Pikëpamja politike e brishtë e Nikolla Makiavellit mbi drejtimin e shoqërisë
Shkruar nga Labinot Kunushevci
Para më shumë se 2000 vite, shoqëria qeverisej ose nga një mbret, ose nga një princ, ose nga një faraon, ose nga një perandor, ose nga një fisnik dhe trajtohej zakonisht si pronë personale.
Vitet 400 para erës sonë, në Greqinë e lashtë antike, disa hulumtime dhe ideale demokratike për reforma shoqërore që u bën në atë kohë, janë një përjashtim. Prej vitit 1500, debati mbi pushtetin dhe drejtimin politik të shoqërisë mori një hov të ri, kur dhe u dobësua fisnikëria dhe kisha në Evropë.
Pastaj vijnë disa kategori mendimtarësh që ofrojnë qasje dhe pikëpamje të ndryshme mbi drejtimin e shoqërisë; disa që e mbrojnë një qeverisje mbi popullin, disa që mendojnë se dikush duhet duhet të qeverisë për popullin, disa që kërkojnë një qeverisje të zgjedhur nga populli, disa që mendojnë se populli duhet të vetqeveriset etj.
Duke mos harruar edhe pikëpamjet e filozofëve e mendimtarëve të vjetër, si: Akuini, Platoni, Aristoteli, Sokrati, Augustini, Ibën Rrushdi, Ibën Khalduni, Ibën Sina, Ciceroni, Dante, Demokriti, Pitagora etj.
Ndrësa nga viti 1500 janë të njohur filozofë e mendimtarë tjerë që dhanë pikëpamje mbi shoqërinë, prej tyre:
- Makiaveli: Diktaturë dhe monarki;
- Hobi: Mbretëri absolute për të mirën e popullit;
- Loku: Të drejta dhe sovranitet për popullin;
- Marksi: Diktatura e partisë proletariatit, gjithashtu Konti, Hegeli, Veberi, Gëte, Engelsi;
- Milli: Të drejtë vote për të gjithë;
- Shumpeteri: Elita konkurruese;
- Tukëvili: Shumëllojshmëri dhe kundërpeshë;
- Ruso: Vlera nga pjesëmarrja (vajtja te natyra natyralizimi);
- Bakuni dhe Luxemburgu: Anarki dhe aksion të masave etj.
Por unë do ta trajtoj në pika të shkurtra pikëpamjen makiavelliste mbi drejtimin e shoqërisë.
Për Makiavellin ekzistojnë shumë interpretime, andaj unë shkurtimisht do ti sjelli disa pikëpamje dhe fragmente nga Makiavelli pa u ndal në interpretimet e ndryshme, apo pa u ndal në analizat e sociologëve që ia kanë bë pikëpamjes makiavelliste.
Nikola Makiavelli (1469-1527) jetonte aty ku sot është Italia, por që në atë kohë ishte një grumbull principatash në luftë për pushtet. Italia atëbotë sipas Makiavellit ishte e dobët, e ndarë në pesë shtete (Napoli, Milano, Venecia, Firence dhe Vatikani) dhe tendenca e Makiavellit këtu është që Italia të bëhet e fortë që të mos e humbë autonominë përballë fuqive evropiane që ishin bë moti kombe dhe kjo e shtynte Makiavellin ti studionte mekanizmat e pushtetit.
Njëra ndër arsyet sipas Makiavellit që sundimtarët e Italisë humbën shtetet e tyre, ishte edhe se ata nuk kanë ditur të krijojnë një ushtri të fortë, armiqësoheshin me popullin apo ju mungonte përkrahja e fisnikëve.
Nikola Makiavelli së bashku me Tomas Hobsin janë themelues të modernes politike. Nikola Makiaveli është njëri ndër përfaqësuesit e renesansës italiane. Në librin Princi Makiavelli iu qas politikës në mënyrë realiste e moderne.
Ndryshe nga Platoni e shumë të tjerë pas tij, të cilët synonin të tregojnë, jo çështë shteti, por çfarë duhet të jetë shteti (shteti ideal) Makiavelli politikën dhe shtetin i trajton, jo si çështje etike e morale, por si fakte dhe dukuri objektive shoqërore e historike, studimi i të cilëve duhet ti ndihmojë pushtetmbajtësit sundimtarit se si duhet ta krijojë dhe si duhet ta mbrojë e ruaj sa më mirë dhe sa më gjatë rendin ekzsistues.
