Përfundoi Festivali Kamerfest në Prishtinë
Shkruar nga Elife Podvorica
Sonte, para një numri të madh artdashësish, Filharmonia e Kosovës, b ëri paraqitjene saj në bashkëpunim me Festivalin Kamerfest, ku edhe shënoi përmbylljen e këtij festivali të muzikës klasike, i cili kishte filluar me një tetor.
Gjatë gjithë muajit tetor kemi patur rastin të dëgjojmë laryshi vlerash të mirëfillta të artit muzikor nëpër mbrëmjet e shumta, ku u bë promovimi i shumë kompozitorëve të huaj dhe shqiptar ë me solist ë e dirigjent ë të shumtë ndërkombëtar.
I një fryme të tillë ishte dhe koncerti i sontëm i Filharmonisë së Kosovës, ku nën dirigjimin e dirigjentit rus, Denis Shapovalov, u ekzekutuan biser të muzikës klasike, siç ishin kompozitorët e njohur si: Xhuzepe Verdi, Ricard Vagner dhe Antonin Dvorak.
Karakteristikë e gjithë Festivalit kësaj here ishte ekzekutimi i dy kompozitorëve të periudhës së Romantizmit, G.Verdi dhe R.Vagner, të njohur në gjithë rruzullin tokësor dhe të ekzekutuar pothuaj nga t ë gjitha racat njerëzore, diku më her ët e diku më vonë. P.sh. sonte në Prishtinë, kompozitori R. Vagner me Uvertyrën nga Opera Tannhauzer u ekzekutua për herë të parë, pra ishte premierë, ku pas 200 vjetëve të lindjes së tij R. Vagner vizitoi edhe kryeqytetin e Kosovës.
Pak vonë, por Vagner tek ne erdhi shumë madhështor nën ekzekutimin e shumë instrumentistëve nga Prishtina, Shkupi dhe Tirana. Pra, në mënyrë kolektive, ai u sollë këtu nga vendet e pothuaj tërë Ballkanit. Pompozitetin e veprës e kishte realizuar me mjeshtri virtuoze dirigjenti i njohur ndërkombtarisht, Denis Shapovalov, i cili ishte dhe Maestro i mbrëmjes me dirigjimin e tij tejet profesional dhe inspirues, duke fituar kështu një tingull tejet homogjen të instrumentistëve të cilët edhe pse të ardhur nga të tri kryeqytetet, me pak prova të përbashkëta, arritën që këta kompozitor grandioz me famë botërore, ti realizojnë me mjeshtri të veçantë artistike. Koncerti u vazhdua me kompozitorin çek Antonin Dvorak, i cili kësaj here para publikut shqiptar të Kosovës erdhi me veprën e tij të njohur: Koncert për violinë dhe orkestër në a-mol Op.53.
Solisti ishte gjithashtu rus, Oleksandr Semchuk, i cili fillimin e mësimeve të tij qysh në moshën 4 vjeçare dhe sukseset e tij të panumërta ndërkombëtare, i prezantoi edhe këtu te ne në Prishtinë me virtuozitetin më të madh, duke e bërë kompozitorin aq t ë afërt me të gjithë ne që ishim prezent në sallë, duke na ofruar kështu një lojë sa romantike me lajtmotive, me harmoni të begatshme dhe me modulacione të shumta që veprës i jepnin ngjyrim sa sentimental e romantik-aq dhe dramatik, nuanca këto karakteristike për periudhën kur kompozitori ka krijuar veprat e tij madhështore, pra periudha e Romantizmit.
Derisa solisti luante veprën me përkushtim të jashtëzakonshëm artistik e profesional, pa dashje mendimetecnin dhe bënin një grumbull pyetjesh, me siguri jo vetëm në kokën time, por edhe të shumicës në sallë:
A thua këtij djaloshi rus kaq të talentuar, kur ka nisur studimet e tij qysh n ë moshën 4 vjeçe, ashtu siç e përmendëm më lartë, i ka shkuar në mendje, se një ditë në rrugëtimin e tij profesional, do të vie edhe në kryeqytetin e shqiptarëve të Kosovës dhe do të luaj e do të mirëpritet ashtu siç di publiku ynë të vlerësojë ata artsit ë që vërtetë janë për tu vlerësuar?
Pyetja e njëjtë shkonte edhe tek shkopi i dirigjentit, i cili, i veshur me kostum kuq e zi, dirigjonte para instrumentistëve, të cilët me përkushtim dhe zell të jashtëzakonshëm luanin veprat e këtyre kompozitorëve, të cilët nuk ishin shqiptar ë, por miq italian ë, gjerman ë e sllovak ë?
E përbashkëta e të gjithë mysafirëve artist ë, të cilët qe 14 vite vijnë dhe vizitojnë Kosovën, duke bashkëpunuar në frymën e artit, është një përshtypje pothuaj e njëjtë: janë të mahnitur me pritjen shqiptare, me gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar dhe luajtur bashkë veprat e të gjithë atyre kompozitorëve që u përkasin popujve të ndryshëm evropian e botërorë si popullit italian, gjerman, austriak, polak, hungarez, slloven e kroat dhe ndonjeherë edhe rus, ashtu siç ishin dy mysafirët e kësaj mbrëmjeje.
