Përballjet me mendësinë dhe praktikat komuniste në LDK dhe VV
Shkruar nga Xhevat Meha
Shumëkush ka menduar dhe mendon se me thyerjen e sistemit socialist të fillimviteve ’90 nuk ka më socializëm e komunizëm tek shqiptarët.
Në fakt të tillët janë mashtruar lehtë. Mendësia komuniste dhe praktikat komuniste janë të fuqishme sot, janë dominuese.
Neni 10 i Kushtetutës së Kosovës përcakton, citat: Ekonomia e tregut me konkurrencë të lirë është bazë e rregullimit ekonomik të Republikës së Kosovës.
Në librin tim të botuar në vitin 2016 SYNI DHE MENDJA E QYTETARIT PËRBALL SHËRBIMEVE TË MSHEFTA SERBE, në pjesën e trajtimit të vlerave të majta dhe të vlerave të djathta karshi veprimtarisë së msheftë serbe në Kosovën e pasluftës së fundit, në faqën 79 paraqitet si vijon, citat: Për të patur Kosova një zhvillim të fuqishëm shoqëror dhe ekonomik, është e nevojshme që të zhvillohen edhe vlerat e majta të ekonomisë së tregut dhe, edhe vlerat e djathta të ekonomisë së tregut.
Këto vlera brenda një kombi, në kushtet e ekonomisë së tregut, nuk janë armiqësore, por bashkëjetojnë.
Autori i këtij shkrimi gjykon se në Kosovë, nuk ka parti të majtë politike të mirëfilltë për ekonominë e tregut dhe nuk ka parti të djathtë politike të mirëfilltë për ekonominë e regut.
Mund të vërehët se atori në librin e botuar të cekur më lart në trajtimet e tij përqendrohet në dy subjekte politike, PDK dhe LDK për shkak se i konsideron si më të mëdhatë.
Tani përqendrimi i trajtimeve do të jetë në LDK dhe Vv, për faktin tani dhe në të ardhmen është e pritshme se keto dy subjekte do të janë dominuese në skenën politike të Kosovës.
Kosovës i duhet një e majtë e ekonomisë së tregut dhe një e djathtë e ekonomisë së tregut. Në gjykim të autorit, kështu si janë tani, as LDK nuk është e djathtë e ekonomisë së tregut dhe as Vv nuk është e majtë e ekonomisë së tregut. Si të tilla, nuk janë të dënja për të qeverisur me Kosovën.
Edhe LDK ka brumë të mjaftueshëm për të ndërtuar një të djathtë të ekonomisë së tergut dhe edhe Vv ka brumë të mjaftueshëm për të ndërtuar një të majtë të ekonomisë së tregut.
Përveç që është përcaktim kushtetues, është edhe e domosdoshme që Kosova zhvilloj ekonominë e tregut, për faktin se nga ekonomia e tregut mundësitë për zhvillim dhe rritje të mirëqenjës janë të mëdha.
Ekonomia e tregut mund të zhvillohet dhe fuqizohet vetëm nga partitë politike që zbatojnë mendësi dhe praktika të ekonomisë së tregut dhe nuk janë të ndikuara nga mendësi dhe praktika tjera, posaçërishtë ato komuniste. Si mund të ndërtohet një ekonomi e tregut nga një parti me mendësi dhe praktika komuniste?!
Ç’rrënjosja e mendësisë dhe praktikave komuniste ka edhe një rëndësi tjetër. Mendësia dhe praktikatë komuniste janë shtrati ku rehatohet mirë veprimtaria e Shërbimeve të Mshefta Serbe, është platformë efikase për këto shërbime për ndërtim dhe mbajtje në funksion të shumë sistemeve tjera si: moszbatushmëria e ligjit, eliminimi i konkurrencës dhe me këtë edhe i rrezikut që mund t’u kanoset, shkelja poshtë deri në shkatërrim e vlerave të dobishme për Kosovën, e të ngjajshme.
Vv që nga themelimi ka qenë e dominuar nga mendësia dhe praktikat komuniste, kështu është edhe tani. LDK në veprimtarinë e vetë, fill pas vdekjës së Ibrahim Rugovës fuqizoj deri në dominim mendësinë dhe praktikatë komuniste.
