27 Dhjetor 2024

Po du mu ba deputet

Nuk ka shtrat më të mirë se ndërgjegjia e pastër. (Th.Tuser)
                                 
Shkruar nga Zejdush Kastrati
   
Menjiherë pas përfundimit të zgjedhjeve të përgjithshm dhe (të jashtëzakonshme) të dhjetorit të vitit 2010, reagimet dhe opinionet,  edhe publikisht, por në veqanti, koluareve, dhe nëpër ndeja, e besa, edhe nëpër takime mortore, ku fatkeqësisht, shqiptarët, edhe aty, po  tregojnë më së shumti  “patriotizmin” dhe aftësitë e tyre për tu “shfry”, përfshirja e disa përsonave – (anonimus, në politikë) me pozitën e të zgjedhurit të popullit, atë kohë, komentohej si një dështim i radhës i Hashim Thaçit, dhe  PDK-së, si partia më e madhe, dhe që mori (vodhi) vota më së shumti, por, nuk kurseheshin edhe emra deputetësh të subjekteve tjera politike, që atë kohë, u bën pjesë, e parlamentarizmit në ligjislacionin kosovarë.
  
E veqanta e një pjese, të deputetëve, të partisë më të madhe, sa i përket numrit të deputetëve në këtë legjislacion, pra të PDK-së, ishte se ata identifikoheshin në opinion, por edhe nëpër medie, si të përfolur për afera të dyshimta, si pjesë të SHIK-ut, me alltia e me pasuri të dyshimtë, pjesë të klaneve e të dhunës, dhe ishte nje bindje se kjo strukturë përbërjeje parlamenti, nuk do të ket jetë të gjatë, dhe shumë shpejt do të shpërbëhej, apo do të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme.
  
Edhe për partinë e dytë, sa i përket numrit të deputetëve në këtë përberje të legjislacionit, pra për LDK-në, por edhe AAK-në, e të mos flasim për AKR-në, flitej se shumica e tyre janë njerëz pa bagazh e njerëz të dështuar, disa të përzgjedhur nga SHIK-u e vet Hashim Thaçi, kurse për Vetëvendosjen, mendohej se hyrja e tyre për herë të parë në Parlament, do të sjell risi dhe freski, dhe pritjet ishin shumë të mëdha.
  
Flitej, se mjaftë prej këtyre deputetëve, shumë shpejt, do të arrestohen, sepse, nuk mungonin edhe deklaratat nga “opinionistë të rangut të lartë” se ata, kanë informata të besueshme, se ndërkombëtarët shpejt do të veprojnë, por gjithashtu, flitej se edhe mes deputetëve, do të ketë perplasje të ashpra e mosëpajtime dhe konfrontime, dhe se ky legjislacion, i ka ditët e numëruara. 
  
Por, ja, ky legjislacion, me kët përbërje e strukturë, me ndryshime shumë të vogla, pos, disa deputetë që shkuan në pozita kryetarë komunash pas zgjedhjeve lokale, me vetëm një të arrestuar, pasi që pos punës së deputetit, kishte hapur edhe “ambasadë “në shtëpinë e “shejtë” dhe lëshonte viza, po e përmbyll vitin e katërt, dhe po i numron ditët kur do të shpërbehët apo shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme, por mund të ndodh, edhe të pritet, deri në fund të mandatit të rregullt.
  
Kurse, nëse i bëhët, një rekapitullim, angazhimit dhe rezultateve konkrete të punës të të përzgjedhurve të popullit, atëherë, pa kurfarë dileme, mund të themi, se pothuaj,  të gjitha seancat e parlamentit, i gjasonin, një skenari shumë mirë të parapërgatitur nga jashtë institucioni i Kuvendit, të orkestruar, më së shumti nga Qeveria, e cila kuptohet ishte ajo që të shumtën e rasteve komunikonte me faktorin ndërkombëtarë, e cila, gjithnjë, u soll, në momente kur duhej dhe i nevoitej aprovimi i ndonjë vendimi, si të ishte,  edhe “ polic, edhe prokuror edhe gjykatës”.
  
Pothuaj, me përjashtime të rralla, gjithë deputetët, e gjitha subjekteve politike, që janë pjesë e këtij Parlamenti, vepronin sipas diktateve dhe presioneve e pazareve që dirigjoheshin nga  jashtë salla, para se të votohej, të shumtën e rasteve edhe me  angazhime e veprime të qoroditura të shefave të grupeve parlamentare, të cilët përdornin edhe metoda shumë banale, për të bindur dhe sjellur deputetët ne votim, dhe për të vepruar sipas diktatit e skenarit nga më të fortit.
  
