25 Dhjetor 2024

Përfshirja e femrave kosovare në ekonomi

Shkruar nga Erza Aruqaj

Në Kosovë, femrat përbejnë rreth 50 % të popullatës së përgjithshme. Mungesa e integrimit të tyre në tregun e punës rezulton jo vetëm në joefikasitet ekonomik por edhe ndikon negativisht në zhvllimin e shoqërisë dhe politikës.

Në nivel global, gjatë dekadave të fundit, kuptimi i ekonomisë në publik dhe komunikimi ndërmjet ekonomisë dhe publikut nuk është përmirësuar.

Kjo mund të jetë pasojë e gjuhës akademike të përdorur nga ekonomistët, gjë që shkakton vështirësi në kuptimin e terminologjive nga publiku. Si një shkencë e vendosur në një kullë të fildishtë, ekonomia e bën të vështirë komunikimin jashtë saj.

Ekonomia luan një rol të rëndësishëm në zhvillimet kosovare. Ky artikull dhe të tjerë në të ardhmën, do të trajtojnë kryesisht ndërlidhjen në mes të ekonomisë dhe shoqërisë në Kosovë, më tepër për të siguruar një kuptim më të mirë te lexuesi për tema ekonomike.

Në këtë shkrim të parë do të përqëndrohem në temën e pjesëmarrjes së grave në ekonominë e Kosovës. Do të mëtoj të shpjegoj kontributin e grave në zhvillimin ekonomik të vendit.

Të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë që pjesëmarrja e grave në tregun e punës është i ulët dhe disproporcional në krahasim me meshkujt. Nga 587,025 gra kosovare të afta për punë, vetëm 10.7% janë të punësuara dhe vetëm 17.8% janë aktive në tregun e punës.

Nga perspektiva socio-ekonomike, emancipimi i femrave në shoqëri është i nevojshëm si për zhvillimin ekonomik ashtu edhe për zhvillimin e demokracisë.

Në Kosovë, femrat përbejnë rreth 50 % të popullatës së përgjithshme. Mungesa e integrimit të tyre në tregun e punës rezulton jo vetëm në joefikasitet ekonomik por edhe ndikon negativisht në zhvllimin e shoqërisë dhe politikës.

Në mungesë të punësimit, ato mbesin të varura nga të tjerët – kryesisht nga të afërmit, bashkëshorti ose partneri – dhe ngecin në emancipimin e përgjithshëm.

Shoqëria shqiptare vazhdon të jetë partriarkale, përkundër zhvillimeve pozitive në në drejtim të liberalizimit.

Kjo strukturë thekson dhe fuqizon rolin e burrave brenda familjes dhe rrethit, gjë që justifikohet padrejtësisht me traditën e mbajtjes së drejtës së trashëgimisë nga burrat, kurse gratë konsiderohen vetëm ‘të përkohshme’ nga anëtarët e familjes, të cilat, herët ose vonë, i ndrrojnë mbiemrin dhe kalojnë në një familje tjetër.

Përkundër sistemit patriarkal, shumë gra në Kosovë po emancipohen dhe po bëhen më të pavarura. Ato tani në numër më të madh po arsimohen, punësohen dhe me ngirtjen e vetëdijës po kujdesen për vetën e tyre në mënyrë më të pavarur.

Por kjo arritje është duke ngecur në familje me nivel jo të avancuar social dhe ekonomik. Mungesa e shkollimit të prindërve dhe varfëria familjare është duke lënë shumë vajza jashë sistemit arsimor.

E ardhmja e tyre nuk do jetë e ndritur pa arsim. Ato do vazhdojnë të mbesin të varura nga të tjerët dhe nuk do mund të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të vendit në të ardhmen.

Për këtë, arsimimi luan një rol të veçantë dhe është vendimtar për të ardhmen. Një shoqëri e arsimuar zhvillon eknominë dhe demokracinë e shtetit – pa marrë parasysh gjininë.

Numri i grave që nuk janë aktive në tregun e punës shpesh mund të arsytohet nga ndikimi i faktorëve social. Por, këtu politika e Kosovës duhet të veprojë në mënyrë proaktive për të ofruar perspektiva në edukim dhe punësm.

Këto janë dy gjerat të cilët janë të domosdoshme për një shoqëri të emancipuar në rrugën Europiane. Politikat e mundshme për për rritjen e nivelit të emancipimit mund të jenë financimi dhe fuqizimi i drejtëpërdrejtë i grave, veçanërisht përmes përcaktimit kuotave të pjesëmarrjes së grave në ekonomi dhe politikë.

Pavarësisht që vazhdon të jetë një shoqëri patriarkale, Kosova nuk duhet të heq dorë nga integrimi dhe arsimimi i grave në ekonomi dhe në politikë. Përndryshe do ketë joefikasitet në ekonomi, ndarje klasike të roleve, si dhe jobarazi në ndarje e pushtetit brenda familjes dhe shoqërisë.

/Autorja është studente e ekonomisë në WU Vienna (Universiteti i Vjenës për Ekonomi dhe Biznes/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)