Pesha e votës, e gjeti vendin
Votoni për njeriun që premton me pak, ai është më pak zhgënjyes. (Bernard Baruch)
Në zgjedhjet lokale, që u përmbyllën ditë më parë, pas balotazhit, e veçanta, që duhet vlerësuar me notë shumë të lartë, është, se kësaj radhe, qytetari dhe vota, kanë fitu respekt dhe dinjitet.
Pra, me një fjalë, mund të themi, se këto zgjedhje, ishin, proces, i edukacionit të qytetarit.
Votuesi, përmes votës sanksionoi dhe dënoi pushtetin dhe në veqanti pushtetarët lokal, por selami e mesazhi iu drejtua edhe liderëve partiak nga qendra, të cilët, me vite, silleshin, shumë keq, apo injoronin dhe përbuznin pa kurrfarë respekti votuesin, përkatësisht qytetarin, për çka edhe këto votime dhanë këto rezultate, të cilat, për të mos thënë, askush, apo , pakëkush, edhe, siç rezultuan, edhe i ka pritur.
Pothuaj të gjitha subjektet politike që veprojnë dhe garojnë në Republikën e Kosovës, qoftë ato që për momentin , janë pjesë e spektrit politik në jetën parlamentare , por edhe ato jashtëparlamentare, në kontinuitet në të gjitha proceset zgjedhore të deritashme qofshin ato lokale apo të përgjithshme, më shumë premtuan, trumbetuan, përfituan, u koritën e zhgënjyen, por dorën në zemër, haraqin më të madhë dhe cekun, e gjithë këtyre të palarave, më në fund, prapëseprapë, e paguan vet, pikërisht, në zgjedhjet e dhjetorit të vitit 2013.
Se injoranca nuk ka skaj, dhe veshtirë kapërdihet, banori i Kosovës, këto fenomene devijante dhe irituese e të dëmshme, i ka përjetuar në lëkurë, shumë herë, dhe ate herë nga njëra, e herë nga tjetra parti, dhe ate, si në nivelin lokal, ashtu edhe në ate qëndror, dhe kjo mund të dëshmohet kur shumica e kryetarëve të komunave të Kosovës, silleshin dhe vepronin, nëpër komunat ku qeverisnin, sikur banorët e atyre komunave nuk munden pa ata liderë, dhe sikura ata të ishin të gjithëfuqishëm e gjithëpushtetshëm, e jo të ndodhte e kundërta, të respektojnë votën, kerkesat dhe nevojat e atyre banorëve.
(Jo) serioziteti i PDK-së
Pas përmbylljes së ciklit zgjedhor të këtyre zgjdhjeve lokale që përfunduan, nuk janë të pakta deklaratat e disa zyrtarëve të lartë partiak të PDK-së, si subjekt politik, që vertet sa i përket numrit të votuesve, prinë në listë, e që si satisfaksion, pikërisht edhe po e përmendin këtë element, se ata edhe më tutje, mbajnë primatin e të parit, por nëse i bëjmë një analizë, më të thuktë, pikërisht ky subjket politik, në këto zgjedhje, humbi më së shumti, sepse i humbi qendrat kryesore dhe ate më të mëdha të Kosovës, si:
Gjilanin, Ferizajin, Mitrovicën, pastaj Vitinë Lipjanin, Malishevën , si dhe u koritën shumë keq me Prishtinën.
Na kujtohet shumë mirë sllogani i cili promovohej edhe gjatë kësaj fushate zgjedhore, nëpër panot e prapaskenat e podiumeve, ku trumpetonte dhe agjitonte për suksese dhe orientime evropiane, jo vetëm Hashim Thaçi, si lider i ketij subjekti politik, por edhe shumica e zyrtarëve tjerë të këtij subjekti, dhe pothuaj gjithë kryetarët e komunave, dhe ku shkruante, me një bukurshkrim të qartë e të stilizuarme Gjilanin Evropian, me Mitrovicën Evropiane, me Lipjanin Evropian, me Skenderain Evropian, me Prishtinën Evropiane, me Ferizain Evropian , por edhe në gjitha komunat e Kosovës, kurse dihet, se ndaj shumicës së këtyre kryetarëve, zhvillohen hetime, dhe janë të përfshirë, në proceduar hetimore nëpër gjykatat e ndryshme të Kosovës.
