25 Dhjetor 2024

Përfundoi shfaqja “ Kleçka 2”

Shkruar nga Xhevat Prebreza

Në sallën e improvizuar në formë të një gjykatore, në një sallë, që për dy vite ju muar e drejta e qytetarit për të parë ndonjë film, përfundoi shafqja e quajtur “ Kleçka 2 “.

Aktorët nuk ishin të pakët, 10 të akuzuarit në rolin kryesor që u kthyen sërish në bankën e të akuzuarve nga regjisori i kësaj tragjiko – komedie Maurio Salustro.

Kam qenë disa herë në seancat gjygjësore dhe, sa herë që kam shkuar jam kthyer mbrapa për 23 vite kur isha në shkollën e mesme.

Atë botë patëm përgatitur një shfaqjë teatrore që quhet “ Procesi “, i autorit Jusuf Gervalla. Një proces i montuar politikisht ndaj atyre që luftonin për të drejtata e kombit të vetë, një proces, që nuk kishte asgjë të të vërtetë, vetëm trillime, fjalë boshe, fakte të rrejshme dhe dëshmitarë të dhunshëm nga sistemi i atëhershëm.

Publiku kësaj here biletat i kishte gratis, i kishte të paguara nga vetë regjisori ( prokurori ) Salustro. Por, në të kundërten, publiku pagoi nervat e veta duke e dëgjuar prokurorin, pagoi tërë atë mllef dhe shfryrje që kishte ndaj Salustros. Publiku pa dhe dëgjoi për së afërmi fjalët e prokurorit dhe të avokatëve mbrojtës.

Por, thënë edhe ndryshe, Salustro vetëm e bëri punën e vetë, deshti që edhe një herë të vërtetoi se, a ka gjë të vertetë nga kjo aktakuzë të cilën e kishte ngrit për të dytën herë.

Shfaqja nuk dështoi, por, projekti po, sepse nuk gjeti as më të voglin argument sa i përket kësaj qështje e cila ishte e ngritur edhe vitin e kaluar, por, edhe atëherë ishte e njejta lojë.

Të akuzuarit e rastit “ Kleçka “, u maltretuan edhe psiqikisht, sepse këta me urdhërin e prokurorit herë futëshin në burg, e herë në arrest shtëpiak. Kjo ishte një lojë e prokurorit, që thjeshtë luante me ndjenjat dhe nervat e tyre, ishte një lojë nervore.

Këta pos maltretimëve kishin po ashtu edhe hallet e familjëve, familje që nuk ishin të qeta nga dita e parë kur rasti ishte kthyer nga pika zero. Nga kjo Salustro nuk përfitoi asgjë.

Edhe pse rasti ishte i mbyllur nga gjykata e qarkut, ky rast u iniciua sërish nga prokurori i Eulex- it, u kthy sërish nga Gjykata Supreme dhe, kjo kohë iu kushtoi shumë, sepse humbën 2 vite pa arsye.

Prokurori Salustro, u bazua në ditarin e shifrës “ X “, tashmë i ndjer, por, në të kundërtën, e gjithë puna që e bëri, ishte një punë që nga gjykata u vlerësua një dëshmi pa fakte, një dëshmi që nuk kishte të dhëna të kjarta dhe, mu për këtë gjykata nuk kishte prova të dëshmitarit “ X “, për t’i dënuar të akuzuarit.

Në vitin e kaluar, ditari i dëshmitarit nga pala mbrojtëse ishte i dyshuar, sepse, në të rezultonin disa shkrime që nuk ishin të dorës së njenjtë, pra kishte bazë të fortë që, ky shkrim mund të mos ishte i dëshmitarit.

Ky shkrim u dërgua për analiza në Shqipëri, ku aty dolën që janë 4 shkrime të duarve të ndryshme, në Itali dolën të jenë 3 dhe në Angli po ashtu 4, ndërsa në herën e fundit që prapë u kthyen në Shqipëri, dolën të jenë 14 shkrime nga duart e ndryshme.

