiake e politike, në veçanti këtate malit -cubat, me theks te posaçëm, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, Limaj... por edhe të tjerët, megjithatë, nuk është çdo gjë zi dhe dekurajim total, siç po na prezentohet, nga disa largpamës miop (shkurtpamës) , edhe disa (b)analista, andaj, larg opcioneve e deklaratave bombastike, hajde gjithë këtë çka u punua deri tash, ta shkatërrojme, sepse, ne, do ta ndertojmë, një Kosovë tjetër, një Kosovë, te re, një Kosovë të vëllazërim bashkimit siç e patën ndërtuar të parët tanë, rrugën e të cilëve po e ndjekim me përkushtim dhe fleksibilitet (lakim kurrizi deri në përulje) !
Një gjë duhet thënë troq e haptas; (unë mendoj kështu, mos u pajtoni nëse mendoni ndryshe) se pa këta te malit- cubat, (pos Nato-s), me këta të luftës paqësore, me këta te UJDI-t, me jugo nostalgjikët, me spermatozoidët e UDB-së dhe BIA-së, me disa që ikën me dimi dhe të rruar jashtë Kosoves, disa që rruan mjekrra, me disa që edhe shkuan deri në kufi me Maqedoninë me uniformë te policisë serbe, me disa që rehatinë e gjetën në kampet e Stankovecit, Kukësit e jashtë Kosovës, me enëlarës të Londrës që erdhën në Kosovë pas përfundimit të luftës, pa dhënë as kontributin simbolik për vendin, me 5 peni në xhep kurse tash u bënë pronarë të banesave dhe pallateve dhe me llogari të stërmbushur me 200 e më shumë mijëra euro, me disa që gjatë luftës u mëshehën në gropa kompirash, policia dhe ushtria me tërë aparatin shtetërorë serbë, këmbëkryq, do te ishte, ende ne Kosovë dhe veshtirë se do të mund të mbijetonim gjatë!
Po, këta te malit -cubatkanë bërë shumë gabime, madje edhe të pafalshme, por, kur po na flasin, për shtetndërtimin, moralin politik e kombetar, disa që me tërë qenien, dhe gjenetikisht me gjysh e katragjysh, i shërbyen Ish Jugosllavisë dhe Serbisë, e që pikërisht kur disave, nga këta, te malit - cubat , pas qershorit 99, ua qorroi zoti sytë dhe mendjen, dhe u orientuan vetëm pas pasurimit, disa rrahagjoksa të sotëm, edhe me ndihmën e këtyre të malit -cubatu futën brenda dhe i akomoduan në pozita shumë të larta nëpër Institucionet e Kosoves, pastaj, disa të tjerë, bënë miliona e miliona, falë pikërisht, këtyretë malit m- cubave, atëherë, nuk është për tu habitur, që edhe kritikat më të shumta, më të rënda, më akuzuese dhe më të paskrupullta, po vinë, nga këto kategori dhe këta persona, që kerkojnë vetëm mjegull, tym e amulli, dhe, që kanë bërë pasuri milioneshe, po gjatë këtij 17 vjeçari, qoftë me tregti, por edhe me medie, me licenca te falura nga UNMIK-u por edhe para te pista, nga fonde te dyshimta madje edhe nga Serbia që e konsiderojnë si nënë të tyre politike dhe kombëtare.
Pse vjen puna në këtë derexhe, siç thotë populli, dhe përmes sheshit të Prishtinës, por edhe shesheve tjera të Kosovës, pa fije marre e turpi, pa kurrfarë frike, madje me kokën lartë sikur të ishin çlirimtarë vet, sillen e mbështillen edhe persona që ishin të veshur nën petkun e UDB-se, Kos-it, ata që diferencuan e dënuan shqiptarë vetëm pse kërkonin të drejtat e tyre, ndërsa, disa nga ish komandantat e UCK-së, ose janë në burgje, disa ikin nga turma, disa kanë ikur jashtë shtetit, të shumtën e rasteve, për keqpërdorim fondesh, zhvatje, hajni, uzurpime, ...veprime që korespondojnë me deklaratën e Adem Demacit, Bacës së Madh që u duhej vetëm kur ishin në rrezik, i cili menjëherë pas përfundimit të luftës, në një takim ne hotelin Grand, ku ishin shumica e komandantëve të UÇK-së u pati thënë se: Do të vjen një kohë që ju që keni mbetur të gjallë do tua keni lakmi atyre që kanë rënë për liri dhe gjithashtu se ; do të vjen një kohë që nuk do të mbetet kush pa u koritë.....
Vertet keta te malit - cubat kanë faje dhe kanë bërë gabime, por pa ta, me disa që tash po qajnë me lot krokodili, e që na defilonin atë kohë me mburrje me xhipa me tabela BG, e që tash i kanë kthye ne TR (madje turpërisht e kanë fituar shtetësinë shqiptare kur përmbajtjen e kanë 100% jugosllave), gjithnjë, në emër te kombit, shtetit, do ishim ende fatosa të Titos dhe kumbarë të Millosheviqit dhe do ta dëgjonim Llepa Brenën dhe Cecën e Arkanit.
Duket se këta nostalgjikë duan rikthimin e atyre kohëve dhe për këtë arsye duhet të eliminohen këta të malit cubat prandaj ju ofrojnë shërbime të gjithëve që u ndihmojnë në realizimin e këtij qëllimi e sidomos ndërkombëtarëve të cilëve për 24 orë u ofrojnë shërbime orale, verbale, logjistike dhe materiale ! Aq për horrat, sa nuk na mbuluan morrat !