Planet rregulluese Urbane në Prishtinë
Shkruar nga arch. Ylber Vokshi -Ylli
Më thirri një mik i vjetër i profesionit dhe më kërkoi të takohemi për tia sqaruar disa çështje të cilat kishin krijuar konfuzion tek ai pas pohimeve të drejtoreshës Luljeta Çeku Sokoli,në një kontakt emision televiziv të datës 05. prill 2011,lidhur me trajtimin e hapësirës urbane në Prishtinë.
Si njeriu i parë i Drejtorisë së Urbanizmit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit në Prishtinë fjalët e saja të thëna publikisht duhej të kishin peshën e vet,dhe me argumente profesionale duhej të mbronte gjithë atë që kishte deklaruar lidhur me mangësitë në legjislacionin aktual,i cili sipas saj po penguaka në përpilimin e Planeve Rregulluese Urbane në Prishtinë,dhe çka është ma keq deklaron se jemi mbas shteteve të rajonit çka nuk përkon me të vërtetën.
Të gjitha elementet përmbajtjesore që duhet të ketë një plan rregullues janë të cekura,mirë të precizuara në Udhëzimin Administrativ nr.41 me numër protokolli 02/05 të marsit 2005 lidhur me Planet Rregulluese Urbane,i cili është i publikuar në faqen e internetit të MMPH e të gjithë kanë qasje në te. Ky dokument është produkt i Ligjit të Planifikimit Hapësinor 2003/14 të vitit 2003.
Sot teknologjia informative-interneti të mundëson të përcjellësh atë emision edhe ma vonë,çka e bëra dhe me vëmendje e kamë analizuar. Për mua konstatimet se planet rregulluese janë të mangëta dhe nuk ofrojnë zgjidhje për strukturat urbane,dhe se është e domosdoshme përpilimi i një kategorie të re të planeve detale janë të pa qëndrueshme,të pa kuptueshme,të pa arsyeshme.
Nëse më vëmendje lexohet LPH gjegjësisht U.A. i cekura ma lartë,d.m.th. para gjashtë (6) vite,ku detal shpjegohet dhe shkruhet se çka duhet të përmbajë plani rregullues,të cilin Komuna e Prishtinës nuk e ka pa të arsyeshme ta respektoi ndonjëherë deri me sot.
Aty çdo gjë është e qartë për një profesionist,dhe nuk duhet të ketë dilema profesionale se çka duhet të përbëjë ky lloj i planit. Janë shpenzuar shumë kohë dhe para në përpilimin e këtyre dokumenteve hapësinore të domosdoshme për funksionimin normal të një qyteti,por pos humbjes së kohës së çmueshme dhe përfitimeve të mjera individuale asgjë nuk është arritur.
E sot të dalësh publikisht të fajësosh tjetër këndë (legjislacionin shtetëror) për situatën e krijuar urbane në vitet e pas luftës në Prishtinë,nuk ka sens profesional,aspak nuk qëndron.
Se është në rregull ky udhëzim administrativ jam i sigurt pasi kamë qenë i punësuar në atë kohë në MMPH,si anëtar i grupit punues kame qenë aktiv në përpilimin e tij gjatë vitit 2004.
Më duhet të njoftoi opinionin se kemi pasur vështirësi të mëdha gjatë përpilimit të udhëzimit si rezultat i disa tendencave të dëmshme të disave si dhe nga mos njohja e problematikës që atëherë e shqyrtonim,mungonte ekspertiza profesionale që për fat të keq edhe sot po përsëritet.
Falë këmbënguljes sime profesionale puna u përfundua duke bashkuar elementet e ish planeve rregulluese dhe ish planeve detale urbanistike. Kështu kam qenë i detyruar të veproi pasi ashtu një grup ekspertësh vendor dhe ndërkombëtar,në vitin 2003 iu kishin ndërruar emërtimet e dokumenteve hapësinore në LPH,të cilat duhej të ishin unike në tërë botën.
Kështu e ke kur njerëzit e pa dijshëm vendosën në pozita shumë të rëndësishme për shtetin,që krijojnë huti dhe probleme urbane të pa riparueshme në të ardhmen.
Nga viti 2005 deri sa punoja në Ministri dhe ma vonë,iu kam shpjeguar zyrtarëve komunal të Prishtinës,juristëve dhe arkitektëve, detalisht se si është punuar dhe aprovuar udhëzimi administrativ i vitit 2005 dhe se nuk ka nevojë për plane detale urbanistike,pasi elementet e tyre janë të përfshira në udhëzim.
