25 Dhjetor 2024

Plane të errëta të Beogradit ndaj pasurisë së Trepçës

Shkruar nga Asllan Dibrani

Kompania private amerikane”New Generation Power” në bashkëpunim me qarqet serbe për interesat e saj cenon marrëdhëniet kosovaro-amerikane!

 Ne gazetën Ekspres të datës 15 Nëntor 2013 lexova artikullin !\"Beogradi nëpërmjet amerikanëve pretendon gjysmën e \"Trepçës\"nga i cili me të lexuar krijoj një revoltë shokuese, nga i cili rast do të sjellim një opinion tjetër për hir të opinionit dhe mos reagimit nga organet zyrtare të Kosovës për një resurse gjigant siç është Kombinati Trepça në Mitrovicë.

- Sipas gazetës theksohet se ekziston marrëveshje për bashkëpunim afarist-teknik ndërmjet Kombinatit Xehetar Metalurgjik “Trepça”, siç vazhdon ta quaj Beogradi këtë vigan të Kosovës, dhe kompanisë amerikane ”New Generation Power” (NGP), informate e cila u dha edhe nga mediat serbe.

Shtypi serb dëshmon përmes ministrit të Xehetarisë e të planit Hapësinor, Millan Baçeviq , i cili ka thënë se partneritetin strategjik është gati duke shtuar se kanë mbetur vetëm që të dy palët të harmonizojnë formën përfundimtare të atij dokumenti që parasheh hapjen e minierave të reja ku rezultatet e kërkimeve gjeologjike tregojnë se kjo është me leverdi, pastaj të zgjerohet dhe të rritet vëllimi i prodhimit në minierat ekzistuese, që ndodhen në përbërje të “Trepçës” veriore, siç e quan kjo gazetë këtë pjesë të këtij kompleksi xehetar.Ma tutje shton se duhet të instalohen pajisje të reja për eksploatimin e xehes dhe do të krijohen kushte financiare për ndërtimin e shkritores së re në Zveçan.

Po ashtu me plan parashihet edhe ndërtimi i një termocentrali, që do të prodhonte rrymë për të gjitha komunat në pjesën veriore të Kosovës, me një fuqi rreth 50 megavatesh. Organet serbe siç duket kanë plane të errëta të organizuara në Beogradit ndaj pasurisë dhe resurseve të Trepçës në Kosovë!!!

Cenohet territori i ynë me plane aq agresive dhe zyrtaret e Kosovës nuk reagojnë!

- Është për tu çuditur me zyrtarët e Kosovës dhe organet gjegjëse në Kosovë, përse nuk e alarmojnë ketë akt aq brutal dhe të pa presidence të Serbisë , kur cenohet territori i ynë me plane aq agresive!Ky akt i vrazhde tingëllon në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare shumë keq kur është devalvuar një kompani amerikane, gjë qe Amerikën e kemi si partnerin dhe mikun ma te mirë ne sferën dhe versionin politik për interesin kombëtare!

Pasuritë e Kosovës dhe Miniera Trepça shfrytëzoheshin nga paraardhësit tanë ilirët.

- Kombinati dhe Miniera Trepça në Stantërg i përket qytetit të Mitrovicës. Mitrovica është pa dyshim ndër qytetet më të rëndësishme jo vetëm në Kosovë dhe për Kosovën, por edhe në gjithë Gadishullin Ballkanik e më gjerë, për nga pasuritë minerare.

Trepça është një minierë me një histori të lashtë, që atëherë, pasuritë e Kosovës shfrytëzoheshin nga paraardhësit tanë ilirët, më pas nga bizantinët, sasët, turqit dhe së fundi nga okupatori serb. Që në kohërat e lashta është ditur për vendburimet polimetalore të sulfureve të plumbit, zinkut,argjendit, kristaleve dhe mineraleve të ndryshme .

Kompleksin industrial dhe miniera e Trepçës së Mitrovicës kishte rreth 23.000 të punësuar deri në vitin 1989, para se ta pushtonin dhe uzurponin forcat serbe!

- Këtë e kanë vërtetuar zbulimet e shumë punimeve të vjetra minerale, galeri, puse, vegla të punës, që janë përdorur në kohëra të ndryshme gjatë shfrytëzimit të mineralizimeve të këtyre llojeve , si dhe mbetjet e gjurmëve nga shkrirja e tyre. Kompleksin industrial dhe miniera e Trepçës së Mitrovicës është një kompleks industrial, qe kishte rreth 23.000 të punësuar deri në vitin 1989, para se ta pushtonin dhe uzurponin forcat serbe.

Kompleksi i minierave të Trepçës është pjesa më e vlefshme e tokës në Ballkan dhe ka një vlerë prej së paku 5 miliardë dollarë amerikan . Ky gjigant dhe pasuri është \"Zemra e Kosovës\". Trepça ka 17 miliardë tonë rezerva të thëngjillit qe konsiderohet një ndër kombinatet ma të mëdha në Evropë. Kapacitetet e rafinerive të plumbit dhe zinkut në Trepçë zënë vendet ndër të parat në botë.

Në këtë kombinat u nxorën dhe u përpunuan xehet kryesore siç ishte koncentrati i plumbit dhe zinkut, plumbi i rafinuar dhe aliazhe të plumbit, argjend, ari, bismut, zink elektrolit dhe kadmium, acid sulfurik, acid fosforik, plehra superfosfati, akumulatorë, bateri nikelkadmiumi,municion të gjuetisë, gypa dhe tel plumbi, llamarinë të zinkuar dhe produkte prej llamarinës, materiale elektrokontakti, vagoneta, elektrolokomotiva për xehtari, pajime dhe pjesë rezervë për metalurgji dhe xehetari e produktet të tjera.