Për t’u bërë të dinjitetshme për udhëheqje me Kosoven, edhe Vv dhe edhe LDK duhet që të kalojnë nepër procesin e kalimit nga parti të praktikave komuniste në parti të praktikave të ekonomisë së tregut.
Edhe në LDK dhe edhe në Vv ka patur deri tani përballje me mendësinë dhe praktikat komuniste, megjithëse forma e përballjes ka qenë jo e njëjtë, gjë që është e natyrshme.
Rruga e kalimit nga parti politike e mendësisë dhe praktikave komuniste në parti politike e mendësisë dhe praktikave komuniste nuk është e domosdoshme që të jetë e njëjtë si për LDK-në ashtu edhe për Vv-në.
Në LDK ka patur në disa raste zëra të mendimit ndryshe, mirëpo në shumicën e rasteve kjo përfundonte me largimin e këtyre zërave ose nga pozitatë ku ishin mbrenda partisë ose me largim krejt nga partia.
Përjashtim ishte rasti para 2-3 viteve kur disa deputet të LDK-së mbajtën mendime ndryshe nga kreu i partisë dhe që nuk çoj në largimin e këtyre nga partia. Këtë më shumë e kam shikuar si vlerësim të pasojave të rënda për partinë largimi i tyre se sa manifestim i një mendësie dhe praktike të ekonomisë së tregut.
Pavarësisht se në LDK në vazhdimësi ka patur individë me mendime dhe qëndrime ndryshe nga kreu partiak, asnjëherë, nga asnjëri nga individët, dhe as edhe nga disa inndividë të bashkuar nuk është artikuluar ofrimi i ndonjë alternative mbrendapartiake ndryshe nga alternativa e kreut udhëheqës.
Kanë qenë zëra ndryshe por jo edhe artikulim i alternativës, kjo vlenë edhe për deputetët që para 2-3 viteve mbajtën qëndrim ndryshe nga kreu.
Edhe Znj. Gërvalla tash së fundi ishte zë ndryshe, por i mbeti borgj edhe anëtarësisë së LDK-se por edhe publikut për ofrimin e një alternative politike të vetën.
Nuk është e mjaftueshme që të thuash kështu nuk është mirë, duhet edhe të japësh këndvështrimin tuaj si duhet të jetë mirë.
Ndryshe nga LDK, në Vv zërat e mendimit ndryshe kanë shkuar deri tek artikulimi i alternativës. Zëratë ndryshe në Vv kanë thënë se praktikat e deritanishme të veprimit të partisë nuk janë mirë dhe kanë ofruar se si duhet të jet mire.
Nuk u pajtuan me formën e udhëheqjes vangard të partisë dhe kërkuan udhëheqje përmes strukturave të partisë. Edhe nga ana konceptuale, zëratë e mendimit ndryshe janë artikuluar deri në ofrimin e konceptit konkret, konceptit të social-demokracisë.
Nuk është e nevojshme që të ketë ndarje të partisë vetëm se ka zëra ndryshe, ose vetëm se ka alternativë tjetër politike mbrendapartiake, bile them se nuk duhet të ketë ndarje.
Qoftë zëratë ndryshe, qoftë alternativa tjetër politike mbrendapartiake duhet që të kanë kushte të duhura dhe të mjaftueshme për konkurrim, dhe duhet të zhvillojnë beteja politike mbrendapartiake. Partia politike është bindje dhe besim.
Alternativa politike mbrendapartiake duhet të luftoj që të marrë bindjet dhe besimin e anëtarëve të partisë.
Nëse nuk arrinë që të përfitoj shumicën, atëherë duhet të vlerësoj rrugët: i) të heq dorë dhe të pajtohet me alternativën ekzistuese në parti, ose, ii) të vazhdoj betejat politike për të fituar bindjet dhe besimin më vonë.
Alternativa politike mbrendapartiake mund të dal jashtë partisë vetëm nëse vlerëson se bindjet dhe besimet e veta politike më lehtë mund të arrij t’i shperndaj tek publiku i gjerë dhe të gjëj bashkëmendimtarë jashtë partisë se sa brenda partisë ku ekziston.