Pesë vjet shtet, me pak se shtet
Shkruar nga Kushtrim Bashota
Si duket ne kemi pritur me shume nga 5 vite shtet bërje, na ka munguar shume te qënurit vet zot shtëpie, por ja qe nuk na doli siç menduam. (Siq do duhej te ishte).
Pas te gjithave, sfidave qe na u shfaqen përball, prape rezistuam, qëndruam dhe tani jemi këtu ku jemi. Kjo periudhe kohore pas shpalljes se pavarësisë deri me tani nuk e shfrytëzoj për te qen me imunitet, hapa te duhur munguan, nuk menduam shume për vete pas shpalljes shtet. Realisht shteti u ngut, u fokusua shume për njohje nga te tjerët, dëshira për ti pëlqyer ndërkombëtareve nuk doli te jete e frytshme.
Ku u ngutem?
Nuk u përcaktuam mire çfarë donim me shume, te zhvillohemi brenda si shtet apo te njihemi jashtë si shtet.
Nuk ishim aspak objektiv, na mungoj gjithçka qe ishte gjithëpërfshirës. Qeveria u tregua shume elastike ndaj kërkesave ndërkombëtarë.
I ngatërruan prioritetet, si dhe disa fakte tjera qe qene kyçe dhe te pa arsyeshme krahasuar me atë qe është dashur.
Pse u ngutem?
Ne nuk ishim te kujdesshëm ne qëndrime, na mungoj pjekuria.
Numri i madh i njohjeve nuk është me i arsyeshëm se disa çështje te brendshme, për te cilat ata qe ne kërkonim te na njohin, na kritikonin vazhdimisht nëpërmjet raporteve, te analizave nga fushat e ndryshme.
Nuk u bën lëvizjet e duhura, për te përfituar njohje, asgjë me nuk e zhbënte procesin e shpalljes se pavarësisë sepse nuk erdhi spontanisht dhe e papritur, shpallja shtetit kaloj neper një proces te stërzgjatur, prandaj pas pavarësisë është dashur te fokusohemi ne ndërtimin e brendshëm te shtetit ne mënyre qe te ndërtohet një shtet me serioz dhe me i arsyeshëm, për te kërkuar njohje dhe me i përgatitur për ti bindur, një shtet jo me shume varësi ekonomike.
Ishte jo me fate për Kosovën qe po atë vit filloj kriza ekonomike, gjerat sikur u vështirësuan sepse të gjitha shtet kishin probleme te veta ekonomike, dhe u shtrënguan fondet, u frikësuan investitorët e medha, ekonomia e shteteve fqinje pësoj rënie, qe ndikoj proporcion te drejt me remitencat .
Ishte e çuditshme qe ajo krize qe preki boten, qeverinë tone nuk e shqetësoj, madje qëndrimi i tyre ishte sikur kriza ishte nen kontrollin e tyre, dhe kriza u injorua, fakt interesant Kosovën nuk e preki shume, (sepse nuk kishte çka te godiste, nuk kemi ekonomi te ndërtuar për tu sulmuar) ndoshta se jemi aq poshtë sa nuk na arriti dot as kriza.
Megjithatë nuk është punuar shume sa për tu ofruar kushte optimale për investime, qeverisja ishte e vrazhdët, nuk ofroj asnjë garanci për investitorët, skandalet ishin vazhdimësi, përderisa plaçkitej stacioni policor, procese te stërzgjatura te privatizimit, implikime ne kontrata te mëdha te pa shqyrtuara drejt, skandali i pasaportave, dhe eliminime te natyrave tjera.
Pra institucioneve shtetërorë ky 5 vjeçar i shkoj duke vrapuar pas njohjeve dhe bisedimeve njerher teknike e tani politike, duke len anash sistemin arsimor, atë ekonomik si tersi, (bankar, fiskal, siguri), shëndetësia ne kolaps qe 13 vite pas lufte, d.m.th. përveç rrugës se kombit, nuk pati ndonjë projekt te madh qe te ndikoj pozitivisht ne ekonomi, dhe ne përmirësim apo ne ndryshimet e pritura nga një shtet.
Megjithatë këtu nuk po përfundon, mundësia për te ber ato qe nuk janë ber vazhdon te jete ne dispozicion, tanimë thuaj se janë arritur synimi për 100 njohje, për përmirësim te raporteve fqinjësore me Serbinë kemi dhen max, nuk kemi pse te angazhohemi dhe te dëshmojmë asgjë me shume, koha është te rregullohen gjerat brenda, te merremi me trajtimin e çështjeve te arsimit, ekonomisë, sigurisë dhe rendit, luftimi i korrupsionit, te lobojme me shume për sjellje te investitorëve, te investojmë për hapje te vendeve te reja pune, te motivojmë biznesin, te fokusohemi ne plane dhe aktivitetet te qëndrueshme, pra te ndertohmi brenda si një shtet komplet dhe me imunitet.