Nëse në botën e zhvilluar demokratike, aty ku mbisundon ligji e rendi shoqëror, aty ku ka vlera morale e shoqërore, vlerë, standard, detyrim dhe obligim, është , pikërisht, parimi, se askush sështë mbi ligjin , dhe se njerëzit e ndershem dhe të dinjitetshem duhet të udhëheqin me shtetin dhe vendin, atëherë, edhe PDK-ja si subjekti më i madhë politik në vend, është dashur, decidivisht, të respektoj edhe këtë sllogan, që po i shërben si maskotë, e jo të sillet, sipas tekeve dhe interesave të grupeve të caktuara klanore e të interesit.
Ky rezultat, i cili, sic e përmendëm edhe më lartë, nga disa zyrtarë të PDK-së, nuk është vlersuar si alarm dhe dritë e kuqe, realisht, ka mundur të jet edhe më dekurajues dhe shumë më i disfavorshëm për kët subjekt politik, sikur pikërisht, Hashim Thaçi, të mos ishte angazhuar përsonalisht, nëpër gjitha komunat e Kosovës, dhe ate, duke shkuar edhe derë me derë, dhe të mos kishte kërkuar vota përsonalisht për vehte, e jo për të kandiduarit, gjë që mund edhe të kishte përfunduar me bilanc edhe më negativ.
Isa i (vet)dashuruar
Edhe Isa Mustafa, si edhe shumica e kryetarëve tjerë të komunave te Kosovës, por edhe liderëve partiakë, karshi qytetarve dhe elektoratit, herë-herë, u soll sikur bota të sillej rreth tij.
Realisht, pos përfoljeve koluarve, nuk mund të themi, për përfshirjen e tij në afera të pista dhe veprime kriminale, por edhe hetime nga gjyqsori.
Injorimi i mediave dhe komunikimi nga pozitat përbuzëse, që përdori në disa raste, ish i pari i Prishtinës, dhe instalimi apo mbajtja(nga zori) afër veti e njerëzve të caktuar, që mbajnë mirë me vite vijën koruptuese, mes institucioneve lokale të Prishtinës me qarqe të caktuara zyrtare, kanë qenë arsyet dhe disa nga shkaqet që Isa, humbi postin e kryetarllëkut.
Në veqanti gjatë fushatës së tij të fundit për mandatin e tretë, Isa, disa herë u paraqit ma katolik se papa dhe injoroi , përbuzi dhe nënvlersoi gjithë kundërkandidatët, me çka krijoi hapsirë për kritika edhe me akuza përsonale nëpër media, gjë që u vërejt, edhe në paraqitjen e parë, para mediave, kur vetëm i numroheshin momentet e fundit për të shpall disfatën e tij.
Humbja e Prishtinës , për Isën, nuk është për tu nëncmuar, se hap mundësi, që jo shumë larg, edhe posti i liderit të subjektit politik të LDK-së, të kontestohet dhe të bëhët objekt diskutimi dhe zëvëndësimi, sepse edhe vija e fuqishme ndërkombëtare, ka kohë, që përfolet, se po lyp, një lider të ri, të këtij subjekti poltik.
AAK-ja i hypi skijave
Subjekti politik, i cili në këto zgjedhje, pësoi ramje dhe që shumë vështirë mund të rikoperohet, është pikërisht AAK-ja e Ramush Haradinajt.
Dy ish kryetarët e deritashëm në Dukagjinë, dy doktorët, Berisha dhe Pali, në radhë të parë, u paraqitën të hargjuar dhe jo kreativ karshi elektoratit dhe opinionit të gjërë, dhe ate, si duket, për shkak, se nuk ishin të përgatitur për mandat të tretë.
