27 Dhjetor 2024

Perëndimi përballë Rusisë

Shkruar nga Mr.Sc. Berim Burjani

Dialogu  Kosovë – Serbi për çështje të mbetura është  shumë më rëndësi për faktorin ndërkombëtar të vazhdojë për të gjet zgjidhjet e kërkuara nga ata dhe natyrisht në fund të ketë normalizim të plotë  të marrëdhënieve ne mes dy shteteve, kjo duket të jetë epilogu përfundimtar në mes këtyre dy vendeve, tash bashkësia ndërkombëtare po ballafaqohet edhe me ekspansionin rus ne Krime, probleme këto që kanë ngrit në këmbë të bashkësinë  ndërkombëtare.

Ekspansioni rus ne Krime dhe okupimi  është sfidë e madhe  të cilën Rusia dëshirojë të sfidojë tërë komunitetin ndërkombëtare. Loja në kartën e sfidës ka edhe pasojat e saj mjaftë të  theksuara që priten te ndodhin në vijim ne politikën ndërkombëtare .

Se okupimi dhe përvetësimi është në  kundërshtim me rendin ndërkombëtar nuk do te lejohet, kjo tash dihet, Rusia në politiken e saj te jashtme duket e pa aftë, por ajo po gjen modele te i imponohet perëndimit me variant tjera që realisht janë pasojë e pa aftësisë së saj në arenën ndërkombëtare. 

Faktorizimi përmes shkeljeve ndërkombëtare nuk ofron asgjë të mirë por vetëm përpjekje për të sfidua rendin ndërkombëtar, sfidimi i bashkësisë ndërkombëtare nga ana  e Rusisë në temën Krime duke trajtuar si rast te njëjtë me Kosovën është dhe mbetet tërësisht e pa pranueshme nga cilido këndë i trajtimit të kësaj teme, ngjashmëritë nuk janë ekzistuese.

Rusia do  të ballafaqohet  me sanksione për të cilat rusët thonë se janë mësuar nga “perëndimi”  e cila ende e ndien veten si komuniste, regjimi politik i Moskës është kalbur në kuptim politik që i ofron rusëve një politik të tillë të pa aftë , superfuqia nuk matet me shkeljet e ligjeve  ndërkombëtare por me sjelljen e praktikave të mirë ndërkombëtare në rritjen e progresit të zhvillimit të demokracisë dhe në reduktimin e konflikteve ndërkombëtare.

E keqja e njerëzimit nuk  luftohet me politik uzurpuese dhe okupuese,  nuk është ajo që njerëzimi është i përkushtuar sot, dhe jo vlerë e kësaj  kohe të sotme.

Por fuqizimi në këtë mënyrë i Rusisë në rajon po sjellë dhe do te sjellë edhe tema tjera , hapi i parë rus i shkeljeve të ligjeve ndërkombëtare kishte ndodh me Sirinë ky ishte testi i pare i politikës të jashtme të saj, duke përkrahur regjimin e Asadit dhe dëmit të madh që i bëri popullatës civile duke përkrahur këtë regjim, Rusia arrit të bind deri diku perëndimin se çështje e luftës në Siri ishte luftë në mes grupeve politike  te brendshme dhe luftës civile duke ndërhy ne mes perëndimit dhe Sirisë në konflikt dhe duke anashkaluar regjimin e Asadit,  dhe ofrojë politiken  e shkatërrimit te armeve  kimike në këtë mënyrë Rusia përkrahi Asadin në këtë luftë civile me përmasa që dihen për popullatën civile.

Politika e ligështisë vazhdon nga ana Rusisë, ajo duket si një “mbretëri e akullit” nën fundërrinat e shekujve të mesjetës,  se Moska   zyrtare është në krizë të bërjes  së politikës ndërkombëtare është vërejt tash më, por pasojat e  kësaj politike të nxitjes së kësaj gjendje për të treguar se ende është më rëndësi faktori rusë është krejtësisht pa aftësi, politika ruse nuk arrit ta gjej veten ne interesat ndërkombëtare madje as ne kontinentet tjera, as me Kinën, e cila gjithnjë po bëhet partnere me e madhe ekonomike e SHBA dhe Evropës, përderisa Rusia përmes provokimeve që i bënë perëndimit dëshiron të duket e gjallë në politikën ndërkombëtare .

Rusia  gjithnjë e më shumë po vjen  duke u izoluar nga ndikimi ndërkombëtar, kjo do ti kushtojë mjaftë shumë ekonomisë ruse dhe popullatës ruse, Putin ka bërë politik të mburrjes në konturat e brendshme ruse dhe politik e cila Rusin e  shtyri ne “kuti te akullit” gjë që refleksioni do të jetë negativë, po që Rusia angazhohet dhe ndërron qasje në politikën ndaj Krimes, perëndimi mund te jetë i gatshëm te negociojë zhvillimin e brendshëm në Ukrainë, prej decentralizimit të Ukrainës e me gjerë por nëse vazhdon kjo qasje atëherë nuk shohë asgjë të mirë në ketë kontekst, dhe se Rusia do të ballafaqohet rëndë si asnjëherë ne historinë e saj pas BRSS.

A po bien  Putin në pyetje Rusin në kontekstin e zhvillimit të saj në politikën globale duket pashmangshëm se po , nëse vazhdon këtë rrugë të izolimit politik të saj pa ndonjë qasje tërësisht tjetër.

Zgjidhja e Krimes në kontestin paqësor dhe pa ndonjë prishje të balansit politik ndërkombëtar është çështje që do te pranonte perëndimi pashmangshëm por jo këtë politik ruse të uzurpimit dhe okupimit klasik, kjo çështje duhet ndalet, se raportet  janë te tensionuara Perëndim – Rusi tash me dihet kriza ende mbetet për momentin j shkallëzuese dhe politik e luftës së ftohtë po fillon, por si do të përfundojë varet nga ciklet e zhvillimit të kësaj gjendje.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)