Audienca e gjerë, nganjëherë, kur sheh përmes transmetimit televiziv, skena kur ka edhe mosëpajtime e perplasje idesh e iniciativash , ne veqanti, mes deputetëve të  PDK-së dhe LDK-së, (sidomos kohëve të fundit kur cdo gjë po lidhet me fushatën) fitohet pëpershtypja se ka aq mospajtime të mëdha, sa që vështirë do të arrihet pajtueshmëri apo koncenzues për votim, por nëse bejmë një kthim mbrapa, dhe bëjmë një analizë të mirëfillt, nuk ka ndodhur, që edhe gjatë këtij mandati, të mos ketë shkuar apo të mos jet aprovuar ndonjë vendim, rezolutë apo ligj,  e që cilido subjekt politik, fillimisht e ka kundëtrshtuar, por shumë shpejt, ka ndërru mendje, e ka votu, ndonjëherë, me një aryetim, që nuk përkon me realitetin.
  
Pra, nga këto të dhanuna, por edhe shumë faktorë tjerë, fitohet përshtypja, se përzgjedhja e shumicës së këtyre deputetëve që po pritet ti përfundoj mandati, për ata që kanë”frejt” në dorë dhe që po qeverisin me vendin dhe po marrin vendime herë –herë si në kohën e Bajram begut, ka qenë një veprim dhe plan shumë frytëdhënës dhe i qëlluar, meqë në radhë të parë, shumica e  këtyre deputetëve u treguan shumë të dëgjueshëm, pastaj, nuk u dalluan për aftësi dhe debate të ashpra, konfrontuese e te faktuara, por gjithnjë kur u nevoitej mbështetja urdhërdhënësve, ajo nuk mungoi nga shumica e këtyre të përzgjedhurve.
  
Nga e gjithë kjo, kuptohet, si kundërshpërblim, për këtë punë dhe këto veprime, në radhë të parë, kryeministri Hashim Thaçi, së bashku me “orkestrën ndërkombëtare” arritën, që,  edhe pse shumë pak kush ka menduar, e të mos themi votuar, ti shpërblejne me postin e deputetit, shumicën e disave prej këtyre, të cilët, në kushte normale,  ku do të respektohej vota e vullneti i qytetarit, as kryetar bashkie,  nuk do të mund të zgjedheshin.
   
Të mbesim edhe pak, tek këta deputet.Eshtë edhe nje risi, e cila dallon, bukur shumë në krahasim me përbërjen dhe karakterin e sjelljet e deputetëve të legjislacionit të kaluar, e që e kam përjetuar vet unë si gazetar, atë kohë më 2o10, dhe tani, këto muajt dhe ditëve të fundit
  
Ish deputetët e legjislacionit deri më 2o1o, kur bëheshin përgatitjet për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për legjislacionin aktual, nuk mbetej ditë, duke agjituar, duke kërkuar të jenë pjesë e debateve televizive, e gazetave, kerkonin takime të shpeshta, pos me media edhe me njerëz me ndikim, me të vetmin qëllim, për të promovuar vehten, për të përfituar elektorat dhe për të qenë me cdo kusht pjese edhe e një mandati të deputetit të Kuvendit të Kosovës.

Bile, nuk kurseheshin edhe dreka e ndeja grupore nëpër lokale publike, ku nuk mungonte edhe miresjellja dhe gjenteleca, me veprime shumë të matura dhe korektësi maksimale në raport edhe me qytetarin, edhe me kamarierin, por edhe me shumë faktorë tjerë.
   
Kurse, nëse krahasojmë veprimet e shumicës së deputetëve aktual të këtij legjislacioni, është një bindje e imja, se përfoljet dhe paralajmërimet, se komponenta e Eulexit, ka përgatitur, listën e arrestimeve për disa deputet nga radhët e disa subjekteve politike, me ndikim mjaft të madh, e posaqërisht themelimi i Tribunalit për krime lufte, ka krijuar një armosferë, e cila ka prishur disponimin, dhe tendenca për pjesmarrje në promovime, me cdo kusht ne debate, ne prononcime e agjitime, ka shënuar ramje, për të mos thënë, se fare nuk është prezente, apo është zbehur në minimum.
   

Si duket, disave, u ka hy, frika në palcë.Për hajni, populli me të drejtë po thot, vet, ia blejme dryrin, e për luftë, lufta është luftë dhe nuk mbillen lule, por ka edhe vrasje, mundet me pas edhe keqetrajtime, por mbi të gjitha duhen fakte.
    
Një koleg i imi, një ditë më tha, se ky parlament duhet të mbahet në mend, për deputetë, më të papërgatitur që ka pasur vendi ynë jo vetëm gjatë këtyre viteve të pas luftës, e unë të them të drejtën, kam frikë, se nëse ne vazhdojmë të sillemi si deri më tash, ku antivlera ka gjetur hapsirë, ku për moralin flasin të pamoralshmit, për patriotizmin flasin spiujt e antikombëtarët, kur hajnat flasin për burrëri dhe rend e ligj…përbërja e ardhshme e Kuvendit të Kosovës, mund të përfaqsohet me deputet edhe më të papërgatitur, më amaprofesional dhe më të papranueshëm se këta të tanishmit.

S\'është për tu quditur.!Kosova ka kohë që është shpall vend i cudirave, risive e eksperimenteve.

[email protected]
    




 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)