Antropologjia dhe filozofia politike e Nikolo Makiavellit dallon rrënjësisht nga ajo e Aristotelit dhe e ithtarëve të tij. Faktikisht antropologjia filozofike makiavelliste është një antiaristotelizëm tipik.
Ndryshe nga Arsitoteli, në veprat e të cilit politika dhe etika janë të lidhura në mënyrë të pashkoqitshme, kurse njeriu trajtohet si një qenie e mirë dhe e arsyeshme, si një qenie politike (zoon politikon), Makiavelli ishte i mendimit se njeriu është një qenie me përplot dobësi e të meta; i pabesë, mashtrues, i pasigurt, gënjeshtar, lakmues dhe një egërsirë.
Ishte ky një nënçmim i rëndë, ndoshta më i rëndi që ndokush ia ka bërë ndonjëherë njeriut.
Pra Makiavelli gjithherë ka synuar ndarjen e etikës nga politika. Gjithashtu sipas disa interpretuesve të Makiavellit, edhe ndarja e fesë prej shtetit është meritë e Makiavellit.
Njëra ndër idetë politike të Makiavellit është se prishësia e njerëzve është rrjedhojë e pabarazisë midis tyre. Për të qeverisur me njerëzit e këtillë dhe për ta mbrojtur shtetin nga këta dhe të tjerët jashtë e brenda shtetit është i lejueshëm çdo mjet: gënjeshtra, mashtrimi, thyerja e besës, premtimi i rrejshëm, dhuna, ryshfeti etj. Sipas Makiavellit në politikë nuk ka moral; gjëja kryesore dhe më e moralshme është suksesi dhe rezultati, përkatësisht arritja e qëllimit.
Njeriu i mençur kurrë nuk do ta gjykojë veprimin, i cili i shkel normat zakonore me qëllim të themelimit të monarkisë ose të republikës. Nëse faktet e akuzojnë ligjdhënësin apo shtetarin, atë e arsyeton rezultati. Arsyetimi është vlerëplotë nëse rezultati është i mirë. Qëllimi e arsyeton mjetin.
Praktika dhe pikëpamja politike, sipas të cilës qëllimi dhe rezultati i mirë e arsyetojnë çdo mjet quhet makiavellizëm. Makiavellizmi është një mospërfillje totale e etikës dhe e moralit dhe si e tillë, është një imoralizëm. Makiavellisti është njeri pa parime morale e njerëzore, njeri që nuk e çanë kokën për konsiderata, norma e mirësjellje.
Mjetet nuk janë aspak krejtësisht të parëndësishme për arritjen e qëllimit; përkundrazi me mjete të këqija (hajnia, vrasja, mashtrimi, tradhtia, etj.) nuk mund të arrihet asnjë qëllim i mirëfilltë.
Makiavelli i këshillon shtetarët se si ta arrijnë dhe mbrojnë e ruajnë pushtetin. Sipas tij ekzistojnë dy mënyra kryesore për ta mbërrijtur qëllimin politik: me anë të dinakrisë, përkatësisht me anë të përkdheljes, mashtrimit etj., dhe me anë të forcës, dhunës dhe brutalitetit: mënyra e parë quhet dhelpërore, kurse mënyra e dytë quhet luanore.
Makiavelli e parapëlqen mënyrën e dytë, mënyrën luanore. Sipas tij, më mirë është të jesh luan dhe, si i tillë, ta sulmosh dhe shpartallosh kundërshtarin sesa ta përkdhelësh atë.
Ndër të tjera ai tha (citoj): Një princ i përdor të gjitha mjetet për të krijuar dhe për të mbajtur pushtetin. Princi qëndron mbi moralin e zakonshëm, kur ushtron pushtetin e tij dhe mund të përdorë korrupsionin, minimin dhe arrestime të rastit, kur ai e quan të nevojshme. Pushteti politik udhëhiqet nga mendimi se në qoftë se nuk sundon ti, një tjetër do ta bëjë këtë. Politika është një formë e luftës për pozicione dhe të mira dhe, në instancën e fundit, për mbijetesën e shtetit dhe të sundimtarëve.
Këto mendime të Makiavellit qëndrojnë në themel të mbretërive absolute, që u vendosën nga vitet 1600 në shumë vende evropiane. Edhe sot i referohen atij, jo më pak kur bie fjala për diktaturat e qindvjeçarit të fundit, që nga Stalini dhe Hitleri, deri tek diktatorët e fundit ushtarakë të ish-kolonive.
Madje edhe Hitleri çdo natë para se të flinte e lexonte librin e Makiavellit Princi gjysmë ore dhe kur flinte librin e tij e vendoste ndër kokë.