Aktualisht, Trepça nuk prodhon ma si pasojë e luftës me çka konsiderohet i doemosdoreshëm një regjenerim i pajisjeve të reja nga të cilat regjimi serb me të ikur i plaçkiti dhe i dëmtoj shumë.

Kjo ndihet mjaft keq në prodhimin e përgjithshëm industrial të Kosovës dhe në eksport, sepse pjesa dërmuese e produkteve të Trepçës eksportohej në shtetet e Evropës dhe në botë, por fatkeqësisht e eksplatuar dhe e shfrytëzuar nga Beogradi edhe nga ish regjimin jugosllav.

- Për riaktivizimin e Trepçës nevojitën investime të mëdha, të cilat duhet të sigurohen nga partnerët ekonomik i jashtëm dhe të brendshëm qe duhet sa ma shpejt te mobilizohemi në nivel kombëtar duke shfrytëzuar edhe potencialin ekonomik të Shqipërisë dhe biznesmenëve shqiptare, kudo që janë për ta ringjalle këtë Kombinat me vlere të mëdha.

Trepça në ish Jugosllavi u llogaritur me një vlerë për 70 për qind te të gjithë pasurisë së minierave jugosllave sa i kishte ne atë kohë.

Kombinatit Trepça ishte ndër eksportuesit kryesorë të ish- Jugosllavisë.Trepça eksportoi 103 milion dollarë për një vit qe llogaritet se në nëntokën e këtij kombinati janë depozitat e mëdha të fshehura nga linjiti, plumbi, zinku, metale , ari, argjendi dhe të naftës , dhe me një kapacitet mbi 17 miliardë ton qymyr!

- Mos pajtimi dhe rezistenca e sotme serbe për mos humbjen e Mitrovicës lidhet sesa ishte nën okupimin e saj Kosova, prodhimi industrial i Kombinatit Trepça ishte ndër eksportuesit kryesorë të ish- Jugosllavisë.

Sipas një studimi, në nëntokën e Kosovës, janë depozitat e mëdha të fshehura nga linjiti, plumb, zink, metale, ari, argjendi dhe të naftës, me nje kapacitet mbi 17 miliardë ton qymyr siç e cekem edhe ma lartë.

Sipas dëshmive dhe të dhënave ,epet ky rezultat qe suksesi më i madh i kombinatit të Trepçës u arrit në vitin 1983, atëherë kur Trepça eksportoi mallra me vlerë prej 103 milion dollarë ,që pos rrogave të atyre punëtoreve të krahut, Kosova asgjë nuk ka përfituar as që ka shkuar në buxhetin e saj!

Dihet botërisht se ari dhe xehet e Kosovës kalonin transit nga uzinat e saje drejt Beogradit me çka me kujtohet parulla e studentëve të ngjarjeve të vitit 1981 \"Kosova puno,Beogradi ndërto\".

Kapitali i Trepçës ishte si garant i shumë kontratave qe i lidhte ish Jugosllavia dhe Beogradi me shtetet tjera. Fatkeqësisht kjo minierë u shfrytëzua nga regjimi jugosllav dhe frytet e saj shumë pak u shijuan nga populli autokton i Kosovës.

- Para fillimit të fushatës së bombardimeve të NATO-s në pranverën e vitit 1999 ,qeveria jugosllave tentoj ta privatizojë Trepçën.

Në vitin 1998 , pavarësisht sanksioneve ndërkombëtare qe i kishte ajo u përpoq ,ta marre në shfrytëzim me një partneritet të një firme greke \"Mytileneos Holdings SA metale grup\".

Sipas shënimeve, Mytileneos ka nënshkruar disa kontrata me agjencinë serbe të tregtisë së jashtme, me shuma parash marramendëse, sikurse qe po tenton tash ta luaj një aktrim të njëjtë edhe me kompaninë ”New Generation Power” (NGP) amerikane!!!

- Më 22 qershor 1998, edhe New York Times, raportoi se qeveria jugosllave po bënë negociata për shitjen e aksioneve në kompleksin e Trepçës. Ajo ishte në listën e presidentit jugosllav, Slobodan Millosheviç për ankand eventual.

Në atë kohë shkroi edhe shtypi botëror qe sytë ishin në Trepçën si informatë e parë qe u dha me rastin e rezistencës se minatorëve shqiptare për ta mbrojtur nga gllabërimi  i barbarisë serbe. Fronti dhe synimet e UÇK-së ma dolën në skene përballë regjimit të Sllobodan Millosheviqit.

Këto manovrime të politikës serbe , siç shihet po hedhin paqartësi pran opinionit botëror , nga një neglizhencë e stafit politik të Kosovës. Qeveria e Kosovës është ma e udhës të debatoj në parlamentin e vet dhe në Kuvendin e Kosovës për një gjë shume serioze dhe shumë madhore se sa te debatojnë për tema shterpë edhe boshe të pa vlera!

Qeveria e Kosovës nuk duhet me anashkaluar \"Kombinatin Trepça\" kur dihet një kapital aq me vlere i saj,po duhet tu dal në balle malverzimeve qe bëhen në kurrizin e popullit shqiptare nga interesat e një kompanie private amerikane jashtë interesave të dy popujve miq shqiptaro-amerikan, qe ne diskursin politik konsiderohet ,kërcënim si akt dhe \" shkelje e sovranitetit të Kosovës \". 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)