Përvjetori i 126 i shkollës shqipe
Shkruar nga Ibrahim Shatri
″Njerëzitë e të gjitha shtresave, patën ose s`patën sukses, triumfuan ose jo, ata i kryen vetëm detyrat e veta dhe vetëm për këtë le të jënë të kënaqur" - Platon
Gjatë kësai periudhe, por edhe gjatë saj, viset shqiptare ishin nën sundimin e të huajëve: Osmanlive, Grekëve, Bullgarëve, Serbëve etj. Gjatë sundimit të tyre për Shkollën shqipe as që mund të bëhej fjalë.
Në ato rrethana populli shqiptarë ishte nën kushte të rënda politike, ekomomike e arsimore. Këtë shtypje e përjetojnë rëndë shqiptarët e që në periudha të caktuara do të këmi edhe zgjimin për kërkesa që të ketë një arsimim. Kështu kjo [ështje u aktualizua fuqishëm në fillim rilindasit tanë.
Kështu me 1887 ,vellezerit Frashëri: Sami, Naim e Abdyl Frashëri, me qendrimet e tyre bënë ndikim në pushtetin e atëhershëm. Me 15 Janar 1878 Abdyl Frashëri, me këto fjalë i drejtohet Parlamentit Turk: ″Në Rumeli dhe Shqipëri s'ka asnjë fshat që të ketë shkollë
në këtë injorancë si do të qytetërohemi dhe si do të përparojmë ne ″? Lit.(″KOSOVA″ Instituti Historis, faqe 87,viti 2003).
Puna e palodhshme e rilindasve dhe ndikimi i tyre bëri që me 1887 në Korçë ne 7 Mars të hapet Shkolla e parë shqipe. Me ndikimin e Frashërve, Komitetit drejtues të shoqërisë ″Drita″në Bukuresht dhe komitetit kombëtarë ne Korçë caktohe mësues Pandeli Sotiri.
Në ngritjen e vetëdijës kombëtare e arsimore në atë kohë rolë t madh luajtën shumë Rilindas si: Jani Vreto, Zef Jobani, Vaso Pash Shkodrani, Naum Viçilharxhi, Kristo Foridhi etj. Të gjithë këta Cështjen e arsimimit dhe hapjës së shkollës e kishin pikësynim.
Këta edhe çështjën e gruas dhe të emancipimit të saj e parashtruanë vellazërit Frashëri, Pashko Vasa etj. Më 1892 hapet Shkolla e vashave në Prizren në katedralën katolike. Rilindasit kërkuan në shkrimet dhe në kërkesat e tyre që edhe gruaja si njeri dhe pjestare e kombit të ketë lirinë e vetë në shoqëri.
Rol me rëndësi sipas të dhënave historike dha edhe Nikola Naço themelues i shoqërisë ″Drita″ në Bukuresht. Ky ishte fillonjësi i hedhjes së çështjes shqiptare nëpër të gjitha kancelaritë e Evropës.
Më 1861-1884, emigroi në Egjipt, pati rastin të njihet me Thimi Mitko, Spiro Dino, Hariton Qako, Aleksandër Berati, Ligor Naço, Thomas Tashko etj.
Në Egjipt bie në konfliktë me ambasadorin Grek për shkak të mbajtjes së meshës në gjuhën shqipe në kishë, përplasën fizikisht dhe për këtë u dënua në Athinë . Ai arriti të ikë nga burgu dhe emigroi në Bukuresht.Në Egjipt deri sa qëndroi u shtrëngua mirë financiarisht.
Me të arritur në Bukuresht pas pak kohe me mjetet e veta financiare po në Bukuresht themeloi me 10 Qershor (1892-1899) dhe hapi Shkollën Normale Shqipe. Këtu mësimet i morën një numër nxënësish të cilët më vonë u ngritën në intelektual e patriot si: Dervish Hima, Mihail Grameno, Kristo Laurasi, Shahin Kolonja, Jashar Erebë, Aleksandër Drenova (Asdreni), Dhimitër Ilo, Kosta Trebicka . Lit: (″KOSOVA″ -2003 faqe 114)
Shoqëria ″Drita″ e Bukureshtit në krye me Nikolla Naçon hapi shkollën shqipe në Konstancë, mësues u emërua shkrimtari Aleksandër Drenova, sipas gazetës ″Drita″ shkolla kishte 20 nxënës. Po sipas Asdrenit këtu delë se punuan: Dr.Ibrahim Temo, vëllezërit Zamfiresku, Avram Marku etj.(po aty faqe 115). Shkolla me 1912 u mbyll në mungesë financimi. Gjatë veprimit me libra e furnizonte nga Shkodra, Luigj Gurakuqi.
Më 1892-1894 , sipas të thënave Rrethin e Kolonjës dhe të Vakëve vepruan 6 shkolla fillore shqipe. Organizator pedagogjik caktohe Petro Nino Laurasi. Këto i financoi Nikolla Naço i cili kishte dërgua 12000 franga përmes vet Laurasit.
