Plagët tona nuk na shërojnë dot të huajt
Shkruar nga Islam Krasniqi
Po fillojë të shkruaj me një thënie të Avni Rrustemit Rreziku me i madh i një vendi është në shtypin e lirisë së fjalës, Populli duhet të thotë lirisht, atë që ka në zemër, shtypja e lirisë ka sjellë shkatërrimin , në jetë lirinë e meriton vetëm ai që shkon në luftë çdo ditë për të.
Problemet madhore në vendin tonë, kanë kaluar kufijtë e njëzimit, kufijtë e demokracisë, ku qytetaret e kanë humbur besimin e tek liderët e tyre dhe ata ende vazhdon dialogun me Serbi, ende mendon së po i qesin pluhur syve këtij popullit dhe qëndronin heroikisht, pa lëkundur aspak nga pozicionet (fotelet ) e tyre, sepse përfaqësive diplomatike të akredituara në vendin tonë po i shkon për shtati ky sistem.
Si pozita dhe opozita tanimë duhet ta kuptojnë së janë futur në një krize të thellë politike, e cila është duke dëmtuar interesin e vendit tonë dhe jetën e qytetarëve, andaj dialogu është mjet i vetëm i cili do të na dërgonte drejtë zgjidhjes se kësaj krize politike mirëpo opozita ka deklaruar se me pozitën vetëm për datën e zgjedhjeve mund të bisedojmë.
Republika e Kosovës ka filluar të stagnoj dhe të të kthehet një hap prapa, ketë e dëshmon me se miri ndërprerja e njohjeve të reja për shtetin tonë, të cilin e fituam me mund dhe me gjak, mos liberalizimi i vizave, diskriminimi në dialog me Serbin, masakra e drejtësisë ndërkombëtare në vendin tonë, duke bërë eksperimente me çlirimtaret, që nga Gjykata e Drejtësisë në Hagë, UNMIK-ut, EULEX-it, Gjykata Speciale dhe në fund rezoluta e Këshillit të Evropës për ri fuqizimin i UNMIK-ut në Kosovë apo me mirë të themi kalimin e disa kompetencave tek UNMIK në marrëdhënie me organizata të tilla si Interpol dhe Europol..
Evropa ka filluar të na nëpërkëmb, nuk po na trajton si qytetar të barabartë me të vendeve Ballkanike, sepse i dëgjuam dhe i miratuam çdo kërkesë të BE-së dhe OKB-së, por ata nuk na zgjatën dorën që të mos na ndajnë nga vendet Ballkanike por na lanë pik të zezë në mes të Evropës.
Jemi mësuar që si çelës i zgjidhjes së problemit në vend të jetë pala e tret, dmth përfaqësuesit diplomatik te akredituar në vendin tonë. Ata nuk po naj shërojnë plagët, por vetëm po naj thellojnë me shumë, nuk po respektohet vullneti popullit, po mbyllen veshët që të mos dëgjohet zëri i qytetarit.
Të gjithë jemi në dijeni për skenarin e zarfit, kur postierët ndërkombëtar sollën zarfin për përfaqësuesin e unitetit të popullit \"Presidentit\" e cila asnjëherë nuk e pat fuqinë juridike as politike të unifikuesit të popullit, ku liderët jo që së respektonin por vetëm e përqeshnin të paren e vendit.
Evropa ka qëndruar e shurdhër gjithmonë ndaj fatit të Shqiptarëve, duhet të vërtetohet së në mesin tonë ka njerëz të shitur të fuqitë e mëdha për interesa personale.
Përfaqësuesit tanë vetëm shpifin pa fije turpi, këqyrin me e shkatërruar ketë popull vetëm e vetëm që të mos lëkundën fotelet e tyre, liderit të partisë nuk guxojnë ti thonë jo asnjë herë, për çdo veprim duhet të kenë lejen e tij, sepse sistemi komunist që kanë ndërtuar po na obligon që të ju shkojmë për vije.
Pjesë e ndërtimit të këtij sistemi tekë ne janë edhe bashkësia ndërkombëtare të cilët për veprimet e veta të jenë të pa prekshëm.
Ku nuk pajtohemi me veprimet e ndërkombëtarëve me një herë ngritën akuza, këta ose ata janë kundër Evropës, janë kundër Amerikës e po harrojmë së për veprimet e tyre që i bëjnë këtu, në vendin e tyre do i priste qelia dhe tek e fundit ata nuk e duan vendin tonë ma shumë së sa e duam ne!..