Sot për të kamufluar situatën apatike urbane në Prishtinë paraqitën kërkesa të tilla absurde të ngjashme ma ato të viteve të kaluara. Do të ishte mirë që të kemi një ekspertizë nga ndonjë grup ekspertësh neutral i cili do të vlerësonte ketë dokument !
E di se pozita në të cilën gjendeni si drejtoresh e drejtorisë së urbanizmit, ndërtimit dhe mbrojtjes së mjedisit është shumë e vështirë,pos angazhimit profesional dhe personal në të cilin aspak nuk dyshoi,duhet të keni edhe përkrahjen morale dhe materiale të strukturave teknike dhe politike.
E di se është kohë shumë e shkurtë që jeni në këtë detyrë specifike,për të filluar vendosjen e një rendi të mirëfilltë urban në kryeqytet,dhe për të krijuar një ekip profesional të ekspertëve të pa korruptuar.
Kjo aspak nuk të jep të drejtë që pa argumente të sulmoni,të apostrofoni,të emëroni,e të gjeni se kush është fajtori kujdestar për situatën urbane të krijuar në Prishtinë,për të cilën nuk jeni ju fajtori kryesor.
Ky legjislacion i mangët ka ekzistuar edhe para luftë së vitit 1999,e nuk kemi pasur situatën e tillë si e kemi sot si rezultat i mos funksionimit të pushtetit lokal,i ndërlidhur me shumë interesa të ndryshme të ulëta.
Gjithashtu e di së është lehtë me kritikuar pa dhenë mundësi të zgjidhjes së problemeve të shumta në funksionimin e një kryeqyteti. Në të gjitha shkrimet e mija profesionale për kryeqytetin (mbi 30), me doza kritike për Prishtinën,kamë sugjeruar, propozuar mundësit për zgjidhjen e problemeve urbane të cilat për fat të keq,nuk u përfillën në vitet e pas luftës,ndoshta nga interesat e ngushta të grupeve të ndryshme të cilat degraduan në ekstrem jetën urbane në Prishtinë.
Në të gjitha takimet publike të komunës ku jam ftuar,kamë marr pjese me sugjerime konstruktive,pa tendenca destruktive,me të vetmin qellim me avancuar problematikën urbane aty ku e ka vendin ,si në të gjitha shoqëritë e civilizuara.
Intenca përfundimtare e imja ishte,është dhe do të jetë,me ia lehtësuar punën e drejtorisë të urbanizmit,që me projekte cilësore të mundësohet dhënia e lejeve ndërtimore,duke respektuar afatet ligjore,por si duket është e kot në Kosovë të mendosh dhe veprosh kështu!
Çuditërisht kryetari i AsAK (Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës) z.Osmani i cili ishte prezent në emision,fare nuk kishte reaguar në konstatimet e pa qëndrueshme të zonjës Çeku lidhur me U.A.për planet rregulluese,në një farë mënyre duke i pranuar ato,edhe se nuk kishin bazë profesionale dhe ligjore.
Për në fund edhe një sugjerim për vendimmarrësit komunal të Prishtinës,si mundeni të veproni në fushën e planifikimit hapësinor dhe urban kur pas dymbëdhjetë viteve (12),ende nuk e keni përpiluar Planin Zhvillimor (hapësinor) Komunal (PZhK),Planin Zhvillimor urban (PZhU),rrjedhimisht nga këto dokumente do të duhej të përpiloheshin Planet Rregulluese Urbane (PRrU).
Unë personalisht nuk do të kisha ditur të punoi,edhe se kamë eksperiencën mbi tridhjetë (30) vjeçare në ketë lami. Si duket po I manipuloni banorët e thjesht të qytetit me vite të tëra,me disa Plane Rregulluese Urbane (PRrU),të cilat nuk i keni përfillur ju si porositës të tyre e natyrisht as të tjerët pasi ashtu i keni lejuar ju.
Sot pas shumë viteve tentoni të manipuloni opinionin kinse me mangësi në legjislacionin e planifikimit hapësinor,urban dhe arkitektonik i cili i ka disa të meta për të cilat publikisht kamë ngritur zërin, e që kanë mbetur edhe pas amandamentimit të ligjit në vitin 2008.
Kjo kurrsesi nuk është shkas për katrahurën urbane që e ka lejuar pushteti lokal i kryeqytetit në vitet e pas luftës,kurse pushteti qendror kur nuk ka intervenuar edhe se e ka atë mundësi ligjore.