23 Dhjetor 2024

PDK ne Viti do te mund t'i fitonte zgjedhjet vetem pa Nexhmedin Arifin

Shkruar nga Xhevat Bislimi

(Trysni e papare ndaj Deges se PDK-se per ta rikthyer N. Arifin ne PDK)

Tri vjet korrupcion, shperdorim i parase dhe pasurise publike, tri vjet qeverisje e dhunshme dhe ilegale, tri vjet shperdorim dhe trafikim mandatesh, detyrash zyrtare dhe pasurish publike, tri vjet persekutim, shkelje dhe dhunim i te drejtave dhe lirive themelore te sherbyeseve civile (posaçerisht te atyre qe simpatizonin PDK-ne), tri vjet denoncim dhe padi neper gjykata, tri vjet mashtrime dhe pabesi, tri vjet shpifje, akuza, denoncime dhe dhune ndaj PDK-se ne Viti nga kryetari i komunes, Nexhmedin Arifi dhe banda e tij.

Kjo e vertete dhe keto fakte tashme nuk e habisin askend ne komunen e Vitise. Te ketille e njeh sot N. Arifin çdo qytetar i Vitise. Ajo qe ka çuditur dhe befasuar anetaret e PDK-se ne Viti dhe qytetaret e kesaj komune eshte "kembengulja" e Hashim Thaçit per ta rikthyer N. Arifin ne Degen e PDK-se ne Viti!!

Askush prej nesh nuk habitet me pse H. Thaçi ka heshtur tri vjet dhe ka miratuar dhe toleruar korrupcionin, vjedhjen, uzurpimin dhe trafikimin e mandateve te PDK-se ne Viti, askush me nuk habitet pse eshte lejuar shkelja dhe dhunimi sistematik i ligjit ne kete komune, vjedhja dhe grabitja e parase dhe pasurise publike, ashtu si nuk po habitet me askush pse eshte lejuar dhe miratuar diferencimi, persekutimi, shkelja dhe dhunimi sistematik e barbar i lirive dhe te drejtave te sherbyesve civile (kryesisht atyre qe mbaheshin me PDK-ne) ne kete komune.

Askush nuk po habitet me pse Qeveria (ministria dhe sektoret perkates) nuk jane munduar me zbardhe rastin e djegies se Drejtorise se Arsimit, rastin e diges-pendes (me ndikimin e fuqishem nga segmente dhe individe te caktuar formal e joformal ky rast, ky kryeskandal, ky shembull i korrupcionit dhe vjedhjes klasike te parase publike eshte "mbyllur" nga nje prokuror!!

Ky rast tregon sakte se drejtesia, sikur edhe i tere sistemi e shteti, eshte e kapur. Pastaj, rasti i Ministrise se brendshme eshte fakti me i plotfuqishem dhe deshmia me e madhe se qytetari, pasuria dhe paraja publike, si edhe vete siguria e qytetarit dhe e shtetit eshte e kercenuar seriozisht.

"URA E SHENJTE" e Vitise, e cila ka tri vjet qe nuk po ndertohet dhe e cila ka tri vjet qe ndertohet diten e digjet naten eshte nje fakt tjeter i bashkepunimit te shtetit me krimin e organizuar, me korrupcionin dhe mafian e ketij vendi.

Bashkejetesa e mafias, korrupcionit, krimit te organizuar... me institucionet gati sa nuk eshte legalizuar edhe me kushtetute!! S'ka mbetur edhe shume, nese vazhdohet me kete "dinamike", deri te kjo e "drejte" kushtetuese, qe krimi i organizuar, korrupcioni... te shpallen kategori kushtetuese!!

Ne viti ka edhe shembuj te tjere sa te duash korrupcioni, shperdorimi, trafikimi. Lista e ketyre shperdorimeve eshte shume e gjate.

Rasti i ndertimit te rrugeve qenderore ne Viti eshte nje shembull i rraste keqperdorimi dhe korrupcioni, pastaj blerja e nje furgoni (kombi) per autoambulance (tridhjete mije euro), bleraj e nje veture tjeter 20 mije euro (vlera reale 7 mije euro), kapja e drejtorit te kesaj ambulance me pele per dore dhe denimi i tij me arrest shtepiak (megjithate ai vazhdon te jete drejtor!!!), marreveshjet korruptive me CARITAS-in, dhenia e tenderve "firmave" jokompetente dhe joadekuate per ryshfete... gjendja e rende ne arsim dhe shendetesi, nepotizmi, mashtrimi i njerezve me kontrata ne veper (kunderligjore), me ndihma sociale, etj, etj., nje shperdorim masiv i bugjetit komunal, i prones komunale dhe i mandatit. Pastaj, qytetaret e Vitise nuk e kane harruar letren denoncuese dhe veteposhtruese qe ky matrapaz i pabese i ka derguar Ambasadorit Dell.