Dhe mu këtu u pa qartë, se prokurori ishte në dijeni të këtij shkrimi dhe po ashtu ishte në dijeni se po e humbiste rastin, por thjeshtë ai vetëm hargjonte kohë dhe u mundua që, ta bind opinionin se të gjitha janë të vërteta.

U vërtetua se në Kleçkë , nuk kishte pasur burg që ishin mbajtur të burgosur, apo siç pretendonte prokuroria, se ka qenë një shtëpi e ndalimit, ku janë mbajtur ata që i kanë shërbyer sistemit të kaluar.

Kjo qendër ndalimi, sipas tij nuk ishte vetëm për shqipëtarët, por kjo ishte edhe për serbët, ku në atë shtëpi janë keqtrajtuar dhe janë dhunuar shumë ciliv, përfshirë këtu edhe serbët.

Në fakt gjykata vlerësoi se, një gjë e tillë nuk ishte e saktë. Salustro po ashtu gjatë procesit të ditëve të fundit, tentoi ta dezinformonte opinionin, kinse gjatë një gjurmimi në Kleçkë se ; Dragoljub Tanaskovic, Zharko Filipovic, Zhivota Todorovic, Dragan Vucetic dhe Bojan Cvetkovic ishin vrarë në mënyrë të kundërligjshme dhe trupat e tyre qenë varrosur në lokacionin KER01 në fshatin Kleçkë; Veljko Markovic dhe Nebojsa Djuricic ishin vrarë në mënyrë të kundërligjshme dhe trupat e tyre qenë varrosur në lokacionin KEQ01 në fshatin Kleçkë si dhe Arben Avdyli, për të cilin Agim Zogaj kishte deklaruar se ishte vrarë gjithashtu në Kleçkë, që zyrtarisht llogaritet si i zhdukur.

Këtu duhet shtruar një pytje zotri prokurorit. Ku janë më shumë 1900 trupa që janë të zhdukur ?. Kush duhet të paguaj dëmin, ne, apo ata?

Kush mund ti terë lotët e patharë që ende pikojnë nëpër faqet e nënave për fëmijet e tyre ?, e fëmijëve për prindërit e tyre? e motrave për vëllezërit e tyre?

A duhët që ne gjithëmon të jemi të nënshtruar ? Gjithëmon të jemi protagonistët kryesor të shaqjeve të tilla?

Pse ky zotri nuk e kthenë kokën edhe në anën e kundërtë? Nëse i thot vetës prokuror, gjërat duhen të shikohen në të dy skajet, jo vetëm në një skaj.

Protagonistët tjerë në këtë proces, ishin dhe ata që luajtën rolin e “dëshmitarëve “, disa dëshmitar që, më shumë e akuzuan prokurorin, se sa të akuzuarit e rastit.

Kjo gjë, në shumë raste e nervozonte prokurorin, sepse, sipas dëshmitarëve, ajo çka thonte Salustro ishte e pavertetë, por, në shumë raste dëshmitarët thonin,“ se kemi qenë të shtyrë nga Salustro të japim një deklarata të tilla me qëllim të dëmtimit të UÇK- së “.

Në të kundërten, nëncmimi, u bë cmim që është paguar me gjak dhe trimëri, është një cmim që nuk do fjalë dhe koment. Verdikti i dhënë nga ana e gjykatës, hap rrugën edhe për rastin që është duke u hetuar, ai i Drenicës.

Edhe ky rast është nga i njejti regjisor, po këtu kemi të bëjmë me aktor tjerë, Sylejman Selimin, Sami Lushtakun dhe të tjerët. Edhe sa kohë kjo kinema do të mbesë arena e luftës në mes të drejtës dhe akuzës \\?

Edhe sa kohë qytetari i Kosovës, do të ketë rastin të ndjek shfaqje të tilla? Edhe sa kohë populli do të duroj dhe do të hesht për të shikuar se cka po ndodh me fatin e luftetarëve?

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)