Makiavelli në librin e tij Princi jep mësime për mënyrën e pushtimit të tokave. Dhe një nga mënyrat sipas tij është që nëse dikush dëshiron ta pushtoj një tokë, duket të ndërtoj diçka afër atij vendi të banueshëm dhe ashtu tu bëj padrejtësi deri sa ata të mos munden me duru padrejtësinë dhe ashtu ta shesin atë tokë apo ta lirojnë atë vend. Dhe këtu sipas Makiavellit princi ia arrin qëllimit. Dhe kjo ka ngjarë shumë herë.
Një shembull: Jehudët hebrenjtë kanë ardhur në Palestinë në vitin 1948 dhe pranë tokave palestineze kanë ndërtuar çadra dhe ashtu ju kanë shkaktuar palestinezëve bezdi, torturë, presion e dhunë, saqë palestinezët janë detyruar tua shesin ato toka jehudëve hebrenjëve dhe kështu ajo tokë është ba e hebrenjëve është arritë qëllimi i pushtimit të asaj toke dhe sot hebrenjtë arsyetohen se ajo tokë është e jona sepse ne e kemi ble.
Gjithë kjo është ba nën hijen nën kodin e mësimeve dhe leksioneve makiavelliste. Dhe sot shumë pushtetarë në botë dhe njerëz të politikës përdorin mënyra e mjete të tilla për të ardhë deri te pushtimi i tokave.
Makiavelli kishte lidhje me Firencën, ku një kohë punoi si sekretar i republikës fiorentinase. Për aq kohë sa Firenceja ishte republikë, u mor me aktivitete diplomatike dhe ushtarake, diku 18 vite i shërbeu kësaj republike, duke pasur kështu kontakte me mbretër, papë dhe njerëz të fuqishëm.
Sipas Makiavellit nëse në një qytet apo principatë të pushtuar duam ta ruajmë sundimin, duhet ose të shkojmë të jetojmë vet aty, ose tu vendosim taksa ose të krijojmë një qeveri të vogël. Siç edhe ka ndodhë shembull tek romakët dhe spartanët, këta të fundit spartanët e mbajtën Athinën dhe Tebën duke krijuar një qeveri të vogël.
Gjithashtu Makiavelli jep leksione se si principata mund të fitohet me veprime kriminale dhe princi duhet vazhdimisht të jetë i përgatitur për luftë dhe të formojë ushtri. Gjithashtu princit duhet ti frikësohet populli i tij.
Sipas Makiavellit ka prej sundimtarëve që lavdërohen apo shahen nga populli i tyre. Sipas tij, çdo sundimtar i ka cilësitë e tij; dikush është më dorëshlirë, dikush më koprac, dikush shpirtgjerë, dikush grabitçar, dikush mizor, dikush i mëshirshëm, dikush tradhëtar, dikush besnik, dikush i guximshëm, dikush tuc frikacak, dikush miqësor, dikush egoist, dikush mashtrues, dikush fetar, dikush skeptik dhe kështu me radhë.
Andaj dikush thotë se kishte me qenë mirë që të gjitha karakteristikat e mira ti ketë një princ, por kjo sipas Makiavellit është e pamundshme sepse natyra njerëzore nuk e lejon, andaj princi sduhet të shqetësohet shumë nga sharjet që mund ti vijnë nga veset që ia lejojnë mbajtjen e pushtetit.
Sipas Makiavellit princi gjithashtu sduhet të jetë bujar, madje mund të shkatërrohesh nëse bëhesh bujar i tepërt sepse kështu mund të bëhesh i varfër në të ardhmen, andaj duhesh ta shfrytëzosh sa më shumë pasurinë e të tjerëve dhe aq ma pak pasurinë tënde dhe ta dish se kjo sta ulë prestigjin.
Ai në librin e tij Princi, i cili është përkthyer në shumë gjuhë, edhe në gjuhën shqipe, të cilin e shkroi në vitin 1513, trajtoi 26 çështje, të cilat i elaboroi në pika të shumta, diku afër 180 pika.
Ky libër edhe pse bëri bujë të madhe dhe influencoi në shumë zhvillime politike dhe pretendentë për lidership, skandalizoi shumë njerëz dhe u kritikua tej mase. Kësaj kritike i bashkohem edhe unë, andaj e cilësoj si brishtësi sepse lideri nuk duhet ta ndaj moralin nga politika, përkundrazi, ai duhet të udhëheqë me përgjegjësi morale dhe ligjore, si para Zotit, ashtu edhe para popullit.