Hiq Mimozës që ka një bagazh më të pasur se Pali, pasi që kuptohet, vjen nga pozita e nje ministre dhe zëvëndëskryeminstre, dhe edhe premtimet e saj, karshi elektoratit janë më bindëse, dhe dihet, se ajo, zonjë ka një përvojë të shkëlqyer si zëdhënse e qeverisë dhe komunimin me opinionin e ka zanat, humbja e dr Berishës, vështirë të arsyetohet, pos që (ndoshta) pejanët janë ngi me zyllume të qena apo të inskenume, që ka kohë që kanë përfshi këtë qytet të Dukagjinit, dhe dojnë ndryshime.
VV(s) ka fitu
Vetëvendosja si lëvizje, të cilën e mbajmë mend, me paraqitjet e saja shumë simpatike, sa nuk ishte futur në institucione, ka kohë që po ballafaqohet me një krizë të cilën nuk besoj se mund ta tejkaloj me fitoren e Shpendit për kryetar të Prishtinës.
Të parin e tashëm të Prishtinës e njohim kaherë si një përson shumë ambicioz, guximtar e njohës i mirë i një realiteti të ri të krijuar në rethanat nëpër të cilat po kalon Kosova dhe Prishtina si kryeqytet.Koncepti zhvillimor që kërkon zhvillimi i Prishtinës si kryeqytet dhe qendër e vetme diplomatike e universitare e Kosovës me konceptin që ofron VV dallojnë shumë në rrethanat në të cilat jemi.
Ky koncept nuk do të gjej mbështetje kurrsesi nga Qeveria në qendër, por as nga ndërkombëtarët të cilët ka kohë që kët subjekt e kanë fut në embargo, andaj e pa shmangshme është një ndarje apo ndryshim koncepti nga VV, për çka pasojat do të reflektoheshin drejtëpërdrejti tek elektorati për zgjedhjet nacionale të cilat edhe do të jenë vendimtare.
Në vijim të mandatit, Shpendin e presin detyra dhe sfida qe vështirë të kapërdihen, andaj edhe kombinime e levizje, që bien ndesh me konceptin e levizjesVV shumë lehtë mund të ndodhin.
Srpska :Sui Generis
Këto zgjedhje në Kosovë mund të karakterizohen edhe me një fenomen i cili ia vlen të shënohen edhe në librin e ginisit.
Nuk besoj se ka dikund në rruzullin toksor që një subjekt politik të formohet një muaj para fillimit të fushatës zgjedhore dhe në fund të fitojnë 9 komuna duke përdor metodat më anticivilizuese, si dhe në anën tjetër, edhe nga institucionet vendore por edhe ato ndërkombëtare të vlersohen si vlere dhe progres në zhvillimin e demokracisë të atij vendi.
Por edhe kjo ndodhi në këto zgjedhje. Srpska e Beogradit bëri këso mrekullra , dhe ate në Kosovë.
Për fund.
Mendoj se është koha e fundit që të gjitha partitë politike, do të detyrohen të bëjnë ndryshime e reforma, pastaj të rritet përgjegjësia e komunave dhe llogaridhenja por edhe përgjegjësia e kryetarëve të komunave.
Edhe konceptualisht këto subjekte duhet ndryshu dhe forcu me instalimin e nje liberaldemokracie si dhe respektim të ligjit e rendit.
Gjithashtu të hiqet fodellëku e mendjemadhësia dhe të fitojnë opcionet evropiane si dhe gjithashtu, të intensifikohet lufta kundër krimit dhe korupcionit si e keqja më e madhe me të cilën po lengon shoqëria kosovare.
Së pari, Hashim Thaçi, por edhe Ramush Haradinaj, duhet thënë disave, që po i penegojnë dhe stopojnë proceset, që ka ardhur koha të shkojnë në shtëpi, në të kundërtën
Boll e keni kullotë.