Përmendorja e Car Dushanit vepër diversante e Beogradit dhe Maqedonisë
Shkruar nga Asllan Dibrani
Historikisht ju kemi shërbyer froneve mbretërore që nga romakët me perandorë, te sllavët me Cara dhe Krala, te turqit me vezirë, pashallarë e Sadri Azema, kështu po e nis këtë shkrim të radhës me rastin e qorrsokakëve të shqiptareve pran fatkeqësive tona kombëtare.
Ishim gjithmonë halë në sy për pushtuesit sllav dhe osman dhe më vonë gjatë shekujve i të dyve bashkë në aleancë . Në fillim ndarës e më vonë në bashkëpunim i tyre i kushtëzonin shqiptarët që të kalojnë në serb-ortodoks ose në mysliman-turq, duke bërë plan- projekte të shfarosjes së tyre fare si komb!Metodat ishin nga më të ndryshmet, nga ato të dhunës e të vrasjeve e deri në ato të joshjeve të posteve dhe të pasurisë qe historikisht në të gjitha periudhat na krijuan dëme , përçarje me synime \"përçaj e sundo\".
Opsione te të përcaktuarit të imponuar Ose Turk ose Ortodoks e dobësoj kauzën shqiptare!
-Me projektet e këtilla ish pushtuesit i ndan shqiptarët ne dy opsione te të përcaktuarit mbi etnitetin e tyre si ortodoks të sllavizohen ose të islamizohen , turqizohen, që kinse të shpëtoj nga sllavizmi me kalim ne turq ose e kundërta!. Periudhe me shpatë dy tetëshe kudo qe binin shqiptaret ishin të përgjakur.
-Kjo marrëveshje e re në mes të Kishës Ortodokse të Konstantinopojës dhe të Osmanllinjëve: Ose Turk ose Ortodoks e dobësoj kauzën shqiptare me çka nuk u la vend as shqiptareve katolik as shqiptarëve si nacionalitet në vete.
Provokimet me projekte aleate edhe sot nuk kanë ndryshuar nga sllavet po edhe nga turqit. Ata duke e u mbështetur në neglizhencën e shqiptareve, që akoma nuk janë kthjellë nga një amulli shekullore , qe si pasoje e asaj politike aq brutale qe e ndjekin ish armiqtë, ish pushtuesit dhe pushtuesit aktual në trojet shqiptare.
Ata gjithmonë duke i pasur shqiptaret hamallëgji politik e posaçërisht në ish vilajetin e Shkupit qe historia e njihet si qendrën ma me rëndësi për interesat kulturore dhe historike për shqiptaret.
Politika qyqare e njëanshme nga partitë politike shqiptare në Maqedoni , përçarje , mos uniteti dhe një radikalizëm lufte kundër njeri tjetrit, këto ditë, armiqtë serbo-maqedonase i mobilizuan me një lufte speciale kundër shqiptareve me provokime të reja siç ishte vendosja e përmendores së Car Dushani ilegalisht në Shkup!?.
Oportunizmi i politikajve shqiptarë të Maqedonisë , po paguhet shumë shtrenjtë me verbëri për pushtet të PDSHsë nga Menduh Thaçi dhe nga partia BDI e Ali Ahmetit bashkëqeverisës në pozicionin folklorik në shtetin maqedonas!!!
-Pas vendosjes se këtij busti në Shkup u dhanë disa reagime të mediave , por nuk pati reagim zyrtar as nga organet maqedonase, as atyre shqiptare qe janë strukavë në kërrigat e buta si parti politike apo individ politik \"kukulla \" kinse janë zgjedhur nga shqiptaret për ti mbrojtur interesat e tyre?.
Ky oportunizëm i shqiptareve të Maqedonisë, po paguhet shumë shtrenjtë me koston e verbërisë për pushtet të PDSHsë dhe të Menduh Thaçi ish mashe e pushtetit maqedonas, po në mënyrë shumë të njëjtë edhe kësaj radhe dhe me aq naivitet, po manipulohet qytetari shqiptar, i mllefosur, i zhgënjyer dhe i prekur në palcë të kurrizit, edhe nga partia BDI e Ali Ahmetit bashkëqeverisëse në pozicionin folklorik të kukullës në shtetin maqedonas.