Pasojë e këtij bashkëpunimi të ndërsjellë të artistëve tanë me ata evropian e botëror ë është vazhdimësia e këtij bashkëpunimi me ftesën nga ana e tyre për shkuarjen e studentëve tanë në studime postdiplomike nëpër akademitë, ku ata janë profesor ë, pastaj ftesa e solistëve tan ë vokal ë dhe instrumental ë në ndonjë koncert nëpër kryeqytetet dhe qytetet e njohura evropiane si Vjena, Berlini, Hamburgu, Frankfurti, Milano, Roma, Varshava, etj.
Ndërsa, përveç kësaj, ardhja e shumë e shumë artistëve eminent botrorë në Kosovë, përveç tjerash është e një rëndësie të posaçme diplomatike për ne, sepse udhëtimi i tyre artistik është shumë i begatshëm nëpër të gjitha qendrat e zhvilluara evropiane ku arti muzikor është i kultivuar para shumë shekujsh dhe në udhëtimin e tyre, bashkëudhtare do të jetë edhe emri Prishtinë e Kosovë në CV e tyre kudo që ata do të vazhdojnë të prezantohen.
Emrat e mëdhenj të këtyre artistëve me renome ndërkombëtare janë të shumtë, por ardhja e tyre në Kosovë dhe gatishmëria e tyre p ër bashkëpunim të tyre si me Filharmoni e Kosovës, si me festivalet tjera që organizohen këtu te ne, është diçka e veçantë: ata duan që në CV e tyre tu shkruaj emri Kosovë, pikërishtë për çështje humanitare, tu tregojnë atyre që nuk dijnë të bisedojnë ndryshe vec se me arm ë dhe forcë, se artist ët jan ë ajo kategori intelektualësh që i thyejn ë të gjitha barrierat që popujt krijojnë mes vete dhe që me gjuhën e përbashkët artistike flasin dhe janë në dispozicion të çdo populli që e çmon vlerën, traditën dhe historinë e tij dhe që në mënyrë ekuivalente bënë dhe për popujt tjerë.
Kompozitorët që ishin përfaqësuesit e mbrëmjes së sontme, kishin jetuar e vepruar para 200 vjetëve, por ata vazhduan të jetojnë edhe pas gjithë këtyre vitesh duke u bërë kështu pjesë e pothuaj çdo race dhe ngjyre njerëzore pikërishtë për shkak të mesazhit të tyre tejet njerzorë, mesazh ky që u përqua ndër shekuj të tërë, siç u tha dhe më lart ë, e sonte edhe këtu në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë - sallë kjo që nuk i plotëson kushtet minimale për mbajtjen e një koncerti të tillë si ky.
Por, ndoshta Kryetarit të ardhshëm të Prishtinës, nuk do ti iki nga mendja njëri nga premtimet e shumta të tij edhe ndërtimi i një salle koncertale, sepse ndërtimi i saj do tu krijonte një komoditet më të mirë edhe artistëve, poashtu dhe artdashësve që vijnë rregullisht për të dëgjuar dhe shijuar ekzekutimin e veprave të shumta muzikore.
Pastaj, salla do të shfrytëzohej dhe për nevoja të tjera. Në këtë sallë gjatë kësaj periudhe fushate, mbahen shumë tubime elektorale, poashtu kjo sallë shërben dhe për shumë evenimente të ndryshme kulturore, pastaj mbajtja e Akademive Përkujtomore për të gjithë Dëshmorët e Kombit.
Andaj, ndërtimi i një salle koncertale, do të na bënte ta ndjenim veten më dinjitetshëm, sepse për strukturën e artistëve, politikanët e kanë një lehtësim shumë të madh: ata nuk kanë nevojë ti dërgojnë në Evropë, sepse pothuaj çdo artist ka qenë në Evropë si për studime ashtu dhe për bashkëpunime që u përmendën m ë lartë dhe janë kthyer nga Evropa vetëm e vetëm që ti shërbejnë kombit të vet ë evropiançe!
Me shpresë që kjo do të lexohet nga të gjithë premtuesit tanë politik, unë vetëm do doja që organizatoren e kësaj maratone artistike një mujore, Sihana Badivukun, ta përgëzojë për gjithë atë energji të saj të pakursyer që me bashkëpunimin e ndërsjellë prej artistësh, të ndërtojë ura bashkëpunimi mes popullit shqiptar dhe atyre ballkanik e evropian.
Andaj, Sihan ës i uroj gjitha të mirat dhe shumë suksese tjera, ashtu siç ka bërë gjer ë më tani, sepse mënyra e ekzistencës së intelektualit të ri nuk mund të bazohet vetëm në elokuencë, që ësht ë bart ëse e jashtme dhe momentale e ndjenjave dhe pasioneve, por pjesmarrës aktiv në jetën praktike si ndërtues, agjitator i përhershëm dhe jo vetëm si orator i thjeshtë (Eva Etzioni-Halevy).