Në Korçë në hapjen e shkollës së parë Shqipe me 7 Mars 1887 u angazhua Komiteti Kombëtar i Stambollit, shoqëria ″Drita ″ e Bukureshtit dhe Komiteti Kombëtar që ekzistonte në Korçë , kurse nga Shoqëria ″Drita ″ u përgaditën Abetarja dhe libër leximi që autor kishin zgjedhur Jovan Lazër Terova (po aty faqe 109).
Gjatë historisë për arsimin dhe shkollën shqipe shumë njerëz u viktimizuan (u vranë) nga sunduesit barbarë si: prindër , intelektual, student etj. Sipas të dhënave e librave na delë se nga (1990-1999) ranë viktimë 362 puntorë arsimi mbi 320 studentë pastaj një numer prindër e nxenës. Lit. (Arsimi shqip në Kosovë 1990-1999, autor Bajram Shatri faqe 678,680).
Shovenizmi serb me pushtetin e dhunës me lloj-lloj masash administrative, politike mbylli shkollat shqipe në tëre teritorinë e Kosovës, ndërpreu financimin, deboi nga objektet shkollore të gjitha shtresat e nxenësve studentëve dhe arsimtarëve.
Ky terror nuk mundi të trembë qëndrueshmërinë, guximin dhe trimërinë e arsimit shqip. Këta duke parë fundosjen totale të asimit u ngritën me plot guximin dhe ndërgjegjën kundër shkëputjes së kontinuitetit arsimor. Këta orgnizuan dhe vazhduan arsimin në objekte private, duke u solidarizuar popullata me objektet e saja, afër dhjetë vite.
Qëllimin e arritën, shkolla ruajti subjektivitetin e kontinuitetit te vet. Arsimtarët me admirim punonin duke ditur rendësinë e arsimimit të brezave për të ardhmen e kombit. Ata punuan pa konpenzim. Pastaj më organizim të brishtë filloi një konpenzim minimal prej (30DM), më vonë filloi me vite te ngritet më përmasa të vogla kjo pagesë (200DM).
Kjo qëndresë shprehej në vullnetin e shqipetarëve, prindërve dhe nxënesve që kontinuiteti arsmit shqip dhe subjektivitetit i mbrenshem i Republikës së Kosovës (Kaçanikut) të ruhet.
Arsimi dhe shkolla shqipe (1990-1999) iu kundërvua së bashku me prindërit, nxenesit, studentët dhe qytetarët pushtuesit me rezistencë në fillim pasive e gradualisht duke kaluar në atë active e që kjo rezultoi në shkatrrimin e pushtetit serb. Në fund korrën fitorën e pavarsisë dhe fituam subjektivitetin ndërkombëtar të Republikës se Kosovës (shtetit).
Me që jamë nga Istogu theksoi se veproi shkolla në fshatin Uçë, mësues Abdurrahim Gashi. Me përfundimin e Luftës së dytë botërore ,sistemi I ri socialiste filloi me organzimin e shkollimit të përgjithshëm fillor. Me filloi arsimi I sistemuar fillor me klasë të rregullta, 4 klasëshe në fillim, kurse në vitin tetëklasëshe (semimaturë).
Unë (Ibrahim Shatri ) klasën e parë e kreva në fshatin Tomoc , kullën e Sef dhe Sadri Shatrit. Mësues kisha Sadri (babai im), sa më kujtohet ishim 10 nxënës . Dituritë e të mësuarit erdhi dhe i verefikoi i deleguari i Arsimit ,mësuesi Ali Zenel Shkodra . Ai konstatoi rrezultat të dalluar dhe mua menjëhrëmë vuri në klasë të dytë.
Nxënësit e këtij fshati mësimet i vazhdonin ne Objektin e Kultit (xhami) po në Tomoc . Mësues ishin motrat Qiqile dhe Marie Vuqaj, si duket nga Prizreni , udhëheqnin klasën e parë , dytë , kurse në klasën e tretë mësues ishte Ibrahim Zherka i Gjakovës me vonë Redaktor në Radio Prishtina.
Me 1948 kaluam në Gurrakoc në Objektin e ndërtur në baza vullnetare, enkas për shkollë në këtë Objekt punuan:Ali Fetahu, Engjëll Berisha(piktor), Rexhep S, Kabashi, Nazif Arifi, Rexhep Podrimaj, Shefqet Rexha(i vellau i Kosovë Rexhes)Mira Kranjeqeviq, Xhemë Blakqori deri 1952/3 më vonë kishte edhe ëe tjerë. Në këtë periudh në rethin e Gurakocit e së bashku me klinkën e tanishëm, filluan të punojnë edhe shumë shkolla fillore katër klasëshe.