Keto jane vetem disa nga arsyet pse Dega e PDK-se nuk mund ta riktheje N. Arifin ne PDK pas tri vitesh dhe te paguaj faturat e tij dhe te atyre qe jane pas tij. Korrupcioni, shperdorimi i parase dhe prones publike, uzurpimi i mandateve te PDK-se dhe trafikimi i tyre, dhuna dhe persekutimi i njerezve te PDK-se ne Komune, shendetesi dhe arsim, vjedhja dhe mashtrimi, ryshfeti, shantazhi, denoncimi, kercenimi dhe dhuna e provokuar ndaj PDK-se dhe drejtuesve te saj kane vetem nje fytyre ne Viti: Fytyren e Nexhmedin Arifit.

Kushdo qe mbeshtet N. Arifin duhet ta kete te qarte se po mbeshtet korrupcionin, vjedhjen, mashtrimin, pabesine, ryshfetin, uzurpimin, grabitjen, shperdorimin e besimit, mandateve te PDK-se, parase publike, pasurise komunale, detyres zyrtare... Kini parasysh! Ky njeri ka denoncuar shtepine e tij, KOMUNEN, bashkepunetoret dhe zyrtaret e kesaj komune ne gjykata!!

Ka derguar me doren ose urdherin e tij mbi njezete lende dhe padi ne gjykata!! Si mund te rrinte nje njeri normal kryetar i asaj komune dhe asaj administrate?!! Çfare fytyre dhe morali do te duhej te kishte njeriu per t'u takuar perdite me ata zyrtare dhe ate administrate qe e ka denoncuar mbi njezete here?!!

Kjo  do te ishte nje arsye dhe argument teper i mjaftueshem ne nje vend normal qe Qeveria (kryeministri) nje kryetar te tille ta shkarkonte (meqe nuk jep doreheqje) dhe t'i hapte rruge drejtesise...
 
Shtoja kesaj edhe hetimet dhe akuzat qe jane ngritur kunder tij... Kryetari i Partise (ka tri vite qe eshte i vetmi organ i PDK-se) ka vazhduar trysnin e tij ndaj Deges sone edhe dje e sot per ta rikthyer N. Arifin ne PDK!!

Madje, sot, per te qene ironia edhe me e madhe, H. Thaçi, ka thirrur vete Kryesine e Deges ne Prishtine per t'i bere presion!!

Ne kete takim nuk ka shkuar Kryetari i Deges dhe as sekretari i Deges, nuk kane shkuar as Kryetarja e gruas dhe ajo e rinise dhe disa anetare te tjere te Kryesise.

Ka shkuar N. Arifi me banden e tij te korruptuar, qe nuk jane anetare tash tri vjet, dhe tre-kater anetare te Kryesise qe kane menduar se mbledhjen e ka thirrur Kryetari i Deges!! Deri ketu ka shkuar puna!

Njehere e kishin nxitur N. Arifin te organizonte kuvende paralele neper nendege qe tga sfidonte Degen e PDK-se. Por, kur u binden se nuk mund te organizonin kuvende te tilla nisen presionin dhe shantazhet!!

Kryesia e Deges dhe Kryetari i saj jane te vendosur qe N. Arifi nuk mund te kthehet ne Degen e Vitise dhe te bashkejetoje me ne.

Jo pse ka emer e mbiemer te etille, asnjeri prej nesh nuk ka asgje personale dhe me personin e tij, por per shperdorimet dhe korrupcionin marramendes qe ka instaluar si kryetar komune, per fyerjen dhe poshterimin qe i ka bere anetareve, simpatizaneteve te PDK-se dhe mbare Vitise.

Nuk ka edhe nje njeri tjeter ne Viti qe ta kete demtuar kaq rende imazhin e kesaj komune dhe te qytetarit te saj. Pse? Vitia nuk ia kishte borgj kete deme kolosal qe ia ka bere ne syte e qytetareve tane dhe te shqiptareve kudo qe jane.

Vitia nuk ia ka borgj as H. Thaçit kete poshtrim qe po mundohet me ia be me N. Arifin. H. Thaçi eshte mire ta beje nje rruge deri ne Viti me veturen e tij se me ate te Qeverise nuk e merr vesh.

Ne dasht kah Gerlica, ne dasht kah Kllokoti dhe ta perjetoje torturen qe perjetojne çdo minute, çdo ore e çdo dite qytetaret e kesaj komune dhe veturat (automjetet) e tyre qe per cdo dite lene gomat e rrotat ne gropat e atyre rrugeve qe te shpien ne Viti.

Nje kryetar normal per kete arsye do te duhej te rrinte te dera e Qeverise dhe jo per ta lutur qe ta kthejne ne parti, per ta bere hore edhe partine...

Njerez te ketille do te ishte fat i madh te mos gjenin vend ne asnje parti politike... Me ta do te duhej te merrej drejtesia, qe te ne nuk eshte ende e qe do te duhej te ishte themeli i shtetit...

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)