PDK në udhëkryq mes vlerave dhe antivlerave brenda saj
Shkruar nga Erald Selca
PDK si subjekti më imadh politik në vend po ballafaqohet me krizën më të madhe brenda saj që nga themelimi i saj si një subjekt politik tepër atdhetar dhe me parime ,sot është katandisur si mos më keq nga antivlerat ,parashutizmi dhe familjarizmi politik brenda saj dhe ndarja e saj vec ndodhi nga Limaj, Krasniqi etj.
Dikur një shtëpi e madhe unike e vlerave sot në krizë identiteti ,sot PDK më duket se është LDK Rugoviste sot PDK dhe bashkëluftëtari im Hashim Thaci shkojnë në Velani nderojnë turpin e kombit armikun e luftës clirimtare dhe sabotatorin qyqarin Ibrahim Rugova.
PDK si vlerë kombëtare ka pasur brenda saj ish burgosur politik ,rini progresive dhe strukturat e luftetaret e UCK-së dhe intelektualë mirë por në të me ardhjen esaj në pushtet aty u inkuadruan edhe UDBASH dhe familjarizmi politik u instalua si vlerë madje ,familja radhë parë shokët e idealit rr.s.dhe të vdesin urie.
PDK erdhi në pushtet falë punës së palodhshme times si ish zyrtar i saj me vite dhe mijëra aktivisteve të ndershëm anëkend vendit që punuam me xhepin tonë kurre pa ndalur e kur erdhi pushtet na u tha ju faleminderit ne nuk jemi parti që veprojmë me meritokraci ,por me profesionalizem dhe profesionistet nuk ishin clirimtarët ,familjaret e deshmorëve ,kuadrot me te kaluar nga LPK-ja legjendare.
Në PDK atdhetarët u injoruan komplet tamam stil LDK-ist hyn në koalicion me LDK-në amnestuan atë dhe po e imitojnë shallin në terësi ,ata që shanin UCK-në liderin e saj sot kanë pozita në PDK psh ministri Hoxhaj e Buzhala ,Mirena ,Selimi...Basri Musmurati ,Milazim Krasniqi janë faktor.
U akomoduan në poste qeveritare,nëpër administratë ,borde ndermarrjesh kerkushat dhe njerzitë e afërm të shefave të shefave ,u sistemuan në zyra konsulata e ambasada njerëz pa vlera dhe antishqiptar dhe superhajnat.
Ndarja e fundit e PDK-së kryekeput është për pushtet dhe privilegje jo parime se parimet janë shkelur që moti kur kudo në institucione kemi familjar pushtetareve te PDK -së por jo edhe aktivista të saj injorimi i të cilëve do ta dërgoj në opozitë.
Hashimi dhe strukturat e PDK -së 4 herë i pate mposhtur Rugova dhe kurrë nuk u analizuan humbjet shkaqet kishte dhe ka vetëkenaqesi në PDK dhe prepotencë mbetjet jugosllave dhe klanet janë më të forta se vlerat.
Thaci ,Limaj ,Blerandi ,Vlora kanë berë edhe punë mira por Grabovci aferat e familjes tij ,Pronto rikandidimi i kandidateve te konsumuar për kryetar komunash ,skandali i pasaportave arroganca e B.Rexhepit etj i demtuan imazhin PDK dhe qeverisjes saj.
Cdo ditë kemi dhjetra të rinjë që ikin ilegalisht ,falë keqeverisjes nepotizmit banditizmit të strukturave te caktuara partiako-qeveritare.
Injorimi i vlerave te luftes nga partia edale nga lufta ,rehabilitimi udbashave injorimi i aktivistave të mirë do e dobesojne PDK -në.
PDK duhet reflektojë thellë të mos organizojë kuvende zgjedhore sa për adet e formale po te kete demokraci brendshme ,PDK edhe pse ne qeveri do duhej larguar nga puna dhe denoncuar qindra zyrtare te saj te korruptuar dhe nuk do duhej heshte per akuzat ndaj clirimtareve dhe krijimit nje Nurenbergu dy per UCK-ne se kuptoj ketë heshtje turpshme.
PDK nuk duhet ta ketë LDK-në partnere po AAK-në dhe LB ,Limajn etj pse PDK dhe Thaci nuk e sulmojne Isa Mustafen si bashkepuntor Titist ,Millosheviqit dhe si minister hajdut i financave i Qeverise se ashtuquajtur Bukoshi ,pse e kurseni LDK-në partnerin tuaj potencial ,për PDK -në LDK -ja janë engjuj ani pse kjo ua rras deri fyt.
PDK-së nuk i ka pasur hije të injorojë vlerat patriotet dhe të ndershmitë ,dhe kudo në botë ka meritokraci është parim ajo ,sot ata qe esollen PDK -ne ne pushtet jane pa asnje pozite dhe respekt ne mjerim ekonomik dhe depresion ketu hyn ish burgosur ,ish luftetare rini kuadro deshmuar dhe te pathyshem e jo servil se servilet po e qojne PDK ne humnere.
Ne PDK ka emisar UDB-se dhe LDK-se me misione për ta rrënuar ,rrënimi vjen edhe si pasoje e korrupsionit dhe perqarjeve. Hashim Thaci si një politikan i rryer nuk duhet lejoj të jenë faktor horrat dhe hajnat në PDK.