Gjatë vitit 1990-99 u ushtruan në tërë Kosovën masa administrative, dhunë, rrahje, dënime, e shumë tortura në arsimin shqip. Kështu me 14 shtator 1992 vendosëm me Grupin e arsimtarëve që të tentojmë te hyjmë në Objektin e Gjimnazit Haxhi Zeka. Kishim ftuar të gjithë nxënësit dhe arsimtarët që në ora 8 të mengjesit të jenë në oborrin e gjimnazit me të gjithë nxënësit. Derën e objektit arsimtarët serb me policinë mbyllën.
Unë (prof. dhe Inspektor) i arsimit me drejtorin Ahmet Rugova , Ramiz Zeqirin, pedagog dhe Adem Gecin kryetar i LASH-it iu afruam derës , trokitëm por nuk e hapën . Pasi ushtruam një sasi dhune në derë ,kuriri menzi e hapi derën për 10 cm , por ne të katërt menjëherë me furi u futëm në koridor.
Aty kolegët serb ishin rënditë në formë harku që të na pengojnë të shkojmë në katin e dytë .Na ndaluan , ku doni na thanë? Në objektin tonë u thamë. Nuk bënë na thanë në gjuhen serbo-kroate.(ky dialog zhvllohej i të ri serbishtë).
Njëri nga ata na tha qe ku e keni Komandirin e policisë . Ky mu afrua dhe më kapi për krahu në mënyrë të qetë. Më tha: (ku doni?) N`objektin tonë iu përgjigja. Nuk bënë mu përgjigj, eja në katin e dytë që ku është mitrolezi ishin përgaditur të gjuajnë në turmën e nxënësve e arsimtarëve.
Na të katërtit, kur pamë këtë gjendje u ndalëm dhe vendosëm të dalim nga objekti qe mos të bëhet ndonjë masakër ndaj nxënësve dhe arsimtarëve që pritnin jashtë në oborr . Atëherë u kumunikuam të gjithëve që të shpërndahen pamë se në oborrin e shkollës ishin stacionuar tri atumojete NIVA me policë të armatosur të gjithë me automatik.
Ne të katërtit dhe disa arsimtarë të tjerë vendosem që ti përcjellim nxënësit,rrugëve të Istogut me qëllim që fëmijet mos të frigohën nga policia dhe poashtu më qëllim që ti identifikojmë policët kur mbërritëm në sheshin e Istogut, policët u stacionuan në shesh ndërkohë derisa ta po stacionoheshin ne të 4-it me grup prej 20 e më shumë vetave vendosën të hyjmë (strehohemi ) në çajtoren e Visoqëve (objekti i Nimon Shabanëve).
Posa u ulëm pranë tavolinave policia u fut mënjiherë brenda dhe e rethoi objektin me afro 15 policë. Ata, brenda në çdo tavolinë i drejtuan automatikët . N`a u drejtuan serbo-kroatisht: hočete republiku najku vam je
(doni republikën bre nanen iu q
.).
Në tavolinën e parë me dhunë nxorrën Isuf Mavrën (prof. Historisë) dhe e qitën jashtë.Ju vërbullën katër pesë policë e shtrinë për toke dhe përdorën dhunë të paparë me shkopinjë gome ,shkelma dhe kondak arme. Rrahën edhe Sali Visoçin me kondak në cep të kokes, iplasi gjaku, shkelmuan edhe disa arsimtarë te tjerë Skender Aliun dhe Isë Dreshaj.Neve të tjerëve na provokuan me lloj, lloj fjalësh fyese e kërcenuese.
Në mesin e arsimtarëve u gjind Isa Dreshaj një afarist dhe mbeshtetës i fortë i shkollës Shqipe ne Istog që na ka ndihmuar shumë me lapsa , fletore dhe material shkollore .Ky, dy arsimtarë të plagosur rëndë i mori dhe i dërgoi në Spitalin e Pejës te cilët qëndruan dy javë u sanohën plagët, shërohen por dalin te dërmuar .
Derisa ishim të rrethuar pranë ]ajtorës , mbi parkun e vogël të qytetit u ndëgjua një zë duke thirrur qytetarët :O, delni burra se na i mbytën arsimtarët. Ketë thirrje e bënte Azem Sadikaj, veprimtarë politik, ish i burgosur politik ( i rrëmbyerë dhe I izoluar në vitin 89 në Serbi).
Kjo është një copëz e historisë së dhimbëshme të madhe dhe kontribuese për Republiken e Kosovës (shtetit).
I përjetshëm kujtimi për arsimtarët që ranë për lirinë e Kosovës , i përjetshëm kujtimi edhe për personazhet e këtij shkrimi që janë ndarë nga jeta.
Në fund si mesazh : Udheheqësve , politikajve , nderoni arsimin dhe çmoni punën e tyre.
Urime 7 marsi Dita e mësuesit të gjithë arsimtarëve , prindërve, nxënësve dhe qytetarëve.
(Autori është veteran arsimi)