Për gjendjen në shëndetësinë kosovare, fajtor politika
Shkruar nga Zejdush Kastrati
Rasti i ish Kryeministrit dhe ish ministrit Bajram Rexhepi, i cili me urgjencë iu nënshtrua një operimi mjaft të ndërlikuar në QKUK, imponon nevojën, se është momenti i fundit, që për shëndetësinë kosovare, përkatësisht, në Qendrën Klinike Universitare, të vetmen në Kosovë, të mendojmë, veprojmë dhe investojmë seriozisht.
Shëndetësia kosovare, është ne "fund te pusit", si edhe arsimi....jo pse mungojnë kuadrot, specialistet dhe profesionistet, por katalizatoret e kësaj gjendje janë pothuaj gjithë ministrat e këtij dikasteri, qe nga paslufta e këndej , duke përfshire edhe ministrin aktual, te cilët ne emër te politikes dhe tendero manisë, gjithnjë me buxhetin dhe investimet qe duheshin te bëheshin ne sistemin e shëndetësisë kosovare publike, silleshin sikur te ishin ministra te një shteti dhe populli te huaj, duke llogaritur gjithnjë vetëm ne përfitime personale, klanore e partiake!
E mora si shembull konkret, rastin e dr Bajram Rexhepit , jo pse atij nuk i është ofruar ndihma e duhur mjekësore, dhe fundja e fundit, është obligim edhe profesional e njerëzor qe çdo te sëmuri t\'i mundësohet një tretman i mirëfilltë mjekësor, jo vetëm \"te fortëve"por te mungojnë aspiratoret, rentgenet, aparatura primare përcjellëse mjekësore, e gjera elementare me te cilat klientela ballafaqohet qe nga emergjenca e deri ne sallat e operimit, është papërgjegjësi, është nënçmim e përbuzje, për te mos thënë edhe krim, qe i behet gjithë atyre, qe kane nevoje për tretman mjekësor në këtë klinike, por edhe neper qendrat tjera mjekësore anekënd Kosovës.
Edhe pse shumica e ish elitës politike, por edhe këtyre qe për momentin janë ne pushtet, ne rast sëmundjeje, ia mesyjne qendrave dhe klinikave te njohura mjekësore jo vetëm ne Evrope por besa , edhe ne kontinente tjera, dhe ne këtë drejtim, nuk kane as pengesa sa i përket financave dhe dokumenteve te udhëtimit, një gjë duhet ta dijne edhe ata , se jetës nuk i dihet, andaj investimi me seriozitet ne shëndetësinë kosovare është prioritet nder prioritetet, sepse ne pyetje është jeta dhe mirëqenia e qytetareve, pa dalim etnie, feje, profesioni e pozite, gjë qe është dëshmuar edhe ne raste tjera, jo vetëm ne Kosove, por edhe vende tjera te botes.
Politika e fëlliqte e disa politikajve, fatkeqësisht, e ka pru ne këtë gjendje, edhe shëndetësinë kosovare, te cilës, i duhet domosdo, një infuzion i fuqishëm, për ta tejkaluar këtë krize...!