25 Dhjetor 2024

Piemont, serish

Shkruar nga Arsim Zekolli

Per ke do votonte te dielen Rugova i Sorbones? Per ata qe mungesen e vizionit e mshefin pas fotografise se tij? Apo per ate qe ngjajshem sakrifikoj mireqenien personale, per t’ju kthyer qytetit te cilit i takon.

Per nje mesvjecar si autori, i lindur ne Dugagjin dhe banor “mo’ti i ran” ne Shkup, perjetimi i Kosoves mbetet i definuar nga dy qytete qe fal rjedhave historike dhe rethanave shoqerore nenvizojne casjen e balancuar mes trashegimise dhe ardhmerise.

Qyteti i pare, Prizreni, mbetet vend-burimi dhe zanafilla e storjes te shkurar nga duart e rapsodeve dhe dorezat diplomatike te kohes. Por, nese Prizreni zgjon dhe ushqen melankoline e embel te romancave kombetare, eshte, natyrisht, qyteti i Prishtines te cilit i mbetemi borxh per aq shum caste unike te frymezimit qe definuan rinine dhe pjekurine e gjenerates te ciles i takoj. 

Dikur, te gjitha rruget qonin ne Prishtine ndersa udhetimi drejt saj ishte ritual ne vete, aventure per rinine studentore te magjepsur nga zerat radiofonik per “shiun ne Prishtine”.

Dikur, Prishtina ishte ca me shum se nje kryqender administrative, nje Kamelot drejt te cilit niseshin gjenerata dhe gjenarata te rinjsh, artiste ne kerkim te publikut, krijues te etur per debate, tifoze te flaket per fitore, te vetmuarit nga Struga dhe Ulqini, Presheva ne kerkim te te qenurit Shqiptar pa sy dyshimi te ngujuar mbi supe. Prishtina gjithnje ishte me shum se qytet. Ishte ide.

Piemonti yne zhvillohej vrullshem deri sa ndertonte rruge qe qonin larg dhe thithte vecorite dhe dallimet te cilat i i shendronte nga grafite te zeza ne diamante qe shkelqenin per qindra kilometra pereth. Alas!, ashtu si ndodhe me te gjitha qendrat qe harrojne misionin e vet, Piemonti yne filloj te humb shkelqimin posa u zhyt ne balten e vet-kenaqesise, pushoj se ndertuari rruge te reja, te harron rolin e vet dhe te dorezohet ne adulatri ndaj buajve te arte te perfitimit, mashtrimit dhe korupcionit. Idea e gjenerates u tret nga ata qe fal syve te ngujuar mbi afishe nuk ishin ne gjendje te shofin qytetin.

Prishtina sot serish perzgjedh nese do behet Athena e prosperitetit dhe lirise, bashkesi e njerezve te lire, te guximshem dhe pergjegjeshem per fatin e vet. Apo do mbetet Sparta e dhunes militante partijake, te imponuar fal pangopsjes dhe friges te nje grusht njerezish pa vizion e ndergjegje per ardhmerine dhe te strukur reth epshit per te vazhduar “edhe pak” status quon e fundosjes ne balte.

Perzgjedhja mbase nuk do duhej te jet aq enigmatike, nese definojm profilin e njeriut te cilin duhet ngarkuar me detyren e rikthimit te shkelqimit te nje qyteti qe gjithsesi meriton me shum se qe e ka tani dhe per shume vite pas.

Ballafaqimi krahasues i profileve te kandidateve qe garojne ne zgjedhjet e se dielles qartazi identifikon dy boshtet e ofertave per qytetaret dhe votuesit. Ne njeren ane kemi oferten stagnante e “te keqes qe e njofim”, te personifikuar ne imazhet e trashiguesve politik te lazdruar qe mbijtetojne fal eksploatimit te emrave te shkelqyeshem te eterve kombetare te vyeshem.

Pamedyshje ofterte qe eshte vetem se vazhdimesi e sundimit shterpe te politikes mbi administrimin, allash-vereshit mbi menaxhmentin, manipulimit mbi bashkepunimin, bestytnine e ymytit mbi pergjegjesine e logaridhenies, dhe mbi te gjitha, vazhdimesi e cenimit te ardhmerise per hir te hedonizmit personal apo klanor. Pa fare pergjegjesi dhe ndergjegjshmeri per pasojat afatgjate ne kurriz te qytetit dhe qytetareve.

Ne anen tjeter, kemi sfiden e gjenerates se re te politikberjes qe aspiron te hap shtigje te reja per te ja kthyer qytetit shkelqimin e dikurshem. Per dallim nga prirja e partive te medha per manipulim permes fragmentizimit dhe percarjes, casja e politikes se re kosovare, me theks mbi “Vetevendosjen” bazohet mbi konceptin e ndertimit te emeruesve te perbashket qe nderlidhin kerkesat individuale dhe aspiratat shoqerore.

Kjo casje nuk trajton qytetarin si njesi manipulative, pa “une” dhe ne pritje te shpetimit nga larte apo imponim te sakrificces per hire te politikave te medha. Perkundrazi, casja e “Vetevendosjes” inkurajon dhe motivon qytetarin qe te behet zot i fatit te vet permes delegimit te pergjegjesise per cilesine e jetes ne mjedisin imediat, dhe shperblimin e merituar.

Pa dyshim, casja e tille determinohet nga vet natyra e levizjes dhe perzgjedhja e kandidatit qe  kupton se barra  e vertet e ndryshimeve nuk eshte ne politikat e larta globale. Por ne guximin dhe perkushtimin per te sjell risi dhe ndryshime ne rrugen dhe lagjen ku jeton dhe mes qytetareve me te cilin ndane bashkerisht sukseset dhe sfidat.

Ne nje menyre, po ky vetedijesim per obligimin e individit ndaj komunitetit te cilit i takon ka qen nje nder arsyet per admirimin popullor per studentin e Sorbones qe leshoj qytetin e dritave per t’ju kthyer vendlindjes ne castet me te veshtira. Dhe qe arsyeton parashtrimin e pyetjes: per ke ne te vertete do votonte Ibrahim Rugova i Sorbones sot?

Per ata qe mungesen e vizionit e mshefin pas fotografise se tij dhe inicijaleve te zbehura partijake? Apo per ata qe, sikur edhe ai vet, sakrifikuan mireqenien personale ne univerzitete prestigjioze boterore per t’ju kthyer dhe sherbyer qytetit te cilit i takojne.

Prandaj, zgjedhjet ne dhe per Prishtinen percillen ne vemendje te theksuar te Shqiptareve jashte Kosoves. Pocaserisht te gjeneratave te reja, te cilat suksesin e “Vetevendosjs” do e konsideronin si model veprimi drejt rikthimit te frymes autoktone politike dhe te vlerave burimore demokratike. 

Qytetaret e Prishtines te Diellen do mbajne pergjegjesine per te vendosur jo vetem per veten dhe te perafermit, por edhe per dilemen nese qyteti te cilit i takojne do rikthen sharmin terheqes e nje qyteti te hapur dhe bashkekohore.

Ne nje nga fjalimet e veta, prefeti me i famshem ne historine e njerezimit, Perikli i Athenes perkujton njeriun e rendomte se “lumturia mvaret nga liria, ndersa liria mvaret nga guximi“. Besoj, dhe shpresoj, se Prishtinasit nuk e kan humbur sensin per te shperblyer ata qe ende kan guxim dhe etje per liri. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)