Përvjetori i trembëdhjetë i Masakrës së Reçakut
Shkruar nga Halil Halili
Trembëdhjetë vjet më parë, pikërisht me 15 janar 1999, bota u trondit nga imazhet e një krimi makabër të makinerisë vrastare serbe, i kryer mbi qytetarë të pafajshëm të Reçakut.
Nga ajo që pash nuk ngurroj të përshkruaj ndodhinë si masakër dhe krim kundër njerëzimit (!)
kjo është ngjarja më trishtuese në jetën time
deklaroi ambasadori amerikan William Woker, ish-shefi i misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë, më 16 janar 1999, një ditë pas ekzekutimit dhe masakrimit të 42 civilëve shqiptarë në fshatin Reçak të Shtimes.
Dhe kjo ngjarje bëri kthesë ne Kancelarit Evropiane dhe Botërore, e cilësuar si një nga ngjarjet më të rënda, ajo shënon intensifikimin e përpjekjeve ndërkombëtare për t\'i dhënë fund luftës në Kosovë e cila u arrit Marrëveshjen Ushtarake Teknike të Kumanovës me 10 Qershor 1999. Prandaj, ne të gjithë Kosovarët pse jo edhe të gjithë Shqiptarët kudo që janë, këtë ditë do të duhej të themi:
Ju faleminderit zoti Ambasador!
Sepse ju jo vetëm që dhatë portretin e një njeriu qytetar të botës demokratike, njeriu guximtar dhe i çliruar nga konceptet e ngushta politike, me këtë akt, të denoncimit në opinion të kësaj masakre, duke shkuar në vendin e krimit, ju demonstruat vlerat civilizuese, humane dhe u rreshtuat në vargun e njerëzve të nderuar e të respektuar nga Shteti i Kosovës.
Masakra e Reçakut u bë kurbani për të paralajmëruar ndryshimin e rrjedhojave politike e ushtarake në rajon, duke nxitur faktorin ndërkombëtar me protagonist kryesor, Prime Minister Tony Blair (i cili luftën ne Kosovë e miratoi si një kryqëzat personale ) dhe Presidenti Bill Klinton, të ndërhyjë ushtarakisht pas dy muajsh në Kosovë.
Masakra e Reçakut nuk ishte as e para e as e fundit e kryer nga forcat serbe, por e veçanta e saj qëndron në jehonën që pati dhe mbështetjen që mori Kosova në luftën e saj për liri.
Lufta në Kosovë ishte unike në suksesin e saj dhe ajo jo vetëm që solli paq në Kosovë por edhe inkurajoj NATON të mendoj se perëndimi duhet të imponoj vlerat e saj në pjesën tjetër të botës.
Masakra e Reqakut ishte edhe paralajmërim i një katastrofe që do të ndodhte në tokën e djegur, sepse fatin e të masakruarve në Reçak pritej ta pësonte tërë populli shqiptar, këtë edhe dëshmon Plani Patkoi- plan i ish diktatorit serb Sllobodan Millosheviq, për pastrimin etnik të Kosovës gjatë vitit 1999.
Emri i fshatit Reqak, do të kujtohet dhimbshëm nga të gjithë ne, e bash me të masakruarit do të kujtohen me nderë dhe respekt edhe 11 pjesëtarë të UÇK-së, me në krye komandantin, trimin Ahmet Kaçiku që dhanë jetën heroikisht në mbrojtje të tyre.
Edhe këtë përvjetorë mendja dhe zemrat tona janë me të rënët dhe me familjarët e tyre, janë me Reçakun duke kujtuar sulmet e tmerrshme e rrëfimet rrëqethëse të atyre që mbijetuan dhe duke u lutur, që të mos ndodh kurrë më.