23 Dhjetor 2024

Për zgjedhjen e Presidentit të Shqipërisë

Shkruar nga Besnik Rama

Më intereson që vendi im, Shqipëria jonë, të ketë rritje të mirëqënies sociale, shkallës së punësimit në nivel kombëtar dhe lumturisë individuale. Ndaj çdo çështje të ditës apo debate të prodhuara nga politika i trajtoj në këtë prizëm: sa u shërbejnë shqiptarëve?

Tashmë të gjithë e dimë se politika komuniste, që menduam se e lamë pas, ka qenë një histori e zymtë, e cila e ka lënë vendin tonë në një mjerim të skajshëm; por edhe këto vite demokraci nuk e përmirësuan kurrsesi sa duhet jetën e shqiptarëve.

Në këtë palumturi, lodhje, përgjumje, dremitje dhe drobitje, populli vazhdon të ndjejë mes të tjerash mjerimin intelektual dhe kulturor. E një populli të tillë i mungon kurajoja qytetare, shumë e rëndësishme kudo në jetesën e shëndoshë demokratike perëndimore.

Mungesa e protagonizmit qytetar shkakton lojën teatrale në leverdinë e aktorëve politikanë. Le të shërbejë kjo panoramë hyrëse për trajtimin që më duhet t\'i bëj çështjes së zgjidhjes së presidentit të Shqipërisë në verën e këtij viti.

Nuk dua t\'ju lodh duke ju kujtuar se si ka qenë ndër vite drejtimi i të parit të shtetit të funksionarëve që e kanë mbajtur atë, por se si duhet të jetë, gjithmonë duke kujtuar se gjithçka duhet të ndërtohet për interesat popullore. Ndaj presidenti i vendit duhet të zgjidhet drejtpërsëdrejti nga populli. Kjo do të rriste edhe shkallët e demokracisë së vendit tonë, ekuilibrin dhe pavarësinë e ndarjes së pushteteve dhe forcimin e rolit të institucionit të presidencës.

Aktualisht jemi në kushtet që zgjedhja e presidentit nga populli është e largët. Dhe kjo jo se populli nuk e do një vendimmarrje të tillë, porse vullneti i klasës politike dhe aktorëve të mëdhenj të saj nuk e duan një gjë të tillë.

Aq më tepër mazhoranca aktuale, e cila edhe publikisht i mëshon faktit se presidenti do të vijë nga radhët e saj, pra një president partiak. Në këtë turbullirë më duhet t\'iu them se opozita e sotme nuk ka aspak të drejtë të pretendojë asgjë në lidhje me këtë çështje për aq kohë sa në drejtimin e saj të jetë Rama.

Pse? Sepse nuk vlen pendesa e tij për masakrimin që i bënë bashkarisht me mazhorancën, Kushtetutës së Rep. së Shqipërisë, për të ndryshuar skenën e teatrit. Zotit Rama i takon të mbajë përgjegjësitë e tij ashtu si çdo politikan europian do të bënte në raste të ngjashme. Po çfarë mund të kërkojë opozita e sotme me në krye liderin Rama?

Asgjë veçse t\'iu thotë çdo ditë shqiptarëve se ju meritoni një president, i cili duhet të dalë direkt nga duart tuaja përmes votës së lirë dhe t\'i jehojë faktit që mazhoranca të mos vendosë një president kukull, ashtu siç ka gjasa të ndodhë.

Në këtë situatë të ligë politike ndjej keqardhje për fatin e popullit tim. Pasi nëse presidenti do të zgjidhej nga radhët e PD-së, atëherë do të kishim një president kukull dhe në shërbim të interesave të pushtetit, e jo të poupullit.

Nëse do ta arrihet kinse \'\'kompromisi\'\' për vendosjen e Fatos Nanos në karrigen e presidentit, kjo do ta dëmtonte më tepër mazhorancën aktuale dhe do ta lidhte pazgjidhshmërisht me megakorrupsionin e kohës nanoiste.

Mundësia e tretë, për t\'u ulur e gjithë spektri politik për vendosjen e një presidenti konsensual do t\'i shërbente interesave të vendit dhe populli do të përfitonte shumë nga një zgjuarsi e tillë politike, jo se u mungon politikanëve tanë, porse këto të fundit vendosin shpeshherë interesat e tyre personale përpara atyre të popullit.

Kam biseduar me shumë emigrantë tanë në Gjermani, Francë, ShBA, Turqi, Itali, Greqi etj. dhe kam marrë nga ato thuajse të njëjtin mendim: \'\'Presidenti duhet të zgjidhet nga populli, nëse kjo nuk ndodh atëherë duhet një president me konsensus të gjerë\'\'.

Kështu, një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve në diasporë mendon dhe i sugjeron mazhorancës aktuale që të kuptojë rëndësinë e këtij procesi dhe të arrijë në një kompromis politik, i cili do të ndihmonte të ardhmen e vendit, të Shqipërisë dhe rritjen e demokracisë. Jemi përpara një sfide madhore, e cila duhet kaluar. Ndërkombëtarët hedhin sytë nga ne, nuk duhet \'i zhgënjejmë pritshmëritë e tyre, të cilat përputhen me një Shqipëri Europiane.

(Botues dhe Kryeredaktor i gazetës NacionalAlbania)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)