- Politika qyqare e të dy partive politike shqiptare \"Bashkimi Demokratik për Integrim\" dhe \"Partia Demokratike Shqiptare\" i uzurpoi institucionet e vendit pa vullnetin e shqiptarëve, vetëm për tu bë pjesë e pushtetit dhe mashe e tyre qe i lanë shqiptarët pa të drejtat e tyre elementare , pa të drejtën e përdorimit të gjuhës , simboleve, te drejtën e të jetuarit të lirë. Me sa duket, pasojat e atij pazari do të vazhdojnë edhe në vitin 2014, duke ja hedhur fajin njeri tjetrit .
Maqedonia pretendon të hyj në bashkimin evropian me shqiptarët dele pa synime nacionale, të shitur e të manipuluar dhe te mashtruar pas peshqesheve sllave-maqedonase!
Edhe pas shkeljeve te të drejtave të shqiptareve Maqedonia pretendon të hyj në bashkimin evropian me shqiptarët dele ne Maqedoni edhe ma gjerë.
Pamje nga një grup qytetarësh shqiptarë në Shkup të revoltuar në tentim thyerje me stupca, shytni e shkopinj me sende jo adekuate për rrënim e saj, ndërsa politikajt shqiptarë akoma rrinë ne kolltukë duke ngrënë taxhi në strajcat e dhuruara nga pushtuesit maqedonas-serb!!!
Dihet qe Car Dushani pushtoi të gjitha trojet ku jetonin shqiptarët duke filluar me Kosovën, Shqipërinë, Shkupin e Janinën ilegalisht e vendosen brenda natës forcat ilegale. Përse heshtin shqiptarët qe nuk i marrin buduzeret dhe mjetet adekuate për shembjen e saj dhe publikisht para bote , ta hedhin në koshin e plehrave . Lind pyetja ku janë shqiptaret , ku janë strukturat politike shqiptare në Maqedoni. Ky është provokim edhe për Shqipërinë dhe Kosovën qe as njëra as tjetra nuk reaguan edhe me dy fjale, pos mediave qe u munduan të raportojnë për këtë vepër diversante nga qarqet e Beogradit dhe të Maqedonisë.
Në këtë shekull të ngrehet përmendore e një sundimtari të ashpër dhe agresiv mesjetar ndaj shqiptarëve është e pa tolerueshme!
Pos shqiptareve në tërësi në këtë akt të shëmtuar është dashur te reagojnë edhe qarqet ndërkombëtare në Evropë e ma gjerë. Në këtë shekull të ngrehet përmendore e një sundimtari të ashpër dhe agresiv mesjetar është e pa tolerueshme për shqiptarët.
-Siç bëhet e ditur lidhur me këtë përmendore deri tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë se kush e kishte vendosur, përfshirë qytetin e Shkupit, Ministrinë e Kulturës apo edhe komunën Qendër, e cila theksojnë se ajo është një ndërtim ilegal. Lind pyetja pasi qenka ilegale përse hezitohet dhe ruhet nga policia maqedonase qe mos të shembet sa ma parë .
Politika aktuale dobësim si faktor shtetformues, apo edhe të një fazë tranzitore drejt shkëputje nga Maqedonia!
Vendosja e përmendores së Car Dushanit në Shkup është një projekt i radhës së qeverisë sllavo- maqedonase që dëshiron tiu mbjell brezave të ardhshëm shqiptar sllavizmin qe shqiptarët duhet ta kundërshtojnë me force dhe \"Car Dushani\" duhet urgjentisht të rrënohet nga ai vend. Lugetërve fantazma me ngarkesa shoviniste duhet ndalur hovin edhe në forma diplomatike për mes ndonjë reagimi edhe nga Tirana zyrtare dhe Prishtina.
Nëse ndiqet aq një politike shterpe nga Patriotët shqiptar politikan të Shkupit Partitë Politike Shqiptare, nga përfaqësuesit e tyre në Kuvend, pushtet e Qeveri në Shtetin e përbashkët të Maqedonisë atëherë së shpejti shqiptaret po asimilohen ,po zvogëlohen dhe po dobësohemi si faktor shtetformues, apo edhe një fazë tranzitore drejt shkëputje nga Maqedonia.